Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në këtë raport, kompanitë si ,Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, kanë aplikuar 'shtresë mbi kosto' në çmime dhe kjo e gjitha bie në kurriz të fermerëve.

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa kompani fruta-perimesh në disa qarqe të vendit për shkak se kanë rritur çmimet në periudhën e festave në mënyrë abuzive. Komisioni njoftoi mbi një grup ndërmarrjesh duke i cilësuar si bashkërendëse të çmimit blerës gjatë periudhave të ndryshme. Në këtë raport, kompanitë si ,Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, kanë aplikuar 'shtresë mbi kosto' në çmime dhe kjo e gjitha bie në kurriz të fermerëve.
Në njoftim thuhet se sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 , kjo përbën shkelje të rëndë dhe për këtë Komisioni ka ndërmarrë masa duke vendosur gjoba deri në 0.5% të xhiros vjetore të vitit të kaluar, për bizneset e lartpërmendura. Autoriteti i Konkurrencës tregon pse ky vendim është i rëndësishëm për fermerët e vendit tonë.
Njoftimi:
"Autoriteti i Konkurrencës përfundoi vlerësimin e praktikave në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar.
Në mbledhjen e datës 26.11.2025, Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimet nr. 1234–1239, me të cilat konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese – Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK – kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.
Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.
Pse ky vendim është i rëndësishëm për fermerët në gjithë Shqipërinë
Hetimi i thelluar tregoi se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre negociuese, kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me:
çmime të diktuara e të koordinuara,
dyer të mbyllura për negocim,
varësi të tepruar nga pak blerës,
presione për uljen e çmimeve,
dhe shlyerje të vonuara të pagesave.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë këto problematika dheforcon pozitat e fermerëve në treg, duke krijuar kushte për:
çmime më të drejta e më transparente,
konkurrencë të ndershme mes grumbulluesve,
mundësi reale zgjedhjeje për fermerët,
pagesa më të sigurta dhe marrëdhënie më të balancuara kontraktuale,
frenimin e skemave të koordinuara që dëmtonin të gjithë tregun kombëtar.
Për më tepër, megjithëse gjobiten 6 ndërmarrje,efekti i vendimit shtrihet në të gjithë tregun kombëtar, sepse:
sjell qartësi mbi praktikat e ndaluara,
vendos standarde të reja për transparencën e çmimeve,
synon disiplinimin e tregut të fruta-perimeve,
dhe nxit konkurrencën e ndershme për të gjithë aktorët.
Kjo është një ndërhyrje strukturore me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor dhe një sinjal i qartë se Autoriteti i Konkurrencës mbron interesat e fermerëve, një kategori që shpesh përballet me pabarazi të theksuar në negociata.
Detyrime dhe masa korrigjuese për grumbulluesit
Komisioni ka urdhëruar ndërmarrjet e gjobitura që:
të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë,
të jenë subjekt monitorimi për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.
Këto masa synojnë rritjen e transparencës dhe krijimin e një tregu më të drejtë për fermerët.
Rekomandime për Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Me vendimin nr. 1240, Komisioni i Konkurrencës ka adresuar institucionet përgjegjëse me rekomandime të rëndësishme për reformimin e tregut, përfshirë:
minimizimin e informalitetit në gjithë zinxhirin e tregtimit,
hartimin e një baze të re ligjore në përputhje me standardet e BE,
krijimin e një platforme kombëtare online të çmimeve (bursë agro-ushqimore),
vendosjen e kontratave të detyrueshme dhe të standardizuara,
dhe bashkëpunimin për transpozimin e Direktivës së BE për praktikat tregtare të padrejta (UTP).
Nëpërmjet këtyre vendimeve, Autoriteti i Konkurrencës vijon përmbushjen e misionit të tij për të garantuar konkurrencë të lirë dhe të ndershme, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e fermerëve, rritjen e transparencës dhe funksionimin më të drejtë të tregut agro-ushqimor në Shqipëri"/Dosja.al
Smile Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veç...
Fabion Kuçi DURRËS- Policia e Durrësit ka njoftuar se janë identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri të Fabi...
pistoleta TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacioni “Members”, i zhvilluar në Tiranë kundër shitj...
SPAK TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK për grupin kriminal 'Rraja', i cili u godit disa ditë më pa...
pamje nga arrestimi TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri. Në kuadër të ope...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e shtetit, ka njoftuar se vijon operacioni ndërkombëtar i koduar 'The Wanted'. Nëpërmjet Interpoli...
GJKKO TIRANË- Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për pezullim nga dety...
Ludian Zaimi dhe Çaush Saliasi TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan...
foto ilustruese KOSOVË- Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për ble...
Lëndët piroteknike TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona me iniciale H.Z. 22-vjeç dhe D.Q. po ashtu 22- vje&cced...