LIVE UPDATES
Aktualitet

Rreziku i rritjes së analfabetizmit: Alarmi i arsimit bazë, më pak nxënës po regjistrohen në shkolla

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.

4 Prill 2023, 11:39 Nga k.m.
Rreziku i rritjes së analfabetizmit: Alarmi i arsimit bazë, më
Foto ilustruese

Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka qe ekonomia e një vendit të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat. Por, në Shqipëri, për fat të keq po bëhen hapa prapa. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021” japin një situatë alarmante. Jo vetëm që numri i të rinjve po vjen gjithnjë në rënie, në raport me peshën totale të popullsisë, por edhe ata të rinj që janë po regjistrohen më pak në arsimin bazë 9 vjeçar, që është i detyrueshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.

Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018. Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.

Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit tha për “Monitor” se përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë: -Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile.

“Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të  detyruar, të vajzave. -Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.

Prof. Dr. Tafaj pohon se rreziku i kësaj situate është që të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Ai shton se kjo do të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre urbane.

“Të dhënat e disa qarqeve e konfirmojnë këtë trend”, pohon ai.

Numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar

Sistemi arsimor në vend, kërkon që e gjithë popullsia banuese të përfundojë arsimin nëntëvjeçar, duke përfshirë këtu pesë vitet e ciklit të ulët (klasa 1-5) dhe katër vite në ciklin e lartë (klasa 6-9), si pjesë e arsimit bazë.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë, ndahen në 47,3% djem dhe 52,7% vajza.

Të dhënat e tjera të serive kohore të INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 2004-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i atyre që kanë mbaruar arsimin fillor, me gati 60 mijë nxënës. (shiko grafikun: Numri i nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi, arsimi 9 vjeçar, 1991-2021).

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies./Monitor

anafalbetizmi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet