Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për dekada, Shqipëria është njohur për kultivimin e paligjshëm të kanabisit, duke u cilësuar si kryeqyteti evropian i marijuanës. Tani, qeveria thotë se ka ardhur koha për të ndërruar faqe – duke legalizuar kanabisin mjekësor.
TIRANË - Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare
“E para është monitorimi dhe kontrolli i kanabisit që do të kultivohet dhe i nënprodukteve/produkteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale, pra nuk flitet për të gjitha llojet e kanabisit, vetëm për ato që janë të licencuara dhe të lejuara në bazë të ligjit,” tha në një intervistë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, Linda Pustina.
“E dyta është asistimi i komisionit të licencave, për të gjitha praktikat në kuadër të licencimit të produkteve, pra licencat që do t’u jepen kompanive që do të operojnë në këtë sektor,” shtoi ai.
Sipas Pustinës agjencia parashikohet të jetë administratore e databazës për të gjitha kompanitë e licencuara, si dhe të bëjë të gjithë informimin në lidhje me procesin.
Industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria synon të bëhet një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon.
Por a mund të mbikëqyret siç duhet kjo industri? Alban Koçi, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka dyshimet e tij.
“Unë mendoj që nuk është momenti i duhur dhe, për aq kohë sa Shqipëria ka trafikantët më të mëdhenj të Europës, të paktën me aq sa po zbulohet dita-ditës në hetimet e prokurorisë, do të jetë shumë e vështirë,” tha ai.
“Pra, risku i parë është që të gjitha grupet kriminale, atë trafik të kanabisit që zhvillojnë sot në territorin e Shqipërisë, nesër do ta kanalizojnë në rrugë, të themi, legale”, shtoi Koçi.
Përtej kufirit, Maqedonia e Veriut e legalizoi kanabisin mjekësor në vitin 2016, kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri konservator Nikola Gruevski dhe partia VMRO-DPMNE.
Megjithë interesin e shtuar nga kompani evropiane, procesi i shpërndarjes së licencave për kanabisin mjekësor është kritikuar për mungesë transparence.
Vasko Magleshov, gazetar hulumtues dhe autor i një investigimi mbi industrinë e kanabisit, shprehet se procesi i licencimit për kanabis mjekësor në vendin fqinjë është shoqëruar me kritika për mungesë të transparencës së plotë mbi licencat dhe kompanitë e përfshira.
“Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e udhëzimeve publike se çfarë e bën një kompani të përshtatshme për të marrë një licencë,” tha ai, ndërsa shtoi sa ka pasur raporte ose akuza se procesi i licencimit është influencuar nga interesa politike ose personale.
“Ka dhe një mungesë informacioni publik për kompanitë që aplikojnë për licenca,” tha Magleshov. “Kjo ngre dyshime për integritetin e procesit”, theksoi ai.
Pavarësisht sfidave, industria e kanabisit në Maqedoninë e Veriut numëron mbi 60 kompani, vendore dhe ndërkombëtare, të licencuara për kultivimin e kanabisit mjekësor.
Qeveria shqiptare beson gjithashtu se kanabisi mjekësor mund të sjellë një bum ekonomik për vendin. Por suksesi i kësaj industrie varet nga zbatimi i ligjit, transparenca dhe nga fakti nëse përfitimet do të shkojnë për qytetarët apo vetëm për një pakicë të zgjedhur./BIRN
Foto ilustruese ITALI - Gentjan Muça është 31 vjeçari shqiptar që humbi jetën këtë të hënë n&eum...
Foto nga operacioni KRUJË- Një 26-vjeçar me inicialet F. K., është arrestuar në Krujë pasi në vendin e quajt...
Foto ilustruese KOSOVA- 19-vjeçari Ardit Zymeri, i cili u vra një natë më parë me armë zjarri në Vushtrri, ishte ...
Fabjol Hysi TIRANË- 43-vjeçari, Fabjol Hysi i cili u dhuna brutalisht 4 ditë më parë vijon të jetë i shtruar ne s...
Xhaxhai KOSOVA- Xhaxhai i 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtri, të Kosovës, Nysret Zymeri, ka dekl...
makina e demtuar KAMËZ- Një konflikt mes sende të forta mes dy drejtuesish automjetesh ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku ...
Foto ilustruese KOSOVA- Një djalë 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një djalë tjetër të dielën mbrëma ...
Foto ilustruese TIRANË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
Foto ilustruese TIRANA- Janë lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë të dhëna ndaj anëtarëve të...
Foto nga vendi i ngjarjes KAMËZ- Identiteti i personit të plagosur në Kamëz është zbardhur. Sipas informacioneve bëher f...