Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Motivet e vrasjes nuk dihen ende, derisa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.
KOSOVA- Një djalë 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një djalë tjetër të dielën mbrëma në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri. I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende, derisa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme. I dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tha Policia e Kosovës të hënën.
Viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij, tha Policia pas një hetimi fillestar. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën akuzën për vrasje të rëndë.
Preteni shtoi se i dyshuari e pranoi fajësinë për kryerjen e vrasjes, gjatë dhënies së deklaratës. Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se e ka konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në kryerjen e vrasjes.
“Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.
Preteni tha se nuk mund të flasë për motivet e mundshme të vrasjes dhe se për këtë janë duke u kryer hetime të vazhdueshme. Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se është duke i vazhduar hetimet në bashkëveprim me prokurorin e rastit, për t’i zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin e vrasjes. Xhaxhai i viktimës, Nysret Zymeri, tha për media në vend se familja nuk e njeh dorasin dhe nuk ka pasur telashe me njerëz të tjerë.
“Nuk e dimë se si ka ndodhur. Të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur... Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim”, ka thënë ai.
Preteni theksoi se prokurori do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./ REL
Foto ilustruese TIRANË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
Foto ilustruese TIRANA- Janë lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë të dhëna ndaj anëtarëve të...
Foto nga vendi i ngjarjes KAMËZ- Identiteti i personit të plagosur në Kamëz është zbardhur. Sipas informacioneve bëher f...
vendngjarja KAMËZ- Policia ka dhënë informacione lidhur me konfliktin e raportuar në Kamëz. Bëhet me dije se dy shoferë ...
pamje nga vendi ku u raportuan te shtenat KAMËZ- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ndërsa raportohet se ka pasu...
foto ilustruese KAMËZ- Një konflikt është raportuar se ka ndodhur në Kamëz. Gjithashtu raportohet se ka pasur edhe të sh...
pamje nga banesa e djegur BULQIZË- Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Bulqizë si pasojë e nj&e...
foto ilustruese BULQIZË- Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët e...
Bombardimet SERBIA- Më 24 mars 1999 pak pas orës 19:00 në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dëgjohen sirenat e para. Ato paralajm&eu...
foto ilustruese VAU I DEJËS- Një 68-vjeçar është vënë në pranga në Vaun e Dejës për shkak se tento...