Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se përveç rrëshqitjeve të dheut e problematikave të tjera, disa fshatra të Qarkut të Kukësit kanë mbetur pa energji elektirke. Bëhet fjalë për fshatrat Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.
KUKËS- Reshjet e shiut dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në orët e fundit, kanë sjellë vështirësi në disa segmente rrugore, por pa probleme serioze. Sipas raportimeve zyrtare, të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Mësohet se përveç rrëshqitjeve të dheut e problematikave të tjera, disa fshatra të Qarkut të Kukësit kanë mbetur pa energji elektirke. Bëhet fjalë për fshatrat Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.
Sa i përket qarkut të Tropojës, moti paraqitet i vranët, me reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në zonat mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat janë ulur deri në 3°C.
Pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore kryesore si B.Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë (doganë), Sopot–Kerrnaj, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, B.Curri–Fierzë, B.Curri–Cerrnicë dhe Sopot–Kam janë të qarkullueshme pa ndërprerje.
Situata në Kukës:
Situata e kohës në Qarkun Kukës është e shoqëruar me vrenjtësira, reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra. Ka patur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh si rezultat i reshjeve. Nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin e rrugëve nacionale dhe mbajtjen funksionale të tyre
* Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
•Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
•I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan Nj.Adm Topojan bashkia Kukës, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.
•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës./ Dosja.al
Foto ilustruese KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Sikurse bëhet me dije nj...
Foto ilustruese TIRANA- Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e sherrit me thika që u regjistrua ditën e djeshme në bulevardin &ldqu...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili u...
Viktima BABRRU- Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë...
Foto ilustruese SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të Muz...
Foto ilustruese KRUJË- Malësia e Krujës është “zgjuar” sot e veshur me dëborë. Niveli i dëborës n&...
Foto ilustruese TIRANA- Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian ka...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i ndërtimit ka ndalur ritmet e rritjes së volumeve vitin e kaluar, pasi prodhimi i çimentos dhe betonit t&...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesis...