LIVE UPDATES
Aktualitet

Rishikimi i subvencioneve të financës bujqësore në Shqipëri

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian u bë nën justifikimin e këtij aksioni nga klasa politike që e drejtonte atëherë, se kur të dalim nga Europa, ne si britanikë do të “have the cake and eat it” (do të kemi të gjithë kekun). U përpoqa të gjeja një fjalë të urtë shqiptare të ngjashme, por nuk gjeta.

8 Mars 2025, 07:31 Nga Fatos Fico
Rishikimi i subvencioneve të financës bujqësore në
foto ilustruese

TIRANË- Pse nuk shikohet si mundësi që këtë borxh prej 250 milionë ta marrë qeveria vetë, e jo fermerët, duke siguruar edhe me interes më të ulët, plus garancinë prej 70% që do ta vendosë vetë? Institucionet shtetërore duhet të kenë mundësitë e aftësinë të investojnë dhe t’i rishpërndajnë këto para, si subvencione, në mënyrë që ato të gjenerojnë rritje ekonomike përmes aktorëve agrarë përfitues – rritje edhe më të lartë se sa interesi, por edhe për të paguar këstet. Jemi ende shumë larg BE-së, por edhe nga rajoni, lidhur me nivelin e subvencioneve.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian u bë nën justifikimin e këtij aksioni nga klasa politike që e drejtonte atëherë, se kur të dalim nga Europa, ne si britanikë do të “have the cake and eat it” (do të kemi të gjithë kekun). U përpoqa të gjeja një fjalë të urtë shqiptare të ngjashme, por nuk gjeta.

Populli shqiptar, si duket gjatë historisë, nuk ka pasur ndonjë moment fatlum kur të kishte një bukë qoftë dhe misri, e jo më kek, e ta hante, ndërsa ajo prapë të mos mbarohej. Edhe me tallona e triska, buka mbarohej shpejt. Italianët kanë një shprehje të ngjashme me gruan, por tani do të quhesh “woke”, sepse është me gra dhe me të pira, jo dhe aq i moralshëm ky i fundit.

Por, asgjë nuk i ndalon qeveritë shqiptare të çdo kohe, të aspirojnë të shpërndajnë paratë publike dhe t’i kenë përsëri ato para.

Skema e kredive me fonde të Bankës së Shqipërisë, ku ajo transferon afërsisht 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me kusht që ato të lëvrojnë me këtë fond kredi për fermerët shqiptarë, me interes preferencial deri në 2–3%, plus mbështetja me fond garancie nga qeveria për 70% të shumës së kreditë individuale, duket e tillë.

Nuk je e/i dehur si gruaja italiane, as po ëndërron me sy hapur, por përpara të hapet një det me mundësi. Kreditë aktuale për fermerët – shumica me mbështetje nga fonde dhe kredi të ngjashme europiane – janë me interesa dhjetë herë më të larta; një kredi me interes 3% të duket sikur po i “vjedh” paratë e bankës.

Për qeverinë e huadhënësit, fondi i kredisë, për vetë natyrën e saj, nuk mbaron asnjëherë; madje shtohet kur kredimarrësit e paguajnë borxhin. Sa më të ulëta interesat dhe sa më e gjatë koha e huadhënies, aq më solid dhe afatgjatë do të jetë fondi.

Kredimarrësit duhet të jenë të lumtur, kur me paratë e taksave të tyre dhe të qytetarëve të tjerë kanë marrë borxh dhe e paguajnë atë me interesa minimale dhe garantohen që në çdo rast, fondi i garancisë publike do të veprojë, edhe nëse aktiviteti i tyre privat nuk del me sukses.

Jo të gjithë janë si biznesmeni Trump, që mund të veprojnë me zgjuarsi me ligjet e falimentit kur vjen momenti për të paguar borxhet e huatë, apo për të krijuar një meme kriptomonedhë për të ngritur para si mënyrë vlerësimi të figurës. Por, a është kjo kredi e butë e garantuar një propozim i tillë, se nëse je fermer, nuk mund ta refuzosh?

ROA ose kthimi (i fitimit) nga asetet

Norma e fitimit nga një aktivitet prodhues tregon se sa në mënyrë efikase përdoren asetet për të gjeneruar fitim. Fermat në Europë besohet të kenë një ROA mesatarisht prej 1.5%. Për Shqipërinë nuk ka të dhëna, por presupozohet se varion nga 0.3 deri në 1%. Se si një fermë mund të arrijë të marrë kredi me normat aktuale, në nivele edhe mbi 20%, duket mision i pamundur.

Më shumë se një mision i pamundur, këto norma, krahasuar me fitimin që jep një entitet prodhues si fermat, tregojnë se paratë, nëse investohen diku tjetër vlejnë me dhjetë herë më shumë se malli domate, kastravecë, ullinj, etj., duke përfshirë edhe riskun që këto të mira fizike të arrijnë të marrin në treg (shiten) një kundërvlerë në para.

Një ofertë me dyqind milionë euro dhe një garanci për ofertën, që ajo të jetë në nivele 2–3%, duket sikur do t’i zhvlerësojë paratë kundrejt të mirave të tokës, të cilat më tej do të mund të shkëmbehen dhe të marrin një kundërvlerë me para në treg.

Madje, duket një mundësi e mirë, studime tregojnë se fermat e vogla në BE kanë një ROA të lartë, në nivelin e 9.7%, ose, p.sh., nëse një fermë ka asete me vlerë 100 mijë euro, mund të gjenerojë të ardhura neto prej 9,700 euro.

Llogaritjet teorike në Shqipëri, për një serrë të thjeshtë prej 0.4 ha me domate, nxjerrin të ardhura nga 3.9% e deri në 18% kur kostot optimizohen, për asete me vlerë 50 mijë euro.

Por, në këto llogaritje ka disa të panjohura të mëdha, si vlera e aseteve dhe çfarë përfshihet në to, pagesat për punë dhe kush e bën punën dhe më kryesorja, bazohet në shitjen e të gjithë prodhimit me çmim tregu. Nëse shumica e prodhimit do të shitej me çmime tregu, historia do të ishte ndryshe

Sjellja natyrale e fermerëve shqiptarë është të minimizojnë shpenzimet sa më shumë, gjë që ndryshon thellësisht nga optimizimi, e do të thotë përdoren inpute me pak cilësore, më pak teknologji, më pak punë, më pak sasi standarde të prodhimit të marrë, rrjedhimisht më pak të ardhura.

Asetet mbeten të vështira për t’u llogaritur, edhe nëse kanë vlerë teorike të lartë, madje reale në kuptimin e parave të derdhura nga fermerët, si dhe me shumë vlerë sentimentale ose perceptimi popullor, vlera e tregut për bankat ose institucionet jobankare që japin kredi agro është pothuaj zero, pasi këto asete nuk mund të përdoren si kolateral, për pasojë risku i humbjes së kredisë llogaritet shumë i lartë.

Në kontrast, një bankë mund të sekuestrojë relativisht lehtë dhe ta shesë në treg të lirë një apartament, i cili është përdorur si kolateral për kredinë e papaguar, për blerje apo investime për punime të brendshme.

Asgjë nuk ka ndryshuar në tablonë e përgjithshme, fuqia blerëse vendase nuk është rritur, madje ka nevojë për stimuj qeveritarë fundviti e pranveror.

Eksportet janë përballë së panjohurës së tarifave ekstreme, një luftë tregtare edhe më të fortë midis vendeve e blloqeve duket e afërt, institucionet bankare e jobankare të specializuara në kreditë agro nuk kanë nisur të ulin përqindjet, duke treguar optimizëm, edhe pse shpesh përdorin fonde mbështetëse europiane të ngjashme me ato që propozon qeveria shqiptare. Qindra milionë euro për kredi të buta, pak të ngjarë kanë të jenë ai shiu në shkretëtirë që presin fermerët që të lulëzojnë.

Edhe pse teorikisht ata mund të paguajnë interesat e kredive të zbutuara, në ndryshim nga interesat e tregut aktual tepër të larta, është vetë kredia – ose më mirë borxhi, i cili edhe fare pa interesa, është problematik. Interesat e larta të tregut janë pikërisht ato që tregojnë se fermerët bëjnë pjesë në atë kategori ose klub aktivitetesh, të cilat as nuk duhet të mendojnë të marrin borxh nga bankat.

Kjo është e vërtetë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në Europë; kërkesa për kredi nga fermerët, e cila refuzohet nga bankat, vlerësohet në rreth 60 miliardë euro. Një fermë në Europë ka mesatarisht një ROA të ulët, por të qëndrueshëm dhe të ndryshëm sipas llojit të aktivitetit dhe madhësisë së fermës.

Kjo vjen, në radhë të parë, si rrjedhojë e subvencioneve masive nga CAP (Politika e Përbashkët Bujqësore). Fermat e mëdha përfitojnë më shumë para nga subvencionet direkte, ndërsa ato të vogla, më shumë nga fondet e zhvillimit rural.

Refuzimi i kredisë në Europë bëhet më së shumti për fermerët e rinj, bizneset e vogla, dhe më pak për fermerët më të vjetër dhe fermat më të mëdha. Këto lidhen ngushtë me pronësinë, subvencionet historike dhe aktivitetin.

Nuk po futemi këtu se çfarë bën BE për t’i tejkaluar këto; nuk është shumë e ndryshme nga skema shqiptare në thelb, edhe pse e ndryshme në detajet që bëjnë diferencën për një skemë funksionale – së pari studimet dhe kërkimet, të pasuara nga fonde garancie, fonde kredish, asistencë teknike, interesa zero, akses online, etj.

Qeveria shqiptare u përpoq ta lidhë kredinë me grantet; kredia do të mbulojë pjesën e pambuluar për fermerët apo aktivitetet që përfitojnë grante, sidomos grante investimesh.

Shumica e fermerëve shqiptarë nuk kanë akses në grante dhe rrjedhimisht as në kredi. Qeveria e pranon indirekt se fermerët nuk mund të marrin kredi, madje edhe të zbutura, nëse nuk përfitojnë më parë një grant.

Kjo më tej të shtyn në pyetjen:
– A është më mirë që ata pak përfitues të granteve të marrin edhe kredi të zbutuara, apo më mirë të mos jepen kredi të zbutuara, por të përdoren ato para për të rritur grantet e subvencionet për të gjithë fermerët?

Rreziku i aktivitetit bujqësor është ndër më të lartët dhe prandaj bujqësia subvencionohet. Të përqendrosh këtë risk me grante dhe kredi në pak aktivitete do të thotë që mund të rritesh edhe më shumë, mund të fitosh shumë e shpejt, por edhe të humbasësh gjithçka.

Opinionet dhe llogaritjet mund të jenë të ndryshme, por kush është ai biznesmen që ka aq skrupuj sa të mos provojë që me para publike falas, pothuajse pa asnjë humbje private të mos “investojë” në një aktivitet bujqësor?

Një “bull market”, apo më mirë një hapësirë ekonomike me pak dema që turren përpara të ushqyer me para publike, duket e preferuar nga politika, kundrejt një “boring market”.

Jo, nuk ekziston si shprehje ekonomike “boring market”, por në këtë rast nënkupton atë që bën zhvillimi i qëndrueshëm dhe për të gjithë, atë që bën BE kur mbulon me subvencione të gjithë fermerët që të dalin në treg dhe kërkon, në këmbim dhe kushtet – si standarde për prodhimin, natyrën, token, ujin, mirëqenien e vetë fermerëve, dhe çmime të përballueshme për konsumatorët.

Alternativa

Vendi mund të marrë më lehtë borxhe sovrane, jo të gjithë sektorët janë në krizë dhe gjenerojnë fitime të ulëta, por të marrë borxh direkt sektori që është në krizë dhe që ndjen konkurrencën më të fortë, nuk është opsioni i duhur. Në këtë do të ishte më mirë që qeveria të merrte borxh për të rimëkëmbur bujqësinë dhe për ta rishpërndarë atë me grante dhe subvencione.

Shqipëria ka nevojë për zhvillim me bazë të gjerë

Ekonomia dhe aktiviteti bujqësor për shkak të natyrës së tyre dhe historisë, janë ende mjaft larg atyre të vendeve më të zhvilluara.

Krizat e ndryshme, ndryshimet klimatike, ndryshimet demografike, tarifat – të gjitha kërkojnë ndërhyrje të shpejta dhe të vendosura që të mbulojnë sektorin me mbështetje të gjerë me grante dhe subvencione, e jo me borxhe.

Vendi mund të marrë më lehtë borxhe sovrane, jo të gjithë sektorët janë në krizë dhe gjenerojnë fitime të ulëta, por të marrë borxh direkt sektori që është në krizë dhe që ndjen konkurrencën më të fortë, nuk është opsioni i duhur.

Në këtë do të ishte më mirë që qeveria të merrte borxh për të rimëkëmbur bujqësinë dhe për ta rishpërndarë atë me grante dhe subvencione.

Të gjithë ne, si shoqëri, e kemi më të lehtë të paguajmë një borxh dhe interesat e tij kur ato përdoren mirë dhe kur në këmbim do të marrim më shumë ushqime, me çmime më të lira ose të përballueshme dhe me standarde më të larta.

Ushqimi me standarde dhe i shëndetshëm, me kosto të përballueshme, ndikon në uljen e kostove të jetesës, të fuqisë punëtore dhe intelektuale, rrit efikasitetin e tyre – në terma praktike, duke ofruar më shumë “kalori pune” cilësore, të përballueshme, e më pak sëmundshmëri.

Këto grante dhe subvencione planifikohen si investime, duke shkuar drejt objektivit që fermerët të jenë në të ardhmen të pavarur nga ato, megjithëse kjo duket gjithmonë e më e largët kudo, si në Europë, SHBA, Kinë, etj.

Por, duket dhe më e pamundur që fermerët të marrin borxh, qoftë edhe me interesa të zbutura, ta paguajnë atë, e të na japin edhe të mira private e publike si këmbim.

Çmimet e larta që do të paguajmë dhe kostot e tjera do të jenë më të larta se sa nëse e marrim borxhin të gjithë ne për ushqimin dhe për të mbrojtur tokën prodhuese. Madje, marrja e borxhit nga qeveria, për shkak të garancive dhe shumat që mund të jenë edhe më të mëdha, është edhe më e lirë se 2–3%.

se nuk shikohet si mundësi që këtë borxh prej 250 milionë ta marrë qeveria vetë, e jo fermerët, duke siguruar edhe me interes më të ulët, plus garancinë prej 70% që do ta vendosë vetë?

Institucionet shtetërore duhet të kenë mundësitë e aftësinë të investojnë dhe t’i rishpërndajnë këto para, si subvencione, në mënyrë që ato të gjenerojnë rritje ekonomike përmes aktorëve agrarë përfitues – rritje edhe më të lartë se sa interesi, por edhe për të paguar këstet. Jemi ende shumë larg BE-së, por edhe nga rajoni, lidhur me nivelin e subvencioneve.

Në rast se qeveria dhe institucionet e shikojnë këtë si një mision të pamundur për të marrë borxh, e për të gjeneruar të ardhura për ta paguar, si mund të pretendojnë që aktorët privatë do të jenë më largpamës?

Në një ekonomi tregu të lirë kjo është e vërtetë, aktorët privatë janë ata që e shpien përpara ekonominë dhe sa më pak ndërhyrje nga shteti, aq më mirë. Por, ekonomia bujqësore është shumë larg të qenët një ekonomi tregu e lirë.

CAP vepron prej 60 vjetësh në Europë dhe kudo në botë veprojnë politika dhe subvencione të forta. Ushqimi është çështje me rëndësi kombëtare dhe strategjike dhe prodhimi është i lidhur fort me qëndrueshmërinë, klimën, mjedisin, kulturën, traditat dhe shumë kosto të tjera (eksternalitete), të cilat nuk i mbulon çmimet e shitjes të grurit, qumështit, domateve, sado të larta të na duken ato.

Fermat e vogla shqiptare kanë nevojë për kapital, së pari në formë mekanizimi, teknologjie, e këtë e kanë të vështirë ta blejnë në treg, nuk i arrijnë me interesat 20%, por as edhe me 2%.

Kanë nevojë për infrastrukturë ujitëse e kulluese dhe këtë nuk mund ta blejnë individualisht. Kanë nevojë për njohuri, të cilat shtohen dhe evoluojnë vazhdimisht.

Mbi të gjitha, kanë nevojë për një treg vendas ku të shesin së pari prodhimin, një infrastrukturë dhe një mjedis tregtar të munguar, që asnjë qeveri dhe klasë politike nuk e kanë ndërtuar deri tani.

E shumë të tjera, lista është e gjatë. Këto arrihen me investime publike horizontale, grante dhe subvencione e kur bizneset të kenë një bazë të mjaftueshme asetesh dhe shitjesh, do të mund të futen në tregun e kredive.

Kredia për kapital qarkullues është një ndihmë e mirë, nëse me interesa të zbutuara apo zero dhe afatgjatë, për atë pjesë të bizneseve bujqësore që arrijnë të dalin në treg.

Banka e Zhvillimit, përtej fjalëve, duket e largët. Historia me kredi dhe borxhe publike në Shqipëri nuk është aspak shpresëdhënëse. Aq më tepër zgjedhje ka çdo dy vjet, në të cilat luftohet ashpër nga forcat politike, e falja e borxheve të privatëve ndaj institucioneve publike është një nga premtimet që bëhen më shpesh dhe të ngulitura në kujtesën popullore.

Më e dukshme është se ndoshta kostot e operimit dhe themelimit do të jenë shumë të larta krahasuar me kreditë me kosto të ulur që do të mund të lëvrojë.

Aksesi bankar online për të gjithë, sidomos në zonat rurale, mbajtja e llogarive, zotërimi i kartave të debitit dhe kreditit pa pagesë, si në shumicën e vendeve europiane, do t’i ndihmonin më shumë të gjithë, si individët ashtu dhe bizneset, se sa një bankë “e re”. Vlerësimi që i bëhet kreditit individual (credit score) fillon të ndërtohet kur ke një llogari në bankë dhe kur përdor instrumente të thjeshta të kredisë, si blerje me këste, përdor karta apo të tjera.

Ende nuk ka baza të dhënash dhe infrastrukturë që kur një individ kërkon kredi, kredidhënësi të ketë informacion “financiar” mbi atë me të cilin po ndërvepron. Në Europë, të marrësh borxh online deri në disa paga mujore është edhe më e shpejtë e më e thjeshtë se sa të blesh një biletë treni.

Një shprehje në shqip, në mungesë të asaj në anglisht, që tregon se nuk mund të kesh njëkohësisht dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën, është: “Kush ha bukë, bën dhe thërrime”. Një pyetje është: a po përpiqemi suksesshëm t’i mbajmë me “thërrime” ata që e prodhojnë bukën?/MONITOR

financa bujqesore

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë