Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dy nga tre të arrestuarit janë pjesë e Ushtrisë së Malit të Zi dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji për “nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës”.
MALI I ZI- Para Parlamentit të Malit të Zi më 2 dhjetor është mbajtur një tubim në mbështetje të qytetarëve malazezë të cilët u arrestuan më 24 nëntor në Kosovë, për shkak të mbishkrimit “Kosova është Serbi” në targat e makinës, që ata përdorën për të udhëtuar në Manastirin e Deçanit. Dy nga tre të arrestuarit janë pjesë e Ushtrisë së Malit të Zi dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji për “nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës”. Protesta, ku u kërkua lirimi i tyre, u organizua nga një organizatë rinore ortodokse.
“Rinia kërkon që shteti të mbrojë qytetarët e saj, në mënyrë që të gjithë të mund të vizitojnë vendet e tyre të shenjta. Nëse nuk ka reagim nga shteti, ne do të mblidhemi në numra më të mëdhenj”, tha Lazar Bëboriç, një nga protestuesit.
Kërkesa e protestuesve është mbështetur nga kryetari i Parlamentit, Andrija Mandiq, që është një nga udhëheqësit e partisë së shpërbërë proruse dhe proserbe, Fronti Demokratik.
“Nga momenti i arrestimit të tyre, unë po bëj gjithçka që kam në duar si kryetar i Parlamentit, në mënyrë që ministritë kompetente të Qeverisë së Malit të Zi të kthejnë në shtëpi qytetarët e burgosur, të pafajshëm, të Malit të Zi dhe pjesëtarët e ushtrisë sonë”, tha ai.
Më herët, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka bërë kërkesë të njëjtë dhe ka “bërë protestë të ashpër” për autoritetet në Kosovë për shkak të arrestimit të besimtarëve, por notë proteste u ka dërguar edhe autoriteteve të Malit të Zi. Gjykata Themelore në Pjesë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Rajko Krivokapiq 34 vjeç, Marinko Jovanoviç 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviç 24 vjeç.
Avokatja e tyre, Jovana Filipoviç, tha për mediat në Kosovë se do të bëjë ankesë, duke theksuar se vendimi i Gjykatës ishte shumë i ashpër. Pas arrestimit të tyre, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.
“Bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviç.
Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë. Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020.
protesta GJERMANI- Mijëra punëtorë në selinë qendrore të Volkswagen në Wolfsburg nisën greva paralajmëruese t&...
miratimi i ligjit BRITANI- Një sondazh në Britani të Madhe ka treguar se shumica e publikut mendon se debati për "vdekjen e asistuar" &...
pamje nga vendngjarja GREQI- Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Sociale në Greqi ka shpallur në gjendje të jashtëzakonshme is...
foto ilustruese SHBA- Pjesa jugore e shtetit të Teksasit mbetet një nga destinacionet kryesore për emigrantët e pashoqëruar në...
foto ilustruese INDI- India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit t...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do t'i përgjigjet Hezbollahut që të qëllojë kundër ...
Putin dhe Pezeshkian SIRI- Vladimir Putin ka biseduar me telefon për situatën në Siri me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, njofton Krem...
emigrante ne SHBA LOS ANXHELOS- Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrant&eu...
Barnier FRANCË- Kryeministri francez Michel Barnier ka përdorur kompetenca të veçanta për të miratuar një projekt-ligj...
Gaza veriore GAZA- Ushtria izraelite ka vazhduar "agresionin e saj intensiv tokësor, ajror dhe detar në veri të Gazës për 60 dit&e...