Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Për të përballuar këtë situatë në të tre hidrocentralet, Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë janë marrë masa paraprake ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate.
FIER- Reshjet intensive të shiut të cilat kanë përfshirë vendin kanë rritur ndjeshëm edhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Për të përballuar këtë situatë në të tre hidrocentralet, Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë janë marrë masa paraprake ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në HEC Koman mbrëmjen e sotme për të monitoruar nga afër situatën dhe masat e marra për menaxhimin e saj.
Drejtori i KESH, Erald Elezi tha se prej datës 11 nëntor është punuar për të krijuar volume të lira me qëllim përpunimin e prurjeve të cilat do të vijnë në basenet e hidrocentraleve gjatë këtyre ditëve. Elezi bëri të ditur se aktualisht në dy HEC-et, Koman dhe Vau i Dejës, po punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që HEC Fierza qëndron i mbyllur për të akumuluar sa më shumë ujë në basenin, i cili ka edhe kapacitetin më të madh.
“Momentalisht jemi me regjim prodhimi në maksimum si hidrocentrali i Komanit ashtu edhe i Vaut të Dejës për të procesuar sa më shumë prurje nëpërmjet prodhimit”, u shpreh Elezi.
Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha strukturat janë në gatishmëri, duke marrë masa konkrete për të menaxhuar edhe prurjet që pritet të vijnë në ditët në vijim, ku parashikohet të ketë sërish reshje intensive. Falë të gjitha masave, sqaroi Balluku nuk parashikohet hapja e portave, duke shmangur kështu dëmet e mëtejshme në zonë.
“Na pret edhe një plot tjetër të premten, do të kemi edhe një prurje, por edhe agravim të motit. Do ketë disi një përmirësim të motit gjatë ditës së enjte, por më pas do të ketë një agravim prapë të premten. Ne jemi të përgatitur dhe çka është e rëndësishme dhe duhet t’ju themi qytetarëve, nuk parashikohet hapja e portave sepse ky është problemi kryesor”, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se janë të gjitha kapacitetet për menaxhimin e situatës pasi është punuar nga data 11 nëntor për të liruar volume. Janë rreth 4.5 metra mundësi për të akumuluar në liqenin e Vaut të Dejës dhe rreth 7 metra në liqenin e Komanit.
“Të 5 agregatët e Vaut të Dejës janë në funksion dhe 4 agregatët e Komanit janë në funksion. Fierza qëndron e mbyllur për të akumuluar sa më shumë dhe për të rritur nivelin e liqenit”, tha Balluku./ Dosja.al
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka propozuar sot gjatë Komisionin për Reformën Zg...
Bardh Spahia TIRANË- Deputeti i PD, Bardh Spahia ka pasur debate me drejtuesit e Shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij...
Delina Ibrahimaj Ministrja Delina Ibrahimaj dha sqarime të martën para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për pë...
Foto ilustruese Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime t&eum...
Edi Rama TIRANË- Liderët e Ballkanit do të vijnë në Shqipëri më 21 nëntor për samin, i cili do të mb...
Foto ilustruese Të mërkurën e 19 nëntorit është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeveris...
Johann Wadephul Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, kërkoi që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të aftë p&...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj ...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të anëtarsohet në BE, pasi i sjell&nbs...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Marta Kos po shkruan historinë me Shqipërinë. Gjat&eum...