E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.
TIRANË- Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.
Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.
Të dhënat fundit të Eurostat bënë të ditur se konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, po me 41%.
Në rajon të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, me rritje nga 65% vitin e mëparshëm. Në vend të dytë është Serbia, me 56%, nga 55% një vit më parë. Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur të pandryshuara në 49%. Kosova mungon në renditje.
Në treguesin e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnjë Hercegovinën (në 35% të mesatares së Be në 2024-n, nga 36% në 2023-n). Sërish kryeson Mali i Zi me 54% të PBB-së, i ndjekur nga Serbia (51%) dhe Maqedonia e Veriut (42%).
Përmirësimi i Shqipërisë vetëm në treguesin e të ardhurave për frymë dhe jo në atë të fuqisë blerëse është një indikator i çmimeve të larta në vend, që bëjnë që qytetarët shqiptarë me të njëjtën sasi të ardhurat të blejnë më pak sesa familjet në shtetet e tjera të rajonit, përveç faktit që ata paguhen më pak se homologët në rajon. Çmimet në Shqipëri sipas Eurostat janë sa 62.9% e mesatares së BE-së në 2024-n, më të shtrenjtat në rajon, të ndjekura nga Serbia (61.4%), Bosnjë Hercegovina (59.7%), Mali i Zi (57.9), Maqedonia e Veriut (49.6%).
Të dhënat e tjera nga institutet statistikore të vendeve tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në vitin 2024 ishte 770 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit i ka kaluar 1000 euro në muaj. Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.
Në vitin 2024, konsumi individual aktual (AIC) për frymë, i shprehur në standardin e fuqisë blerëse (PPS), varionte nga 72% deri në 141% të mesatares së BE-së në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Nëntë vende të Bashkimit Europian regjistruan një konsum individual aktual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (41% mbi mesataren e BE-së), Holandë (20%) dhe Gjermani (18%).
Ndërkohë, tetëmbëdhjetë vende të BE-së regjistruan një AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (28% nën mesataren e BE-së), Bullgari dhe Estoni (26%).
Diferenca më të mëdha në PBB për frymë sesa në konsumin individual aktual
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë, një tregues i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregoi dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së. Dhjetë vende regjistruan një PBB për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë u regjistrua në Luksemburg (242% e mesatares së BE-së), Irlandë (211%) dhe Holandë (136%).
Në anën tjetër të spektrit, PBB-ja për frymë më e ulët u regjistrua në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Greqi (70%) dhe Letoni (71%)./ Monitor
Foto TIRANË- Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalime...
foto ilustruese TIRANË- Në shkurt të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan demonstroi se si bashkëshortët n...
Ledian Goga GREQIA- Levian Goga, emigranti shqiptar në Greqi që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” n&...
foto ilustruese TIRANË- Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një fami...
Pete Sessions SHBA- Kongresmeni Pete Sessions është anëtari më i ri i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kong...
Foto ilustruese LEZHA- Media italiane "Domani" i ka dedikuar një artikull çështjes së pranisë së emigrantëve n&eu...
Vojo Bregu TIRANA- Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë deri në vitin 2017, Vojo Bregu, ka bë...
foto ilustruese MANCHESTER- Katë persona janë arrestuar për kontrabandimin e kokainës përmes aeroportit të Manchesterit,...
Dajli dhe këshilltarja ITALIA- Një marshim u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë kundër dhunës s&...