LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

Edhe vëllai i Liridona Ademajt  gruas që ishte vrarë në nëntor të vitit 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës thotë se ka pasur raste kur familjarët janë shqetësuar shkaku i raportimeve nga disa media.

20 Maj 2025, 16:10 Nga E. D
REL: Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes
foto ilustruese

KOSOVË- Lajmin se nëna i ishte vrarë, e kishte mësuar nga mediat online.

“E shihja lajmin në portale dhe nuk mund ta besoja”, kishte thënë Alaudin Haradini për Radion Evropa e Lirë (REL) më 25 mars, një ditë pasi nëna e tij ishte vrarë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Kjo pasi, pak pas vrasjes, media të ndryshme kishin publikuar identitetin e 42-vjeçares së vrarë.

Edhe vëllai i Liridona Ademajt  gruas që ishte vrarë në nëntor të vitit 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës thotë se ka pasur raste kur familjarët janë shqetësuar shkaku i raportimeve nga disa media.

“Ka pasur disa pista hetimi që janë ngritur nga mediat të cilat kanë mundur të ngjallin disa pritshmëri apo edhe shqetësim momental”, thotë Leonard Ademaj për REL-in, por duke theksuar se, në përgjithësi, është i kënaqur me raportimin e bërë për rastin e vrasjes së motrës së tij.

Por, këtë muaj, pas një rasti që u raportua në media si therje dhe vetëvrasje, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u bëri thirrje mediave që të kenë “kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm” kur raportohet për raste tragjike.

Thirrjes iu bashkua edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar që të ruhet identiteti dhe privatësia e të përfshirëve në rast.

Por, përveç shkeljes së privatësisë, Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social, është i shqetësuar edhe nga përmbajtja e përgjithshme e teksteve për rastet tragjike, si vrasjet dhe vetëvrasjet.

“Publikohen katër-pesë lajme me nga pak informata për rastin, [me tituj si] ‘ja një shkrim që e ka lënë…’, ‘ja çfarë thonë familjarët’. Kam parë që mediat u kanë shkuar edhe në varrim. Nuk duhen shumë mend për ta ditur që kjo është gabim”, thotë Skeja për REL-in.

Çfarë efekti kanë këto lajme?

Lajmet e tilla kanë vetëm efekt negativ, sipas Skejës, i cili drejton qendrën telefonike vullnetare, Linja e Jetës, duke ofruar ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi.

Ai thotë se shkelja e privatësisë i bën, pa dashje, të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre fytyra të njohura për publikun.

“Nëse nesër unë shkoj te një punëdhënës, punëdhënësi do të ma kërkojë emrin në Google, edhe i del lajmi ‘Kjo është nëna e XY që është vetëvrarë”, dhe [punëdhënësi] krijon perceptime që mund të jenë të paqena, por që kanë ndikim direkt në jetën e këtyre personave”, thotë Skeja.

Ai beson se situatën në Kosovë e bën edhe më problematike mënyra se si “tema e vetëvrasjeve është ende goxha e stigmatizuar”.

Sipas Skejës, efekt edhe më problematik është ajo se “çfarë u bëjnë këto lajme personave që kanë mendime për vetëvrasje”.

“Senzacionalizmi i rasteve dhe publikimi i detajeve të tepërta e të panevojshme mund t’ua krijojë përshtypjen njerëzve që veçse kanë mendime për vetëvrasje, që nuk ka shpëtim”, thotë ai.

“Sepse vazhdimisht shohin në lajme njerëz që përfundojnë në vetëvrasje dhe kjo mund t’i shtyjë ata, që veçse kanë menduar të bëjnë vetëvrasje, ta përshpejtojnë planin ose të krijojnë ide të reja se si ta bëjnë”, shton Skeja.

Një studim i publikuar në vitin 2020 nga hulumtues ndërkombëtarë të universiteteteve dhe institucioneve shëndetësore të ndryshme kishte gjetur se rreziku për vetëvrasje rritej për 13 për qind në periudhat kur mediat raportonin për vdekje të personave të famshëm nga vetëvrasjet.

Ai studim gjeti edhe që në rastet kur publikohet edhe mënyra se si ishte kryer vetëvrasja, kishte rritje për 30 per qind të rasteve të vdekjeve nga po ajo metodë.

Një efekt i ngjashëm është vërejtur edhe në Kosovë.

“Kur fliten këto tema shumë në publik, ka më shumë thirrje drejt Linjës së Jetës”, thotë Skeja.

Por, ai do të donte më shumë thirrje, pasi që vetëm ashtu mund “të baraspeshohet dëmi që bëhet prej raportimeve”. Problemi është, sipas tij, që mediat zakonisht nuk udhëzojnë lexuesit se ku mund të kërkojnë ndihmë.

“Mediat flasin për vetëvrasje, por nuk u tregojnë njerëzve se ku të kërkojnë ndihmë. Njerëzit i lexojnë këto lajme dhe nuk e dinë se ekziston Linja e Jetës”, thotë Skeja.

Çfarë s’duhet raportuar?

Fernanda Camarena, ligjëruese e etikës në institutin për media Poynter, me seli në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se parim kyç për gazetarët e redaktorët do të duhej të ishte “minimizimi i dëmit”.

“Si gazetarë, ne duhet ta mbajmë mend që prioritet e kemi audiencën dhe përmbushjen e misionit tonë gazetaresk”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Për të mos thelluar traumat, paragjykimet dhe nxitjen e rasteve të tjera të ngjashme, Camarena kujton parimet e organizatave të mëdha mediatike, si agjencia Associated Press, për të mos raportuar për vetëvrasjet, përveç kur “bëhet fjalë për një figurë publike, ndërhyn në jetën publike ose paraqet një interes të madh publik”.

“Dhe, kur një lajm i tillë duhet të raportohet, ata kanë udhëzime që duhet t’i ndjekin”, thotë Camarena, që më parë ka shërbyer si menaxhere në ekipin e Standardeve dhe Praktikave të NBC News në SHBA.

E, për çfarë udhëzime bëhet fjalë?

Camarena thekson disa kryesore, si: të mos u jepet hapësira kryesore mediatike, të shmanget glorifikimi apo romantizimi i vetëvrasjes, të mos përshkruhen përpjekjet si “të dështuara” apo “të pasuksesshme”, në asnjë rrethanë të mos publikohen fotografi apo video nga vendi i ngjarjes, si imazhe të të vdekurit, shënime të lëna apo vendndodhja e saktë.

Ajo gjithashtu sugjeron që, kur të është e mundur, të përfshihen histori të njerëzve që kanë vazhduar të jetojnë të lumtur, pas përpjekjeve për vetëvrasje.

“Shkrimi i artikujve për trajtimin dhe rimëkëmbjen i tregon audiencës se ndihma ekziston”, thotë Camarena.

Raportimin për rastet e tilla tragjike - pra për vrasje e vetëvrasje - Camarena e përshkruan si “test të vlerave thelbësore të organizatës mediatike”.

“Statistikat nuk duhet ta diktojnë gjykimin editorial dhe redaksitë duhet ta përkufizojnë suksesin si më shumë sesa thjesht numër të klikimeve. A i shërbyem audiencës sonë dhe nevojave të saj? A i shërbyem të mirës publike?”, përfundon ajo.

E, Skeja vlerëson se shumë media në Kosovë po dështojnë pikërisht në këtë pikë.

“Arsyeja e vetme pse kjo [raportimi joetik] ndodh është puro kapitaliste. Këto lajme gjenerojnë klikime, sepse njerëzit e kanë një kureshtje morbide për të ditur se çfarë është duke ndodhur”, thotë Skeja.

Raportet ditore të Policisë së Kosovës shpeshherë janë burime të lajmeve për rastet e dhunës.

Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në prill të këtij viti kanë ndodhur gjashtë raste të vrasjeve.

Të dhëna për numrin e vetëvrasjeve nuk ka, ndërsa janë raportuar 890 raste të dhunës në familje./REL

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Maj 2025, 14:46 N.F

Tregu postar u rrit me 11% vitin e kaluar

Foto TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit....

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës