Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
"Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës"/ RTSH shënjestër e një sulmi kibernetik, media në Kosovë: Dyshimet e para bien mbi grupe hakeresh serbë! (FOTO)
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur përdoruesit që vizitonin faqen zyrtare të RTSH-së shfaqeshin lajme të rreme për Kosovën. Ndër titutj që u pikasën janë: “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi” etj.
20 Maj 2025, 11:50Nga N.F
Postimet pas hakërimit të RTSH-së
TIRANË- Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar, RTSH ka qenë së fundmi shënjestër e një sulmi kibernetik. Nga postimet e publikuar mediat në Kosovë kanë ngritur dyshimet se hakerat janë serbë.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur përdoruesit që vizitonin faqen zyrtare të RTSH-së shfaqeshin lajme të rreme për Kosovën. Ndër titutj që u pikasën janë: “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi” etj. Media zëri.info ka ndarë edhe foto nga këto publikime, ku duket harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit të Serbisë.
Pas sulmit kibernetik ka reaguar edhe vetë RTSH e cila përmes një postimi në "Facebook" shkruan se po punojnë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje te papërshtatshme që është publikuar.
“Llogaria jonë ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje të papërshtatshme.
Ju këshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe të raportoni çdo aktivitet te pazakontë. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.