LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Përplasje mendimesh në Shqipëri për investimet e planifikuara të dhëndrit të Trumpit

Kushner, dhëndër i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, publikoi në fund të javës së kaluar në rrjetin X pamje nga projektet që ai synon t’i realizojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, në jug të Shqipërisë. Ai tha se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, por dhe në Serbi.

18 Mars 2024, 15:47 Nga r.ll
REL: Përplasje mendimesh në Shqipëri për investimet e
ishulli i sazanit

TIRANË- Për Qeverinë e Shqipërisë, investimet e pritshme të sipërmarrësit amerikan, Jared Kushner, në bregdetin shqiptar janë një mundësi “e artë”, për opozitën është shqetësuese, siç thotë ajo, mungesa e transparencës, ndërsa për ekspertët mjedisorë rrezikohet fauna detare.

Kushner, dhëndër i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, publikoi në fund të javës së kaluar në rrjetin X pamje nga projektet që ai synon t’i realizojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, në jug të Shqipërisë. Ai tha se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, por dhe në Serbi.

Planet e Kushnerit për Shqipërinë

Sipas artikujve të botuar në mediat amerikane New York Times dhe Bloomberg, kompania e Kushnerit, Affinity, planifikon ta transformojë ishullin e Sazanit - i shfrytëzuar më herët vetëm si bazë ushtarake - në një eko-resort luksoz.

“Ishulli i Sazanit është një nga linjat bregdetare më origjinale dhe në unike që kam parë ndonjëherë kudo në botë”, tha ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë.

Affinity, sipas shkrimeve, planifikon ta zhvillojë edhe zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke ndërtuar disa resorte me rreth 10.000 dhoma hoteli dhe vila.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i komentoi këto plane gjatë një takimi të Partisë së tij Socialiste, që u mbajt të dielën:

“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri”.

“Po ata që na tregonin Malin e Zi për zhvillimin e turizmit dhe investimet e huaja direkte, sot na flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”, tha Rama.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë në lidhje me këtë temë, por nuk mori përgjigje.

Në deklaratën dhënë Zërit të Amerikës, kjo ministri konfirmoi shkurtimisht aplikimin e kompanisë së Kushnerit për projektin në ishullin e Sazanit, por tha se nuk është në dijeni për projektin për Zvërnecin.

Ku gjendet ishulli i Sazanit?

Ishulli i Sazanit shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Sipas Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Shqipëri, ai ka një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katrorë.

Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Nga pikëpamja e eko-sistemit, ai është shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenët vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Në korrik të vitit 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Ndryshimet ligjore për hir të zhvillimit

Shqipëria, pak javë më parë, miratoi ndryshimet në Ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat u hapin rrugë ndërtimeve në to të hoteleve apo projekteve të tjera që konsiderohen me rëndësi strategjike.

Ndryshimet u miratuan në seancën e 22 shkurtit në Kuvend, me vetëm votat e shumicës.

Tani, është në duart e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, nëse do t’i miratojë ato, apo do t’i kthejë për rishikim në Kuvend.

Për opozitën shqiptare, marrëveshja për investimet nga Kushneri, që nuk është finalizuar ende, tregon se këto ndryshime në ligj kanë qenë “të porositura”.

“Nuk pati asnjë diskutim publik, asnjë konsultim për të treguar se një investitor me një emër të madh po vjen në Shqipëri”, thotë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk dimë asgjë se sa është investimi, cili është ndikimi në ekonomi, sa vende pune do të hapen? Pse nuk na u tha që ky investim i këtij niveli kërkon ndryshime në një paketë ligjesh, sepse është në interes të vendit, por e mësuam nga media? Ne jemi një vend që shpreson t’i bashkohet Bashkimit Evropian, ndaj duhet të ketë konkurrencë dhe transparencë”, thotë Tabaku.

Edhe për Erisa Xhixhon, deputete e Partisë së Lirisë, mungesa e transparencës “nuk është normale”.

“Përmes medias mësojmë se Jared Kushner do të investojë në Sazan dhe Zvërnec - pa pikë transparence”, shprehet ajo, duke paralajmëruar edhe padi në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Ligjin për zonat e mbrojtjes.

“Ligji është antikushtetues, në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit [me BE-në] dhe të konventave ku Shqipëria është palë”, sipas saj.

“Shpresoj që presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës, duke e kthyer këtë ligj, në të kundërtën do t’i drejtohemi Kushtetueses”, thotë Xhixho.

Këtyre deklaratave u bën jehonë edhe Tabaku, duke pyetur, po ashtu, nëse ligji u ndryshua “me qëllim që të përfitonte ky investitor”.

“A përfiton ky investitor apo edhe të tjerë? Sepse, në një nga mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë na u tha se janë 14 projekte, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë”, thotë Tabaku.

Ekspertët e mjedisit: Projekti rrezikon shpendët

Disa ekspertë të mjedisit shprehin shqetësime, po ashtu. Ata kanë hartuar një peticion, të cilin ia kanë dërguar presidentit të Shqipërisë, Begaj, bashkë me argumentet e tyre se përse ky ligj nuk duhet dekretuar.

Në mesin e grupit që bëri peticionin, është edhe Mirjan Topi, inxhinier mjedisi. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Zyra e Begajt është duke e shqyrtuar peticionin e ekspertëve.

Sipas Topit, zona tokësore e ishullit të Sazanit nuk është zonë e mbrojtur, por kufiri ujor rreth ishullit është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Sazan-Karaburun.

“Ndërtimi, zhurmat, pluhuri, problematika e mundshme me ujërat e zeza do ta rrezikojnë faunën detare. Zona e Sazanit është habitat i njohur për fokën e Mesdheut - lloj i rrezikuar në nivel global”, thotë Topi.

Ai shton se përmes ndërtimeve, shkatërrohet mundësia për të zhvilluar turizmin e natyrës.

“Akoma më shumë shqetësim përbën projekti për Zvërnecin, një ishull i vogël, pjesë e peizazhit të mbrojtur Pishporo-Nartë”, thotë ai.

“Projekti në Zvërnec rrezikon së paku pesë lloje shpendësh si flamingot, që janë rezidentë, pelikani kaçurrel, dallëndyshja e detit, etj. Me Ligjin e ri për zonat e mbrojtura, peizazhit të mbrojtur i janë hequr disa ndarje apo nënzona. Me ligjin e mëparshëm, në zonën qendrore nuk lejohej ndërtimi, por me ndryshimet në ligj, kjo u hoq dhe tani nuk ka pengesa për të zhvilluar ndërtime”, thotë Topi, drejtor i qendrës Shpendët e Shqipërisë.

Kush është Jared Kushner?

Kushner shërbeu si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, në periudhën 2017-2021, kur president i SHBA-së ishte Donald Trump. Pas largimit nga posti qeveritar, ai themeloi kompaninë Affinity, e cila, sipas raportimeve të disa mediave amerikane, mban asete me vlerë mbi 3 miliardë dollarë.

Viteve të fundit, ai dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, vizituan dy herë Shqipërinë, ku u takuan edhe me kryeministrin Edi Rama. Sipas një shkrimi në gazetën New York Times, planet e Kushnerit në Ballkan duket se kanë lindur pjesërisht përmes marrëdhënieve të ndërtuara gjatë kohës kur Trump ishte në detyrë.

“Zoti Kushner, i cili ishte zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, tha se ka punuar për marrëveshjet me Richard Grenellin, i cili, gjatë administratës Trump, shërbeu për një kohë të shkurtër si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe gjithashtu si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan”, shkroi New York Times.

Verën e kaluar, media ndërkombëtare, të tilla si CNN, e renditën Shqipërinë si një ndër destinacionet më interesante të sezonit, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Shqipërinë e vizituan mbi dy milionë turistë të huaj në gusht të vitit 2023, ose 18% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë.

jared kushner ishulli i sazanit rel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet