LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Fushata zgjedhore në Kosovë, një garë milionëshe për vota

Për zgjedhjet e 9 shkurtit, numri i votueseve të regjistruar është 2.075.868. Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht qysh më 11 janar dhe do të zgjasë deri në ditën kur të hapen qendrat e votimit. Me fillimin e saj, partitë në garë kanë nisur edhe zyrtarisht shpenzimin e parave.

29 Janar 2025, 10:28 Nga r.ll
REL: Fushata zgjedhore në Kosovë, një garë milionëshe
foto ilustruese

KOSOVË- Fushata zgjedhore në Kosovë është një garë milionëshe. Ndonëse partitë politike janë të obliguara t’i raportojnë shpenzimet, vëzhguesit e zgjedhjeve ngrenë shqetësime për transparencën e donacioneve që ato marrin. Partitë politike në Kosovë kanë të drejtë të shpenzojnë mbi dy milionë euro në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ose jo më pak se një euro për një votues të regjistruar.

Kështu është e përcaktuar me rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e miratuar në muajin gusht të vitit të kaluar. Rregullorja specifikon se në zgjedhjet e përgjithshme, ato lokale dhe për kryetarë të komunave, kufizimi i shpenzimeve do të jetë në jo më pak se një euro për votues.

Në zgjedhjet e mëparshme ka qenë 0.50 centë për votues. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, numri i votueseve të regjistruar është 2.075.868. Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht qysh më 11 janar dhe do të zgjasë deri në ditën kur të hapen qendrat e votimit. Me fillimin e saj, partitë në garë kanë nisur edhe zyrtarisht shpenzimin e parave.

Shpenzimet përfshijnë para për marketingun politik në televizione, rrjete sociale, shërbime të teknologjisë së informacionit, udhëtime, tubime me kandidatë, karburante, punësim të stafit të nevojshëm për fushatë, logjistikë, ndriçim dhe sistem të zërimit për salla.

Përveç këtyre, para nevojiten edhe për prodhimin e materialeve promovuese, si: kartëvizita, bluza, kapele, broshura, flamuj partiakë, video-xhirime profesionale etj., thotë Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili monitoron fushatën zgjedhore. Por, publike deri më tash janë vetëm shpenzimet e bëra në rrjetet sociale. Kompania Meta, e cila ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, publikon të dhëna për reklamat apo mesazhet e sponsorizuara politike.

Duke analizuar një periudhë prej 30 ditësh, del se shpenzimet për fushatë në Facebook, disa garues i kanë nisur para fillimit zyrtar të saj. Njësoj, edhe disa parti politike - për 30 ditë ato kanë shpenzuar mbi 20.000 euro.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi të katër partitë që kanë kandidatë për kryeministër - Lëvizjen Vetëvendosje me Albin Kurtin, Partinë Demokratike të Kosovës me Bedri Hamzën, Lidhjen Demokratike të Kosovës me Lumir Abdixhikun dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me Ramush Haradinajn - por asnjëra nuk iu përgjigj pyetjeve se sa para kanë shpenzuar për fushatë deri më tani dhe sa planifikojnë të shpenzojnë. Cakolli pret që fushata aktuale të jetë më e kushtueshme krahasuar me të kaluarat, sepse, siç thotë, është fokusuar në marketing në sferën digjitale.

Si i sigurojnë paratë partitë politike?

Partitë politike financohen nga dy burime - nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët e jashtëm - në formë të parave të gatshme ose përmes kontributeve në mallra dhe shërbime. Financimi nga buxheti i shtetit bëhet çdo vit përmes Fondit për Mbështetjen e Subjekteve Politike. Ky fond në buxhetin e këtij viti - prej 3.6 miliardë eurosh - ka vlerën e 4.8 milionë eurove.

Mjetet nuk janë shpërndarë ende për këtë vit, sepse rekomandimi i propozuar nga Zyra e Partive Politike në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk i ka marrë votat e nevojshme nga anëtarët e KQZ-së.

Përpjekje të reja pritet të ketë në muajt në vazhdim. Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike e kishte vlerën e njëjtë edhe vitin e kaluar: 4.8 milionë euro. Ndarja bëhet në bazë të përfaqësimit të partive politike në Kuvendin e Kosovës, që ka gjithsej 120 ulëse.

Sa përfituan partitë vitin e kaluar?

Nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh politik, përfitoi 2.2 milionë euro. Partia Demokratike e Kosovës mori mbi 760 mijë euro, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 640 mijë euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 320 mijë euro. Dhjetë partive të tjera të përfaqësuara në Kuvend iu ndanë nga më pak se 100 mijë euro.

Sa janë donacionet?

Me Rregulloren për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, partitë politike kanë të drejtë të pranojnë kontribute shtesë për fushatë nga persona fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë mund të japin deri në 2.000 euro, ndërsa ata juridikë jo më shumë se 10.000 euro. Këto kontribute mund të jepen nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. KQZ-ja e shpalli 9 shkurtin si datë për zgjedhjet parlamentare në gusht të vitit të kaluar.

Megjithatë, në raportet e fundit të publikuara në ueb-faqet e partive politike, donacionet dhe kontributet nuk janë në shuma të mëdha financiare. Në raportin financiar për periudhën korrik-shtator 2024 të Lëvizjes Vetëvendosje, në kategorinë e donacioneve dhe kontributeve thuhet se janë grumbulluar 3.227 euro, kurse nga anëtarësia 88 euro.

PDK-ja nuk ka të publikuar ndonjë raport për donacione për ndonjë periudhë të vitit 2024, ndërsa në periudhën shtator-dhjetor të vitit 2023, vetëm një person ka dhuruar 100 euro. Për periudhën korrik-shtator të vitit të kaluar, sipas raportit të LDK-së, kjo parti ka mbledhur 2.995 euro donacione.

AAK-ja, ndërkaq, ka pranuar 5.058 euro donacione në tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Në të gjitha raportet e publikuara figurojnë edhe emrat e kontribuuesve, që në disa raste janë anëtarë apo edhe vetë kryetarë të partive.

Cakolli: Raportet nuk paraqesin gjendjen reale

Vlera e donacioneve është disa herë më e madhe se ajo që raportohet, thotë Cakolli nga DnV-ja. Sipas tij, partitë politike nuk i publikojnë donacionet që i japin kompanitë private.

“Një faktor që i shtyn kompanitë të mos i japin zyrtarisht donacionet, është ekzistimi i një dispozite ligjore, sipas së cilës, kur një kompani ofron donacion për një parti politike, ajo nuk mund të marrë kontrata publike për një periudhe së paku trevjeçare pas përfundimit të kontratës, si nga ana e institucioneve qendrore, ashtu edhe atyre lokale”, shpjegon Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Kjo, shton ai, “i dekurajon bizneset që të japin donacione në mënyrë formale”, porse kontributi i tyre në forma të ndryshme, nuk mungon.

“Ka raste që pronarë të restoranteve, sallave apo kompanive që ofrojnë shërbime apo produkte të caktuara, u japin partive politike mjete pa pagesë. Për shembull, salla e restorantit lëshohet pa kompensim, ose ndriçimi, zërimi apo produkte të ngjashme ofrohen pa pagesë”, thotë Cakolli.

Me ligj, subjektet politike garuese në zgjedhje obligohen të dorëzojnë në KQZ raportin financiar të fushatës zgjedhore, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare./REL

fushata zgjedhore ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet