“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha pas mbledhjes të Qeverisë shqiptare se “është autorizuar shoqëria shtetërore, Kayo, për të lidhur marrëveshje për prodhimin dhe tregtimin e dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake dhe civile në Shqipëri”.
Shqipëria i ka hapur rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake, përmes një vendimi të Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha pas mbledhjes të Qeverisë shqiptare se “është autorizuar shoqëria shtetërore, Kayo, për të lidhur marrëveshje për prodhimin dhe tregtimin e dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake dhe civile në Shqipëri”.
Vendimi i Qeverisë shqiptare lidhet me miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore, Kayo, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, me shoqëri private për krijimin e një shoqërie të përbashkët për prodhimin, montimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot e po ashtu edhe ndërtimin e riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake dhe civile.
Ministri Nufi tha se dy kompanitë ndërkombëtare do të jenë italiane.
“Ky është një hap historik, pasi është hera e parë pas shumë vitesh që krijohen kushtet për prodhimin e mjeteve të tilla në vend. Vendimi është diskutuar edhe në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë shqiptare me atë italiane”, theksoi ai.
A do të lejojë Shqipëria që SHBA-ja të përdorë bazën ushtarake të Kuçovës?
Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria do të lejojë përdorimin e bazës ushtarake të Kuçovës nga Shtetet e Bashkuara për operacione kundër Iranit, Nufi u shpreh:
“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA-në, që shkojnë përtej angazhimit tonë në NATO. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me angazhimin e Shqipërisë në aleancë”.
Shqipëria ka mbështetur operacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit kundër Iranit, që ka nisur më 28 shkurt. Që prej vitit 2022, Tirana ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. Shqipëria e ka akuzuar Iranin për kryerjen e një serie sulmesh shkatërruese kibernetike ndaj saj që nga viti 2022, të cilat kishin në shënjestër infrastrukturën digjitale shtetërore dhe shërbimet publike, dhe çuan në ndërprerjen e raporteve.
Pas nisjes së konfliktit, Shqipëria po ashtu u përball me disa sulme kibernetike, të kryera nga hakerët e lidhur me Iranin. Raportet mes Tiranës dhe Teheranit janë të tensionuara po ashtu edhe për shkak se Shqipëria mbi një dekadë më parë u ofroi strehë të sigurt anëtarëve të grupit opozitar iranian, MEK (që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit)./REL
Gjatë këtij viti pritet të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike, mëson Radio Evropa e Lirë. Vendim...
Njoftimi i vendosur për mbylljen e përkohshme të një nga ambulancave në Skenderaj, që funksiononin sipas sistemit serb. Kryet...
ITALI- Një sherr me të shtëna armësh ka tronditur qendrën e qytetit të Trentos në Itali, paraditen e kësaj të...
Eric Adams TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka marrë shtetësinë shqiptare, ndërsa është pajisur me pa...
TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme duke përcaktuar çmimet e reja që do të shiten k...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një44-vjeçar në Korçë, i cili ishte shpallur n&...
Foto nga vendi ku ishin kultivuar farat e kanabisit MALËSI E MADHE- Policia ka zbuluar ditën e sotme një serë kanabisi në Mal...
dokumente te falsifikuara TIRANË- Policia e kryeqytetit ka zbuluar një laborator të mirëfilltë për falsifikimin e dokum...
Foto ilustruse TIRANË- Shoqatat e transportit publik ka paralajmëruar se nëse institucionet nuk reagojnë, nga java tjetër&nbs...