Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raportohet se 9 masa u ekzekutuan në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme.
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Ndërkohë autoritetet kroate, EUROPOL dhe EUROJUST ku lëshuan 19 masa sigurie.
Raportohet se 9 masa u ekzekutuan në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme. Gjithashtu policia bën me dije se organizatori i grupit, shtetas kolumbian është arrestuar në Kolumbi. Ndërkohë janë sekuestruar edhe shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Finalizohet pas 8 muajsh hetime, operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.
Goditet një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri. Ekzekutohen në Shqipëri, masa sigurie (7 prej tyre “Arrest në burg”), për 9 pjesëtarë të grupit kriminal.
Arrestohet në Kolumbi, organizatori i grupit, shtetas kolumbian. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit. Procedohen penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni. Zbulohet një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja. Sekuestrohen shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.
Në kuadër të operacionit:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;
-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se:
-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;
-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;
-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;
-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;
-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.
Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale./Dosja.al
Momenti i mbërritjes në SPAK TIRANA- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur para pak çastesh ...
pamje nga vendngjarja BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat pranë fs...
pamje nga arrestimi TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga arrestimit i autorit të vrasjes në Babrru. Policia në bashkëpuni...
pamje nga arrestimi TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, n&eum...
Foto ilustruese KUKËS- Reshjet e shiut dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në...
Foto ilustruese KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Sikurse bëhet me dije nj...
Foto ilustruese TIRANA- Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e sherrit me thika që u regjistrua ditën e djeshme në bulevardin &ldqu...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili u...
Viktima BABRRU- Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë...