Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Grupi në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Vietnam pasi i rekrutonin vajzat nga Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri. Ata siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
DURRËS- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pas një hetimi 4-javor nga policia. Nga ky hetim u zbulua se 50-vjeçari rekrutonte vajza nga Kina dhe i sillte në Shqipëri për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Në lidhje me këtë rast janë proceduar penalisht 7 vajza të cilat akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona. Grupi në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Vietnam pasi i rekrutonin vajzat nga Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri. Ata siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
I arrestuari bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të vajzave kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 50-vjeçari i dërgonte tek njëri prej personave të shpallur në kërkim. Më tej theksohet se ai bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë në bankë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, pas një hetimi 4-javor me metoda proaktive. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Goditet një grup i strukturuar kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillte në Shqipëri, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Vihet në pranga një anëtar i grupit, shpallen në kërkim 2 organizatorët dhe procedohen penalisht 7 shtetase nga Kina. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm”, i cili u zhvillua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Në kuadër të këtij operacioni: u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”; u shpallën në kërkim shtetasi kinez G. L., 47 vjeç, njëri prej organizatorëve të grupit, dhe shtetasja kineze Y. Zh., 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë. Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aksidenti BERAT- Një aksident është regjistruar mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja mësohet...
GJKKO TIRANË- Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar 27 pasuri të Kreshnik Budlla e Erneo ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashiko...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri thotë se hetimi ndaj inceneratorit të Tiranës ka qenë i ngadaltë dhe kaotik....
Klodiana Lala TIRANË- Në hetimet që po zhvillohen në Greqi duke u përdorur edhe bisedat në SKY ECC, ka rezultuar se jan&...
Foto nga emisioni TIRANA- Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simak...
Ola Xama TIRANË- Gazetarët Ola Xama, ka folur për hetimet ndaj personave të akuzuar për inceneratorin e Tiranës. Xama e ...
Foto nga emisioni TIRANA- Pamja e këngetares Parashqevi Simakut e publikuar të premten bëri bujë gjatë këtyre ditëv...