1 Qershor 2022, 12:13
Nga DOSJA
Foto ilustruese
LEZHË- Afganët e strehuar në Shëngjin kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata kërkojnë mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit të tyre në vend. Afganët pretendojnë se një nga 5 organizatat të cilat financojnë qëndrimet e tyre në Shqipëri, nuk kanë paguar detyrimet e hotelit, ku ato qëndrojnë që prej muajit janar.
Për kërkesën e tyre është kërkuar ndihma e shtetit pasi asnjë nga organizatat nuk ka marrë përsipër shpenzimet. Afganët thonë se nuk e dinë cila është e ardhmja e tyre.
“Ne jemi këtu prej shumë muajsh, ndërsa nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë do të ndodhe me ne për të ikur në SHBA, ose në Kanada. Një organizatë nuk ka paguar prej disa muajsh. Ne jemi me familjet këtu ne kemi fëmijë, dhe na duhen edhe medikamente të ndryshme, nuk e dimë çfarë do të bëhet me ne,"- thotë një grua afgane.
Bledar Shima, administratori i resortit ka pranuar problemin financiar me një prej shoqatave që nuk paguan prej janarit për akomodimin e këtyre shtetasve, por ka përjashtuar mundësinë e nxjerrjes së tyre në rrugë.
“Kemi një problem financiar me një prej fondacione dhe po bashkëpunojmë që të gjejmë një rrugë të përbashkët për pagesën, por nuk kemi marrë asnjë vendim për t’i nxjerrë forcërisht. Pagesat nuk janë bërë prej janarit,”- ka bërë me dije administratori i resortit.
Rreth 2,400 afganë erdhën në muajin gusht në Shqipëri, 1,500 prej tyre në Shëngjin pjesa tjetër në Durrës. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me Kanadanë u ofruan të strehojnë bashkëpunëtorët afganë të amerikanëve, strehim për një kohë të pacaktuar.
Akomodimi i afganëve në Shqipëri mundësohet nga rreth 12 organizata amerikane për të cilat disa prej afganëve kanë punuar dhe në Afganistan si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, NED, Vital Voices etj… Shumë janë larguar, shumica janë ende në pritje të daljes së vizave me destinacion final, SHBA ose Kanada.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
1 Qershor 2022, 11:55
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Terni të Italisë, i cili merrej me shpërndarje droge. Lëvizj...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 11:08
Bashkim Osmani
GJERMANI- Bossi shqiptar i drogës, Bashkim Osmani u lirua nga burgu në mbrëmjen e së martës, më 31 maj, pasi ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 11:13
Qytetarja
TIRANË- Qytetarët janë kundër vendimit të qeverisë për heqjen e qeseve plastike. Për 'News24', gratë...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 11:07
Policia Gjirokaster
TIRANË- Drejtuesi i mjetit i cili la ditën e djeshme një të vdekur në aksin Gjirokastër-Kakavijë &eu...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 10:43
Qese
TIRANË- Nga sot nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri. Të gjithë pyesin se si do të...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 10:41
Sali Berisha dhe Liri Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur, i shoqëruar nga bashkëshortja e t...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 10:38
Policia Tirane
TIRANË- Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet për mashtrim. Gruaja me inicialet V. G...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 10:38
Orges Bilbili
TIRANË- Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 10:34
Arben Kraja
DW: Z.Kraja, para pak ditësh ka pasur një operacion të rëndësishëm nga SPAK, në bashkëpunim me Drejtori...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 10:25
Ambulance
TIRANË- Leze Qosa u gjet e pajetë ditën e djeshme në periferi të qytetit të Shkodrës. Trupi i pajetë ndod...