LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i masakrës së Mejës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mungojnë të akuzuarit, nuk vihen në dispozicion të autoriteteve të Kosovës

Ky krim ndodhi në prill të vitit 1999, kur u vranë 370 shqiptarë të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

16 Qershor 2025, 10:11 Nga M.B
Rasti i masakrës së Mejës në Gjykatën Themelore në
Një ceremoni përkujtimore te varrezat në Mejë. Prill, 2021.

KOSOVA- Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat tjerë në rajonin e Gjakovës mbahet të hënën, më 16 qershor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky krim ndodhi në prill të vitit 1999, kur u vranë 370 shqiptarë të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

Aktakuza, e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona, ndër të cilët i dyshuari kryesor është Momir Stojanoviç, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviç “Frenki”, komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), e formuar nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Serbisë në fillim të viteve ’90; Sreten Çamoviç, ish-shef i Sigurisë; Verolub Zhivkoviç, ish-shef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës; Illija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të Parashutiste, dhe Dragan Zhivanoviç, ish-komandant i Brigadës së 52-të Raketore të Artilerisë.

Në mesin e të akuzuarve për krimet në Mejë dhe fshatrat tjerë përreth Gjakovës janë edhe zyrtarë të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët akuzohen për planifikimin dhe zbatimin e operacionit “Reka”, gjatë të cilit u vranë 370 civilë shqiptarë.

Ata akuzohen për vrasje, dhunë fizike dhe seksuale, tortura, plaçkitje dhe dëbim etnik të shqiptarëve. Gjyqi në Prishtinë mbahet në mungesë të të akuzuarve, pasi ata nuk janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Kosovës. Prokurorja Drita Hajdari, tani në pension, ka deklaruar më herët se rasti i Mejës është trashëguar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili në vitin 2013 ka hapur hetimet ndaj 18 personave.

Ajo ka bërë të ditur se, pas marrjes së lëndës në fund të vitit 2018, prokurorët vendorë kanë vazhduar dhe zgjeruar hetimet edhe ndaj 35 personave të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të akuzuarve në këtë rast në 53. Në raportin e EULEX-it për monitorimin e sundimit të ligjit, të publikuar në nëntor të vitit 2024, thuhet se aktakuza për krimet në Mejë është rast me përparësi të madhe dhe se përfshin një doktrinë të ndërlikuar ligjore të përgjegjësisë komanduese.

“Për herë të parë trajton edhe shfarosjen e fshatrave të tërë - gjë që e rrit edhe më tej kompleksitetin e saj”, thuhet në raport.

Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, thotë se krimi në Mejë nuk është sqaruar kurrë mjaftueshëm për t’u sjellë drejtësi viktimave dhe për të kontribuar në vendosjen e drejtësisë pas luftës në Kosovë. Ajo shton se shumica e trupave të të vrarëve në Mejë dhe në fshatrat përreth, pranë Gjakovës, janë zhvarrosur nga varret masive në kompleksin e policisë në Batajnicë, por se 15 persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kandiq thotë se para Gjykatës së Hagës janë paraqitur dhe vërtetuar prova të shumta, të cilat u kanë mundësuar autoriteteve gjyqësore në Serbi t’i fillonin procedurat dhe ta ndiqnin penalisht krimin më të madh në Kosovë, në mënyrë që përgjegjësit të ndëshkoheshin.

Por kjo, siç thotë ajo, nuk ka ndodhur kurrë. Fondi për të Drejtën Humanitare, shton Kandiq, ka iniciuar rastin e Momir Stojanoviqit, të dyshuarit kryesor për krimet në Mejë, në vitin 2015, dhe më pas, sipas saj, prokurori i EULEX-it ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, po atë vit. Ajo thotë se Fondi për të Drejtën Humanitare i ka kërkuar Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi t’i niste hetimet, por se përgjigjja ka qenë “zhgënjyese” - se Momir Stojanoviç “nuk figuron në dokumentacionin dëshmues”.

“Krimi është i tmerrshëm, krimi është më i madhi [në Kosovë]. Vetëm përfaqësuesit më të lartë të Korpusit të Prishtinës të Armatës së Tretë janë mbajtur përgjegjës për atë krim, por ekziston një listë shumë e gjatë e atyre që i përkasin atij rangu oficerësh, me pozicione të rëndësishme... dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës”.

“Të gjithë janë në Serbi, disa prej tyre janë në pension, por të gjithë janë në Serbi, të mbrojtur nga përgjegjësia penale, sepse nuk ka vullnet politik për t’i ndëshkuar, sidomos ato krime në Mejë, Korenicë dhe fshatra të tjerë pranë kufirit me Shqipërinë”, thotë Kandiç.

Gjykimi në mungesë në Kosovë është mundësuar me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në vitin 2022, por vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit. Megjithatë, Kodi i Procedurës Penale përcakton se personat që gjykohen në mungesë, për shkak se autoritetet nuk kanë arritur të sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitt 2025, janë ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Aktgjykimi i parë në mungesë u dha në dhjetor të vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile, të kryera midis janarit dhe majit të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimjes në Kosovë. Kandiç vlerëson se “kur politika e zëvendëson ligjin, atëherë nga drejtësia penale kemi gjykime në mungesë”.

“Për ata që nuk janë të disponueshëm, për ata që janë në Serbi, jeta e mëtejshme do të jetë e tillë që nuk do të mund të lëvizin askund, jashtë Serbisë, sepse do të arrestohen. Sa i përket drejtësisë, lind pyetja nëse gjyqësori i Kosovës do të jetë në gjendje t’i provojë krimet kundër të të gjithë të akuzuarve, nëse gjyqi do të duket si një forum ku do të dëgjohen vetëm rrëfimet e viktimave, pa asnjë komunikim me autoritetet gjyqësore të Serbisë”, thotë Kandiç.

Ajo shton se gjykimet në mungesë nuk sjellin drejtësi, nëse nuk ka bashkëpunim institucional midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të gjejë një zgjidhje për këtë bashkëpunim brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, “në mënyrë që të ngrihen aktakuza të dokumentuara dhe me cilësi të lartë dhe që mund të çojnë në rezultate efektive në praktikë”.

Në të kundërtën, thekson Kandiq, gjykimet në mungesë nuk do të sjellin ndryshime të mëdha, përveç faktit se edhe Kosova, edhe Serbia do t’i mbrojnë qytetarët e tyre të dënuar për krime lufte. Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se gjykimet për krime lufte në mungesë “shkojnë kundër standardeve evropiane për gjykime të drejta”, sepse të akuzuarit nuk janë në gjendje ta mbrojnë veten. Në proceset gjyqësore në mungesë në Kosovë, të akuzuarit përfaqësohen nga avokatë të caktuar me detyrë zyrtare.

“Për ne, ky nuk është gjyq i drejtë”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se vendimet në mungesë janë “drejtësi e rreme” për viktimat ose anëtarët e familjeve të tyre, të cilët, fillimisht, mund të ndihen të lehtësuar, por, me kalimin e kohës, do të mbeten të zhgënjyer, pasi të dënuarit do të vazhdojnë të jenë të lirë.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri më 1999, janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim./ REL

masakra e mejes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet