LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti, vlerësimi i ndikimit në mjedis për projektet e energjisë mbetet i dobët

Konkretisht në raportin vjetor që analizon ecurinë e përafrimit ligjor sipas disa fushave, Sekretariati shprehet se janë hedhur disa hapa por avancimi i tyre ka qenë i ngadaltë.

19 Dhjetor 2025, 07:22 Nga DOSJA

Raporti, vlerësimi i ndikimit në mjedis për projektet e

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vëren se Shqipëria duhet të përmirësojë kuadrin ligjor sa i takon vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet që zbatohen dhe kjo përfshin dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore ne këtë rast kriteret e certifikimit të ekspertëve.

Konkretisht në raportin vjetor që analizon ecurinë e përafrimit ligjor sipas disa fushave, Sekretariati shprehet se janë hedhur disa hapa por avancimi i tyre ka qenë i ngadaltë.

“Shqipëria ka nisur hartimin e rregullave dhe procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) në një kontekst ndërkufitar, siç kërkohet nga neni 7 i Direktivës së VNM-së. Gjithashtu është raportuar progres në lidhje me krijimin e një skeme certifikimi për ekspertët e VNM-së. Megjithatë, kjo skemë mbetet e vonuar dhe e papërfunduar, ndërsa kriteret për certifikimin e ekspertëve të VNM-së, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor ende nuk janë plotësisht të përcaktuara, duke dobësuar kuadrin institucional të nevojshëm për zbatimin efektiv të Direktivës së VNM-së” thuhet në raport.

I njëjti parashtron se nuk janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të adresuar mangësitë e evidentuara në Raportet e mëparshme të Zbatimit të Sekretariatit. Si rezultat, sipas raportit, Shqipëria vazhdon të jetë në mospërputhje me nenet 8 dhe 8a të Direktivës së VNM-së. Ligji aktual për VNM-në mbetet i pamjaftueshëm, pasi nuk kërkon që vendimet për dhënien e lejes së zhvillimit të përfshijnë përfundimin e arsyetuar të VNM-së, kushtet mjedisore, masat zbutëse dhe detyrimet për monitorim. Për më tepër, kriteret e përzgjedhjes (screening) nuk janë në përputhje me Aneksin III të Direktivës së VNM-së.

“Shqipëria ka raportuar se VNM-ja është e integruar në sistemin “one-stop-shop” për dhënien e lejeve të ndërtimit. Kapacitetet institucionale për kryerjen e VNM-ve mbeten të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të siguruar një proces të harmonizuar për VNM-në dhe vlerësimet e tjera të lidhura (vlerësimi i biodiversitetit/vlerësimi i përshtatshëm dhe vlerësimi i ndikimit në ujëra).

Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria ka raportuar mbi 50 VNM për projekte energjetike, kryesisht për projekte fotovoltaike dhe hidroenergjetike, si dhe një park të madh eolik me kapacitet 120 MË. Sekretariati ka marrë një ankesë lidhur me procedurën e VNM-së për termocentralin me kapacitet 170 MË në Roskovec. Shqetësimet vazhdojnë në lidhje me projektet hidroenergjetike në lumenjtë Vjosë dhe Valbonë, si dhe për projektin e Skavicës” thuhet në raport.

Sekretariati nënvizon se Direktiva për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM/SEA) është transpozuar kryesisht në legjislacionin kombëtar, por zbatimi i saj mbetet i pamjaftueshëm. “Rishikimi i planifikuar i Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NEKP/NECP), i cili duhet të përfshijë një raport të përditësuar të VSM-së për të siguruar integrimin e plotë të konsideratave mjedisore, ishte parashikuar për këtë periudhë raportimi, por është shtyrë sërish, pa një udhërrëfyes të qartë se kur do të realizohet rishikimi” thuhet në dokument./MONITOR

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet