LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti vjetor për 2025/ SPAK: Vrasjet me pagesë janë të lidhura me hakmarrje! Trafiku i armëve i lidhur me rrjetet e trafikut ndërkombëtar

Veprimtaria e këtyre grupeve përfshinte: ekzekutime me armë zjarri, shpërthime të automjeteve me eksploziv, tentativa për eliminimin e kundërshtarëve, fshehje të kufomave dhe sigurimin e mjeteve materiale.

9 Mars 2026, 16:36 Nga E.d
Raporti vjetor për 2025/ SPAK: Vrasjet me pagesë
SPAK

TIRANË- SPAK ka bërë me dije se përmes raportit të tij vjetor për vitin 2025 se vrasjet me pagesë janë të lidhura me hakmarrje dhe konflikte mes grupeve kriminale. Raporti thotë se struktura operative e këtyre grupeve ishte hierarkike, ku drejtuesit koordinonin planifikimin e ekzekutimeve dhe anëtarët siguronin ekzekutorë. Veprimtaria e këtyre grupeve përfshinte: ekzekutime me armë zjarri, shpërthime të automjeteve me eksploziv, tentativa për eliminimin e kundërshtarëve, fshehje të kufomave dhe sigurimin e mjeteve materiale.

Sipas raportit trafiku i armëve vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, sidomos kur grupet kriminale të përfshira në këtë aktivitet janë të lidhura me rrjetet e trafikut ndërkombëtar. Një nga rastet e provuara nga SPAK ilustron qartë tipologjinë dhe sofistikimin e këtyre grupeve.

Hetimet zbuluan se, një grup i tillë kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar logjistike dhe operacionale për të dërguar armë në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ambiente në periferi të Tiranës shërbenin për fshehjen e armëve brenda pjesëve të mobilieve, ndërsa anëtarët e grupit kriminal siguronin që ato të mbeteshin të padukshme për kontrollet policore dhe doganore.

Pjesë nga raporti

VRASJET

Hetimet e përbashkëta me autoritetet ndërkombëtare kanë dokumentuar se, vrasjet e sofistikuara përbëjnë një aktivitet tjetër karakteristik të disa grupeve kriminale shqiptare, të procedura gjatë këtij viti. Shpesh, vrasjet me pagesë ishin të lidhura me hakmarrje dhe konflikte mes grupeve kriminale. Struktura operative e këtyre grupeve ishte hierarkike, ku drejtuesi koordinonin planifikimin e ekzekutimeve dhe anëtarët siguronin ekzekutorë, armë, dhe mjete eksplozive për realizimin e krimeve. Veprimtaria e këtyre grupeve përfshinte: ekzekutime me armë zjarri, shpërthime të automjeteve me eksploziv, tentativa për eliminimin e kundërshtarëve, fshehje të kufomave dhe sigurimin e mjeteve materiale.

Një aspekt i veçantë i hetimeve ka qenë dokumentimi i lidhjes mes vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave të përftuara nga aktiviteti i trafikut të drogës, që vinte kryesisht nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Shqipërisë. Paratë përdoreshin për pagesa për ekzekutorët, blerje armësh, investime në sektorin e pasurive të patundshme dhe aktivitete private tregtare. Hetimet evidentuan gjithashtu, përdorimin e komunikimeve të koduara për planifikimin e ekzekutimeve, paralajmërimet për kontrolle dhe koordinimin logjistik. Grupet kriminale kryenin veprime të koordinuara në kohë dhe vend të caktuar, duke rrezikuar jo vetëm jetën e kundërshtarëve, por edhe atë të personave të pafajshëm, që ndodheshin në vendngjarje.

TRAFIKU I ARMËVE

Trafiku i armëve vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, sidomos kur grupet kriminale të përfshira në këtë aktivitet janë të lidhura me rrjetet e trafikut ndërkombëtar. Një nga rastet e provuara nga SPAK ilustron qartë tipologjinë dhe sofistikimin e këtyre grupeve. Hetimet zbuluan se, grupi kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar logjistike dhe operacionale për të dërguar armë në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ambiente në periferi të Tiranës shërbenin për fshehjen e armëve brenda pjesëve të mobilieve, ndërsa anëtarët e grupit kriminal siguronin që ato të mbeteshin të padukshme për kontrollet policore dhe doganore. Për të shmangur zbulimin, grupi përdorte dokumente dhe gjeneralitete të rreme gjatë transportit dhe dorëzimit të armëve, duke e mbajtur aktivitetin nën kontrollin e plotë të organizatorëve.

Struktura organizative e grupit ishte e ndarë në dy nëngrupe të qarta, njëri vepronte në Shqipëri dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar. Nëngrupi shqiptar ishte përgjegjës për mbledhjen, fshehjen dhe transportin e armëve, ndërsa nëngrupi i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar merrej me pritjen dhe shpërndarjen e tyre. Bashkëpunimi mes nëngrupeve garantonte suksesin e veprimeve dhe të organizimit dhe shmangien e kapjes nga agjencitë ligjzbatuese. Çdo anëtar kishte role të qarta dhe të ndara, duke përfshirë drejtimin, mbikëqyrjen, transportin, pritjen dhe sigurimin e armëve gjatë gjithë zinxhirit të trafikut./Dosja.al

spak raport 2025

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet