LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i OKB-së: Grupet shqipfolëse janë bërë lojtarë të mëdhenj në tregun e kokainës në Europë

Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarë të mëdhenj në tregun e kokainës në Europë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të diasporës shqiptare, si dhe shpesh duke bashkëpunuar me grupet kriminale italiane.

17 Mars 2023, 07:11 Nga A.B

Raporti i OKB-së: Grupet shqipfolëse janë bërë

“Raporti global i Kokainës 2023”, një publikim i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin (UNODC) e ka vënë theksin ndër të tjera në rritjen e rolit që kanë grupet shqipfolëse në trafikun global të kokainës.

Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarë të mëdhenj në tregun e kokainës në Europë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të diasporës shqiptare, si dhe shpesh duke bashkëpunuar me grupet kriminale italiane.

Sipas autoriteteve italiane, rritja e trafikut të kokainës në Europën Juglindore, sinjalizon konsolidimin e mëtejshëm të organizatave kriminale ballkanike, të cilat janë në gjendje të krijojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi si me grupet kriminale në vendet prodhuese, ashtu edhe me trafikantët europianë.

Grupet kriminale shqiptare dhe nga vendet e tjera ku flitet shqip, kanë zgjeruar ndikimin e tyre nëpër Europë. Shkak për këtë mendohet të jetë ndihma nga rrjeti i madh i diasporës, shoqëruar me emigrimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 – 1999.

Sipas autoriteteve italiane, ky rrjet ka kontribuar në vendosjen e marrëdhënieve fitimprurëse me grupet kriminale në vendet e tjera, si dhe ka lejuar grupet shqiptare të depërtojnë në tregje të ndryshme të paligjshme nëpër Europë.

Grupet e krimit të organizuar italian, veçanërisht ‘Ndragheta por edhe Camorra, dhe grupet shqipfolëse, menaxhojnë rrjete të gjera ndërkombëtare, për të orkestruar importin e kokainës në Itali, shpeshherë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Raporti e vë theksin dhe në rolin që kanë grupet shqipfolëse në shtetet e tjera të Europës. “Grupet shqipfolëse kryejnë shitje me shumicë të kokainës në shumë pjesë të Europës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë.

Duket se ata mund të menaxhojnë rrjetet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë Europën, me një shkallë të lartë koordinimi ndërkombëtar, përveç krijimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine”.

Nga Holanda, kokaina shpërndahet më tej në vendet e tjera europiane, dhe grupet shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, veçanërisht në trafikun drejt Italisë dhe Shqipërisë.

Destinacioni i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar, ku është vlerësuar se grupet shqiptare ushtrojnë një kontroll të konsiderueshëm në tregun e drogës, furnizohet gjithashtu në një masë të madhe përmes anijeve të mallrave, që arrijnë në portet në juglindje të MB, nga portet europiane të afërta, si ato në Holandë dhe Gjermani.

Irlandë, ndërsa tregu i kokainës ende kontrollohet gjerësisht nga grupet irlandeze, krimi i organizuar shqiptar ka nisur të marrë rëndësi në vend, edhe pse ende nuk ka prova konkrete për aktivitetin e tyre.

Greqi, të dhënat e konfiskimeve sugjerojnë se, duke filluar nga 2019, ka pasur sasi në rritje kokaine. Brazili dhe Ekuadori janë përmendur në mënyrë të përsëritur nga Greqia si vende nisjeje. Disa dërgesa bëjnë një ndalesë në portet e tjera europiane, përpara mbërritjes në Greqi, nga ku droga zakonisht udhëton nëpër vendet e Ballkanit për në pjesën tjetër të Europës.

Për shembull, sipas raportimeve të mediave, në mars 2022, 100 kg kokainë u sekuestrua nga një ngarkesë me banane në portin e Selanikut, në një anije që mbërriti nga Malta. Në qershor 2022, katër shtetas britanikë u arrestuan në Selanik për trafikun e 300 kg kokainë, të gjetura gjithashtu në një ngarkesë me banane.

Mësohet se droga do të shpërndahej në vende të tjera europiane dhe Australi. Para mbërritjes në Selanik, droga ishte transportuar në rajonin italian të Kalabrisë, që sugjeron përfshirjen e ‘Ndragheta-s.

Përveç kësaj, rrjetet bullgare duket se janë aktive në portet greke, duke infiltruar biznese të ligjshme dhe duke përdorur kompani të rreme, për të marrë dërgesa nga Amerika Latine, ndërsa besohet se shqiptarët sigurojnë transportin e kokainës drejt Bullgarisë dhe Serbisë.

Dërgesat e kokainës në Shqipëri përmes bananeve, qymyrit, karkalecave, kamionëve të tonazhit të rëndë

Raporti thekson se ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në pritjen e dërgesave nga Europa Perëndimore, sidomos në portet e Belgjikës dhe Holandës, kokaina mbërrin në Shqipëri edhe nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sekuestrimet e kokainës në Shqipëri janë rritur shumë që nga viti 2018, të nxitura nga sekuestrime të mëdha individuale në port, 613 kg në 2018 dhe 137 kg në 2019. Këto kapje mendohet të jenë arritur nëpërmjet bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë italiane dhe kosovare.

Në maj 2021, një sekuestrim prej 400 kg kokainë nga Policia e Kosovës, në një ngarkesë mishi nga Brazili, reflekton lidhjen midis trafikantëve italianë dhe të Ballkanit, pasi dërgesa kishte ardhur nga porti Gioia Tauro, në Italinë jugore, përpara se të shkonte në Durrës dhe më pas në qytetin Lipjan në Kosovë.

Sipas raportimeve të autoriteteve shqiptare, ditët e sotme ka më pak gjasa që kokaina të kapet në kontenierë; droga ka më shumë mundësi të transportohet brenda arkave të bananeve.

Raporti ka zbuluar mënyra të tjera të transportit, janë ngarkesat e karkalecave nga Ekuadori dhe qymyri. Autoritetet shqiptare përmendën gjithashtu një mënyrë të re trafikimi: kokaina transportohet në automjete të tonazhit të rëndë, të dërguara nga Italia në Shqipëri me anije, me qëllim për të shkuar në vende të tjera të Bashkimit Europian nëpërmjet Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Bandat e krimit të organizuar në Ballkan, duket se përdorin gjithashtu lidhjet e tyre për të siguruar shitje me shumicë jo vetëm në Europë, por edhe në tregje të tjera fitimprurëse si Azia dhe Oqeania, ku ata mendohet se bashkëpunojnë me grupet vendase të krimit të organizuar, për shpërndarjen e drogës, thekson raporti./MONITOR

raporti global i kokainës 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet