LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i KE-së për Shqipërinë, DW: Zbatimi i ligjit është për të dëshiruar në disa sektorë

Komisioni Europian: Korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha degët e pushtetit qëndror dhe atij lokal dhe përbën një shqetësim serioz në rrugën e saj drejt hyrjes në BE.

2 Gusht 2023, 20:48 Nga Ani Ruci
Raporti i KE-së për Shqipërinë, DW: Zbatimi i ligjit
Para

TIRANË- Raporti i sapopublikuar i Komisionit Evropian “Shqipëria Screening 2023” paraqet vlerësimin e tij për situatën në Shqipëri pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve Shqipëri-BE lidhur përparimin drejt standardeve që kërkon anëtarësimi, që nga hapja e negociatave në korrik 2022.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian (KE) Shqipëria paraqitet me një përgatitje të moderuar dhe me përputhje të pjesëshme të legjislacionit të saj me atë të BE në disa sektorë dhe në nivel të lartë në sektorë të tjerë ku lë për të dëshëruar zbatimi i ligjeve.

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë i paklasifikuar si krim i rëndë

“Kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë për anti-korrupsionin është pjesërisht në përputhje me legjislacionin e BE. Masat kundër korrupsionit vazhdojnë të kenë, në përgjithësi një ndikim të kufizuar në sektorë te tillë të cënueshëm si infrastruktura publike, kadastra, të drejtat pronësore, doganat, taksat, administrate publike, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat Partneritet Publik-Privat. Ndaj zyrtarëve të lartë ka patur disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion, por deri më tani asnjë dënim nuk i është referuar klasifikimit të akteve të korrupsionit si krim i rëndë”, theksohet në raportin e KE.

“Shqipëria është pjesërisht në linjë me direktivën e BE, të Parlamentit dhe të Këshillit Evropian për luftën kundër mashtrimit”, thuhet në raport.

“Ekzistojnë dispozita për sekuestrimin dhe konfiskimin e fitimeve të ardhura nga një vepër penale. Shqipëria do të duhet të zbatojë plotësisht direktivën e BE për ngrirjen dhe konfiskimin e instrumenteve dhe produkteve të krimit, të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit dhe integritetin e zyrtarëve publikë, sidomos atyre të nivelit të lartë,” rekomandon KE në raportin e sipërpërmendur.

KE vlerëson që përparimi i Shqipërisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivel të lartë nuk është vendimtar.

“Duhet të arrihet një histori solide në luftën sistematike kundër korrupsionit, veçanërisht. të atij në nivel të lartë, duke përfshirë konfiskimin përfundimtar të aseteve. Sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale që rezultojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin është ende mjaft i kufizuar. Shumat e pasurisë së sekuestruar nuk pasqyrohen në shumat e konfiskuara. Progres është bërë në masën e procedurave të konfiskimit por pa dënim sipas ligjit Anti-Mafia. Rezultatet për sekuestrimin dhe konfiskimin jashtë vendit gjithashtu duhet të përmirësohen,” i rekomandon KE Shqipërisë..

SPAK-u duhet të forcohet dhe konsolidohet

Që kjo të arrihet KE rekomandon forcimn dhe konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe njerëzore të Strukturës së Posacme Anti-Korrupsion,(SPAK) dhe Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKK).

“SPAK duhet të ketë një qasje proaktive për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Shqipëria duhet të sigurojë që SPAK të ketë akses në të gjitha bazat e të dhënave perkatese dhe bashkëpunim mes prokurorëve, hetuesve dhe autoriteteve shtetërore për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin. SPAK ka nevojë për një sistem modern të menaxhimit të çështjeve dhe mbledhjen elektronike të të dhënave, që aktualisht bëhet manualisht,” thekson KE.

Sipas vlerësimit të KE, edhe pse janë dhënë disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë “ka mospërputhje midis numrit të hetimeve dhe numrit të dënimeve përfundimtare”.

“Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit,” vë në dukje KE..

Kadastra – pa masa efektive kundër korrupsionit

E drejta e pronës edhe pse e sanksiunar në Kushtetutë për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të Shqipërisë mbetet ende në letër, e parealizuar në praktikë. KE në raportimin e tij “Shqipëria -Screening 2023″ ndalet tek roli që luan korrupsioni në Kadastra në mohimin e të drejtës së pronësisë.

Situata e rënduar lidhur me të drejtën e pronës paraqitet përmes të dhënash alarmante të tilla si 7 mijë kërkesa të pashqyrtuara për kthimin e pronës tek pronarët dhe 4 mijë vendime të pazbatuara të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku qytetarët e Shqipëridë kanë ҫuar ҫështjet e tyre të pronës, kur gjykatat vendase me vendimet e tyre kanë shkelur të drejtën e pronësisë. Rreth 500 mijë prona figurojnë te paregjistruara dhe 80 përqind e të dhënave për pronat e regjistruara janë të pasakta.

“Ka shqetësime për raportime lidhur me korrupsionin në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Kjo agjensi duhet të adresojë urgjentisht korrupsionin dhe parregullsi të tjera që lidhen me regjistrimin e pronave dhe të vendosë standarde të larta të transparencës. Shqipëria duhet të sigurojë që të respektohet e drejta për një gjykim të drejtë dhe zgjidhje efektive të së drejtës së pronësisë, ” thekson KE.

Trafikimit të qenieve njerëzore

KE konstaton që qytetarët e Shqipërisë trafikohen në vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE për shfrytëzim seksual, punë dhe kriminalitet të detyruar.

“Fëmijët e vendosur në institucione dhe fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian janë veçanërisht të cenueshëm ndaj trafikimit” thekson raporti.

Sipas KE identifikimi i viktimave të mundshme brenda territorit shqiptar apo ndër emigrantët që hyjnë në vend është i pamjaftueshëm. Korniza e përmirësuar legjislative për viktimat, ende nuk është zbatuar. Numri i dënimeve përfundimtare për trafikim të qenieve njerëzore është shumë i ulët dhe Shqipërisë i nevojitet një historik në këtë fushë, thekson raporti.

Procesi i screening për Shqipërië dhe Maqedoninë e Veriut filloi menjëherë pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Këshillit Europian dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet në korrik të vitit të kaluar.

Marrë nga DW

dw shqipëria screening 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet