LIVE UPDATES
Aktualitet

"“Ramaforma”, afera më e madhe korruptive"/ Blushi: Komision hetimor për “McGonigal” dhe për bllokimin e hetimeve nga SPAK

Sipas blushit më tronditese janë dëshmitë e dhëna para autoriteteve amerikane nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal.

9 Shtator 2025, 14:53 Nga E. D
"“Ramaforma”, afera më e madhe korruptive"/ Blushi:
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar se reforma në drejtësi e shndërruar totalisht në “Ramaformë” është një nga aferat më të mëdha korruptive që ka ndodhur në vendin tonë.

Gjatë një deklarate Blushi thekson se kapjen e drejtesisë e vërtetojnë veprimet e saj të njëpasnjëshme, që vulosin shndërrimin e drejtësisë në një vegël të Edi Ramës për goditjen e kundërshtarëve politikë dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së korrupsionit të tij. Sipas blushit më tronditese janë dëshmitë e dhëna para autoriteteve amerikane nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal.

Deklarata e Plotë e Blushit: 

Reforma në drejtësi e shndërruar totalisht në “Ramaformë” është një nga aferat më të mëdha korruptive që ka ndodhur në vendin tonë dhe që ka rrëmbyer pushtetin e drejtësisë. Kapjen e drejtesisë e vërtetojnë veprimet e saj të njëpasnjëshme, që vulosin shndërrimin e drejtësisë në një vegël të Edi Ramës për goditjen e kundërshtarëve politikë dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së korrupsionit të tij. Por edhe më tronditese janë dëshmitë e dhëna para autoriteteve amerikane nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal.

Akoma me shokuese janë dëshmitë e pohuara së fundmi në media nga ish-partnerja e tij, e cila konfirmon publikisht se “McGonigal donte të futej te pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës”. Këto dëshmi tronditëse, të konstatuara edhe në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, faktojnë ndërkombëtarisht shpërfytyrimin kriminal të institucioneve të shtetit shqiptar nga Edi Rama, për pasurim të paligjshëm të tij dhe ortakëve mafiozë ndërkombëtarë si McGonigal dhe George Soros.

Është shumë e rëndësishme të kujtojmë se në atë periudhë kursi zyrtar i këmbimit të euros sipas Bankës së Shqipërisë luhatej nga 139.7 lekë në 137.4 lekë, ndërsa zhvlerësimi dramatik aktual në 96 lekë është një pasojë rrënuese e këtij pastrimi parash masiv te miliarda eurove. Per Ramen dhe hajdutetet e tij shqiptare dhe te huaj ishte periudha e artë e pasurimit në kurriz të popullit të më të varfër dhe më të vjedhur të kontinentit. Ky zhvleresim goditi rende vleren e remitancave me te cilat mbijetojne qindra mijra shqiptare si dhe rrenoi minra bisnese te ndershme dukeshkaktuar humbjen e mijra vende pune dheduke stimuluar shpopullimin.

Nëpërmjet Ramaformës në drejtësi dhe skemave mafioze të pastrimit të parave të pista të drogës u ndërtuan dhe u fuqizuan kartelet dhe bandat më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, që sot janë partnerët më të afërt elektorale të Edi Ramës, që i garantojnë atij pushtetin dhe penguan rotacionin politik në vend më 11 Maj, siç u evidentua edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Michael Gahler. Edhe pse me një kallëzim penal mbi tavolinë, me të gjitha provat e pakundërshtueshme të zbuluara nga partnerët amerikanë, me McGonigal pas hekurave, me një raport publik të Departamentit të Drejtësisë, me dëshmitë e vjetra dhe të reja që ulërasin çdo ditë edhe në mediat ndërkombëtare, SPAK qëllimisht dhe me vetëdije qëndron i heshtur, nuk administron asnjë provë dhe asnjë dëshmitar dhe as guxon ta thërrasë njëherë të vetme Edi Ramën për ta marrë në pyetje.

Heshtja kriminale e SPAK është kthyer në garanci për pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, në mburojë për korrupsionin dhe në themel të vazhdimësisë së “reformës në drejtësi si një mundësi e madhe” për regjimin që vijon të keqpërdorë drejtësinë e re si mjet për të goditur ne menyre mafioze opozitën dhe për të mbrojtur kriminelët pranë pushtetit. SPAK ka humbur realisht çdo kredibilitet dhe është sot thjesht nje paterice, që mban në këmbë një regjim kriminal, që ka kapur drejtësinë për të mbuluar krimet e veta. Çdo ditë që kalon pa veprim nga SPAK është një ditë që forcon bindjen se ky institucion nuk është më pjesë e drejtësisë, por aleate e Edi Ramës.

Nisja e hetimeve të thelluara mbi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në aferën McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri. Partia e Lirisë do të kërkojë me vendosmëri me nisjen e sesionit të ri parlamentar ngritjen e një komisioni hetimor për zbardhjen jo vetëm të aferës McGonigal por edhe të përgjegjësive të SPAK për mbulimin me qëllim të këtij skandali të paprecedent korrupsioni ndërkombëtar. Transparenca e plotë mbi marrëdhënien korruptive mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri dhe asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar për të fshehur të vërtetën dhe relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk do ta ndalojë nevojën për drejtësi.

edi r

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet