LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetarët shqiptarë po përgjohen nga pajisja DPI? Ekspertët: Problematik profilizimi, nuk kemi bazë ligjore! Ja të dhënat që marrin nga ne

Tek ekspertët ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.

7 Prill 2025, 21:25 Nga M.B
Qytetarët shqiptarë po përgjohen nga pajisja DPI? Ekspertët:
Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj

TIRANA- Qeveria shqiptare po përflitet se po përdor një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Tek ekspertët ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur në emisionin "Të Paekspozuarit", për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë. 

Kallanxhi tha se përdorimi i DPI ëhtë njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje, duke nënkuptuar përgjimin e çdo hapi gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike nga qytetarët. Nga ana tjetër ekspeti Semanaj tha se duhet bazë ligjore për vendosjen e këtyre pajisjeve dhe se ne nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Ai shtoi se më problematik është profilizimi i qytetarëve nga përgjimi.

Deklaratat e ekspertëve: 

Tomi Kallanxhi: Do ta shpjegoj me një metaforë se çfarë është Deep Packet Inspection. Imagjino një postier që i nis letër Yllit dhe postieri ka mundësi ta hapë ta lexojë dhe pastaj t’ja nisë sërish Yllit. 

Besmir Semanaj: Informacionet e para, denoncimin e parë e kam bërë në 29 mars. Ka ardhur nga kolegë që punojnë pranë ISP-ve dhe organizmave shtetërorë. Nuk u arrit mbyllja e Tik Tok dhe u vendos që të përdoret një DPI. Sebepi ishte Tik Tok por Tik Tok është minimalja që pajisja mund të bëjë. E para nga kush erdhi kërkesa? E dyta kush është institucioni shqiptar që ka dërguar pajisjet pranë ISP. Një pajisje kujton mbi 100 mijë euro, si është marrë? Institucionet shtetërore kanë deklaruar se janë instaluar 7 të tilla. Nëse janë donatorë, çfarë përfitimesh do të ketë donatori?

Vendosja e pajisjeve pa kuadër ligjor të fortë. Ka dy tipologji, shtetet autokrate, India, Kina Rusia, Irani. Pastaj kemi shtete demokratike, Franca, Britania, e me rradhë, por ka patur diskutim publik dhe ka patur forcim të bazës ligjore dhe rregulla se si do të procesohen të dhënat e qytetarëvë, pra përgjim në masë nuk lejohet, por mund të përdoret për sigurinë kombëtare.
Në Shqipëri, u desh mbi dy javë e gjysmë që të reagonin institucionet. Pranuan se janë vendosur, por me pretendimin që nuk përgjohen, por kjo nuk bëhet me betim. Duhet bazë ligjore. Nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Më problematik është profilizimi. Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me rradhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me rradhë. 
Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme... 

Tomi Kallanxhi: Sky ECC kishte një kod ID. Profilizimi këtu bëhet me një kod IMEI unik. Nëse ti ble telefonin në një dyqan, e ke të ruajtur.  Është njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje. Ju përmendët Britaninë e Madhe, por aty ka një problem me privatësinë. Nëse telefonat tonë Apple ruajmë në Cloud të dhënat, është end to end encryption, një siguri e lartë. Shteti britanik ka kërkuar Apple që ta heqë këtë sepse ka problem me krimin. I ka kërkuar të hiqen kodet e enkriptimit.

Besmir Semanaj: E dyta është censura, qeveria në çdo moment mund të bllokojë. Monitorimi normal bën thjesht që një përdorues po bën trafik, por nuk monitoron dot se çfarë program përdor, emrin e faqes dhe gjithë këto gjëra. DPI bën edhe censurimin, që me monitorim të thjeshtë nuk e bën dot, siç nuk arritën dot me Tik Tok. DPI bën degradim të shërbimit. Le të themi jemi të MCN live tani, me këtë bëhet degradimi dhe nuk realizohet programi. Është përdorur në Turqi, pas arrestimit të liderit të opozitës, për të mbyllur rrjetet sociale, për të mbyllur VPN që shmangte mbylljen dhe ngadalësimin e internetit në të gjithë Stambollin. Pra, një ndër bazat e DPI është censura. Shteti ka në dorë një arme pa leje. Për sa kohë nuk ka legjislacion… Ne kërkojmë që të ketë leje pastaj të blejnë armën. Ata e kanë instaluar armën, e kanë mbushur. Kemi edhe rastin e Iranit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite, ku bëhej monitorimi i të gjithë personaliteteve. Secili nga ne ka pika të dobëta, mund të jenë me një ves për bastet, për pijen, me një ves për pornografinë, mblidhej informacioni dhe përdorej për shantazhim. 

Tomi Kallanxhi: Më merr një shok me merak, përpra DPI më tha komishiu, sa trafik bën ti pas orës 10 të natës. Tani do ta di edhe çfarë bën ai gjatë natës.

Besmir Semanaj: Këto janë cilësitë komerciale që ofrohen për biznesin. Se çfarë mund të ofrohen për shtetet nuk e dimë. DPI mund të përdoret, si "man in the middle"  (ndërmjetësuar). I shtohen dhe pajisje të tjera dhe lexon mesazhet tona. Sa i përket trafikut të pa enkriptuar, e ka letër me shkrim dore, lexon çdo gjë. U desh dy javë e gjysmë që të pranonin instalimin e pajisjeve. E pranuan me një intervistë 45 sekonda dhe dezinformuan. Në deklaratën zyrtare thonë se nuk cënohet siguria dhe mbrohesh nga krimi kibernetik, por pas një viti do të hiqen. Pse duhet të hiqen për një vit kur janë të mira?

dpi tiktok

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet