LIVE UPDATES
Aktualitet

Qindra mijëra euro cash nga Moska, lëvizjet e dyshimta dhe zbulimi befasues i çiftit ruso-izraelit

Atij iu gjetën plot 250 mijë euro në xhupin që mbante veshur. Efim dhe Olga Riechman, bashkëshortja e tij ruse, u përzgjodhën në bazë të analizës së riskut për kontroll të detajuar.

26 Shkurt 2025, 21:37 Nga E. D
Qindra mijëra euro cash nga Moska, lëvizjet e dyshimta dhe zbulimi
foto ilustruese

TIRANË- Në 11 Mars të vitit 2018 Policia bëri një zbulim befasues gjatë kontrollit trupor ndaj një shtetasi izraelit të quajtur Efim Reichman.

Atij iu gjetën plot 250 mijë euro në xhupin që mbante veshur. Efim dhe Olga Riechman, bashkëshortja e tij ruse, u përzgjodhën në bazë të analizës së riskut për kontroll të detajuar.

Ata, udhëtonin nga Rusia, një vend i konsideruar jo miqësor ndaj Shqipërisë dhe aktiv në luftën hibride të spiunazhit. Një luftë që shpesh përdor krimin e organizuar me derivat pastrimin e parave.

“Ka pasur në Shqipëri tendenca nga vende jo mike për pastrimin e produkteve, me krime financiare përmes financimit terrorizmit apo trafiqeve, shpesh ka pasur ndikime të zbuluara nga organet, ka pasur ndikime dhe financime edhe në kuadër të spiunazhit që bëjnë këto vende jo mike me Shqipërinë”, u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.

“Ato kanë qenë shqetësim për faktin se shumë pak raste kanë qenë hetuar, mund të jenë më shumë sipas meje ku vende jo mike investojnë në Shqipëri agjenci të ndryshme duke justifikuar si agjenci imobliare, konsulencë, etj, që instalohen si kudo në botë për informacion dhe bashkëpunuar edhe me organe të shërbimeve”, u shpreh ish prokurori, Shkëlqim Hajdari.

Referuar dosjes hetimore, shtetasi izraelit dhe bashkëshortja e tij ruse deklaruan se shuma e madhe e parave të fshehura do të investohej në një biznes në sektorin e shëndetësisë.

“Sasinë e parave e kam tërhequr nga një bankë në Moskë, Rusi, me qëllim për të hapur një biznes për mjekësi në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Nuk isha i informuar se duhej deklaruar kjo shumë në doganën e Rinasit. Disponoj një dokument që e kam marrë në bankën e Moskës, kur tërhoqa sasinë e parave. Unë do të largohesha në drejtim të Izraelit dhe vlerën monetare do të depozitohen në një bankë në Tiranë”.

“Nganjëherë këto na përzihen, nuk janë thjesht grupe të krimit ndërkombëtar, eksponentë të bizneseve tradicionale që bëjnë edhe ekonomi formale, por edhe veprimtari agjenturore, nga vende jomiqësore me plane kundër Shqipërisë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Në fakt, nëse i referohemi dosjes hetimore, Reichman nuk thotë të vërtetën. Nga një kontroll në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se nuk ka asnjë biznes të çelur në emrin e tij apo të bashkëshortes. Për më tepër, ai është pyetur parapraksiht nga autoritetet nëse kishte shuma parash cash për të deklaruar, por kishte mohuar para kontrollit.

“I pandehuri Efim Reichman dhe bashkëshortja e tij Olga Reichman janë përgjigjur se nuk kishin shuma monetare apo mallrat ë tjerë për të deklaruar. Menjëherë pas këtij deklarimi nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe Shërbimeve Doganore është kryer kontrolli fizik trupor”./Top Channel

moske

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet