LIVE UPDATES
Aktualitet

"Qëndrimi i politikës monetare është konsistente", Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25%

Sejko gjatë fjalës së tij theksoi se qëndrimi i politikë monetare është konsistent, ndërsa presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve.

7 Shkurt 2024, 16:47 Nga N.F
"Qëndrimi i politikës monetare është konsistente",
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ditën e sotme deklaratë për mediat ku u shpreh se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin e 3.25%. Sejko gjatë fjalës së tij theksoi se qëndrimi i politikës monetare është konsistente, ndërsa presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve.

Më tej Sejko u shpreh se vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.5% në tremujorin e tretë të vitit të shkuar. 

“Inflacioni parashikohet të vijojë të reduktohet më tej gjatë vitit në vazhdim dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij. Ky reduktim do të pasqyrojë ecuri më të balancuar të kërkesës dhe të ofertës agregate në ekonominë vendase, si dhe reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në partnerët tanë tregtarë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%. Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve për inflacionin qëndron në kahun e sipërm. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve. Në çdo rast, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohen nga informacioni i ri, si dhe do të jenë konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori.

Fjala e plotë: 

Sot, në datën 7 shkurt 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë. Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë përgjithësisht në linjë me pritjet tona. Vëllimi i aktivitetit ekonomik vijon të qëndrojë në një trajektore rritëse, ndërsa inflacioni shënoi rënie të mëtejshme në tremujorin e katërt. Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka pasur një kontribut pozitiv në këtë tablo, nëpërmjet zbutjes së presioneve të brendshme inflacioniste dhe nxitjes së funksionimit normal të tregjeve të parasë.

Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Prodhimi, punësimi dhe pagat do të vijojnë të rriten në horizontin afatmesëm, ndërsa inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit. Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se ecuria e kushteve monetare do të mundësojë kthimin e inflacionit në objektiv brenda një horizonti kohor prej disa tremujorësh. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar prej 3.9% në tremujorin e katërt, me një rënie të lehtë kundrejt tremujorit paraardhës. Rënia e inflacionit u diktua nga ritmi më i ngadaltë i rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë, ndërkohë që çmimet e karburantit e të qirave erdhën në rritje dhe inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Në aspektin makroekonomik, rënia e inflacionit gjatë tremujorit të katërt pasqyroi rënien e presioneve të brendshme inflacioniste. Kjo rënie ka pasqyruar si efektin e bazës së lartë krahasuese të një viti më parë, ashtu edhe pasojat e normalizimit të deritanishëm të qëndrimit të politikës monetare. Nga ana tjetër, presionet e huaja inflacioniste erdhën në rritje gjatë tremujorit të katërt, pavarësisht forcimit të kursit të këmbimit, si pasojë e rritjes së shpejtë të çmimeve të produkteve energjetike në tregjet botërore.

Megjithatë, edhe pse në rënie, presionet e brendshme inflacioniste mbeten relativisht të larta dhe nuk janë ende në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Kjo ecuri diktohet nga kërkesa relativisht e lartë për mallra e shërbime, e cila mban të larta marzhet e fitimit, si dhe nga rritja e shpejtë e pagave, e cila përcillet më tej në kosto të rritura prodhimi.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.5% në tremujorin e tretë të vitit të shkuar. Të dhënat e disponuara sugjerojnë se rritja ekonomike do të qëndrojë në nivele të ngjashme edhe gjatë tremujorit të katërt.

Në ndryshim nga tremujorët paraardhës, rritja ekonomike gjeti një mbështetje më të lartë nga kërkesa e huaj dhe – në veçanti – nga rritja e shpejtë e sektorit të turizmit. Nga ana tjetër, konsumi dhe investimet private vijuan të rriten, por me norma më të ngadalta krahasuar me tremujorët paraardhës, ndërsa politika fiskale pati një kontribut neutral në rritjen ekonomike. Ky profil kërkese është pasqyruar në zgjerim të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që aktiviteti në sektorin e bujqësisë dhe të industrisë shënuan rënie.

Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime e ka shtyrë ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri është pasqyruar në rritjen e vazhdueshme të punësimit, në nivelet minimale historike të normës së papunësisë, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave në sektorin privat. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të mbështesë rritjen e konsumit në ekonomi, por – nga ana tjetër – ai mban të larta edhe presionet e brendshme mbi inflacionin.

Politika monetare ka pasur një rol të rëndësishëm në kontrollin e inflacionit dhe në ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm monetar e financiar të vendit. Normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare, i realizuar nëpërmjet rritjeve graduale të normës bazë të interesit, ka ndihmuar funksionimin normal të tregjeve të brendshme financiare. Ai është transmetuar në një rritje të përgjithshme të normave të interesit të depozitave dhe të kredive, duke krijuar premisa për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës për fonde në ekonomi, por i ka lënë kushtet e përgjithshme financiare në vend në pozita ende stimuluese.

Në përgjigje të kushteve stimuluese të ofertës dhe kërkesës së lartë për financim, kredia për sektorin privat u rrit me 10% gjatë vitit 2023. Kjo kredi ka mbështetur zgjerimin e konsumit dhe blerjen e apartamenteve nga familjet, ka financuar zgjerimin e investimeve nga bizneseve, si dhe ka plotësuar nevojat e tyre për mjete likuide. Në të njëjtën kohë, gjatë vitit 2023 është vënë re një përmirësim i strukturës së portofolit të kredisë, në formën e rritjes së ndjeshme të peshës së kredisë në lekë, dhe një përmirësim i cilësisë së saj, në formën e rënies së mëtejshme të treguesit të kredive me probleme, në nivelin 4.7%. Ky nivel është dhe minimumi historik i regjistruar që prej fillimit të pasojave të krizës financiare globale, në vitin 2008.

Përditësimi i parashikimeve sugjeron vijimin e trendeve pozitive ekonomike edhe në të ardhmen.

Ekonomia shqiptare do të vijë në rritje, e nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve. Rritja ekonomike do të ushqehet nga bilancet likuide të biznesit dhe familjeve shqiptare, nga besimi i tyre për të ardhmen, nga rritja e shpejtë e të ardhurave nga turizmi, si dhe nga zgjerimi i kreditimit, në pasqyrim të përqasjes pozitive të bankave ndaj kreditimit. Megjithatë, ritmi i rritjes ekonomike pritet të shënojë një ngadalësim të lehtë në vitin 2024, si pasojë e ambientit ende sfidues të huaj, dhe t’i rikthehet potencialit të tij në vitet në vijim.

Nga ana tjetër, inflacioni parashikohet të vijojë të reduktohet më tej gjatë vitit në vazhdim dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij. Ky reduktim do të pasqyrojë ecuri më të balancuar të kërkesës dhe të ofertës agregate në ekonominë vendase, si dhe reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në partnerët tanë tregtarë.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%;
të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%;
të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%.
Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve për inflacionin qëndron në kahun e sipërm. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve. Në çdo rast, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohen nga informacioni i ri, si dhe do të jenë konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

gent sejko

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë