LIVE UPDATES
Aktualitet

Qendrat e emigrantëve në Lezhë gati/ ARD: Shtetet e BE-së nuk e shohin si model

Sipas ARD, Italia dhe Hungaria e shohin si model këtë skemë, por shtetet e tjera të BE janë kundër. Pas disa muajsh vonesë, qendrat italiane të pritjes së emigrantëve në Shqipëri tashmë mund të nisin punën e tyre.

12 Tetor 2024, 10:27 Nga N.F
Qendrat e emigrantëve në Lezhë gati/ ARD: Shtetet e BE-së
Kampet

LEZHË- Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD ka publikuar një artikull së fundmi ku raporton se qëndrat e pritjes së refugjatëve në Shqipëri janë gati. Sipas ARD, Italia dhe Hungaria e shohin si model këtë skemë, por shtetet e tjera të BE janë kundër. Pas disa muajsh vonesë, qendrat italiane të pritjes së emigrantëve në Shqipëri tashmë mund të nisin punën e tyre.

“Të dy qendrat janë gati dhe funksionale që nga sot”, tha ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi, gjatë një vizite te objektet.

Megjithatë, është e paqartë se kur do të mbërrijnë refugjatët e parë atje. Qendrat do presin personat që kapen nga autoritetet italiane në det të hapur. Sipas qeverisë italiane, çdo vit në këto qendra mund të strehohen dhjetëra mijëra njerëz. Italia planifikon të sjellë fillimisht emigrantët në kampin në portin e Shëngjinit të Adriatikut për një kontroll fillestar. Më pas ata do vendosen në kampin kryesor në Gjadër.

Qeveria italiane synon të shqyrtojë atje kërkesat e tyre për azil. Emigrantët e klasifikuar si të pambrojtur, veçanërisht gratë dhe fëmijët, nuk do të akomodohen në kampe, por do të vazhdojnë të sillen në Itali.

Azilantët duhet të lejohen të hyjnë në Itali vetëm nëse u miratohet kërkesa. Nëse një kërkesë refuzohet, dëbimet, sipas planeve, duhet të kryhen direkt deportimet nga Shqipëria, pasi kështu do kryhen më shpejt. Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë ashpër këtë projekt.

Italia është një nga vendet veçanërisht të prekura nga lëvizja e refugjatëve nga Afrika në Evropë përmes Mesdheut. Kryeministrja Giorgia Meloni erdhi në detyrë në vjeshtën e vitit 2022 me një premtim për të frenuar migrimin në Itali.

Pothuajse një vit më parë, Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama ranë dakord për ngritjen e qendrave - fillimisht për pesë vjet me një financim prej 670 milionë euro. Italia dhe Hungaria kanë propozuar shtrirjen e modelit në të gjithë BE-në dhe ngritjen e të ashtuquajturave "qendra riatdhesimi", ku emigrantët duhet të kthehen në vendet jashtë BE-së pa të drejtë qëndrimi. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh pro marrëveshjes italo-shqiptare vitin e kaluar. Shtetet e tjera të BE-së nuk e shohin këtë model si të përshtatshëm.

kamet e emigranteve ne shengjin dhe gjader be

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria