LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjashtë pjesëtarë me probleme mendore/ Kryefamiljari i lutet shtetit për mëshirë

Këto janë fjalët e dhimbshme të Pali Kristos, zotërisë 80 vjeçar nga Pishë Poro e Fierit. Familja e tij përbëhet nga 6 persona, thuajse të gjithë me probleme të theksuara të shëndetit mendor.

11 Tetor 2024, 22:18 Nga E. D
Gjashtë pjesëtarë me probleme mendore/ Kryefamiljari i lutet
familja

FIER- “Si të shërbej unë këtyre kur unë s'jam në gjendje për vete? Iki për vete kërrusur. Jam në hall. Më mirë të më kishte marrë perëndia, se çe dua jetën kështu?”

Këto janë fjalët e dhimbshme të Pali Kristos, zotërisë 80 vjeçar nga Pishë Poro e Fierit. Familja e tij përbëhet nga 6 persona, thuajse të gjithë me probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Dy prindërit e moshuar janë të vetmit që duhet të mbajnë mbi supe gjithë peshën e rëndë të kujdesit për të sëmurët në familje. Por vitet kanë bërë punën e tyre dhe sot ata e kanë të pamundur t’u shërbejnë të gjithëv njësoj, siç bënin më parë.

“Unë jam me diabet, jam me zemër, stomak, veshka, prostatë. Deri tani i kemi mbajtur këta, sepse ka qenë ajo në gjendje, por tani u sëmurë edhe ajo. I thanë për t’u shtruar dhe nuk mundi, pasi ka këtë djalin dhe nuk ka ku e lë, ai urinon në vete, do larë natën, ajo s’i bën dot hyzmet dhe u detyrova iu solla këtu.”

Nëna, tashmë e rrënuar psikologjikisht dhe fizikisht, nuk e ka të lehtë të vazhdojë të kujdeset për djalin e saj më të vogël. Në jo pak momente asaj i është dashur të përballet edhe me dhunë.

“Ky s’më le rehat, qëllon me dorë. Urinoi ai parmbrëmë edhe më tha pse më njome? Edhe më qëlloi. Çfarë t’I bësh? Nis qaj, më thotë pusho.”

Muajt dhe vitet kalojnë dhe situata bëhen akoma dhe më tronditëse, me dy të moshuar që po i lënë çdo ditë fuqitë, prandaj nëna e gjendur në këtë situatë ka vetëm një lutje, të cilën vetëm një zemër nëne e di se si mund ta thotë.

“Jam në hall me këtë, kusur që më mirë perëndia edhe këtë ta kishte marrë, edhe mua. Çe dua jetën!”

Por Iliri nuk është problemi i vetëm në këtë shtëpi, pasi me probleme të rënda shëndetësore janë edhe dy pjesëtarët e tjerë. Djali i madh 55 vjeç dhe mbesa 29 vjeçare.

“Me dobësim nervor më nxorri doktori atje dhe më japi kemp. Nuk jam për asgjë. Gjatë ditës nuk bëj asgjë. Nuk punoj, pi ilacet që më ka dhënë doktori. Për gjumë, për qetësi, për prostatë, për veshkat. Më tha dhe doktori nuk je për asgjë. Fuqi s'kam, jam i këputur.”

Me problemet shëndetësore në këtë familje, më shumë se gjysma e parave të kempit shpenzohet për ilaçe, që për fat të keq nuk hyjnë në paketën e rimbursimeve.

“Ju bëj lutje vetëm të më hiqni këtë, (djalin) se nuk e përballoj dot më. Deri dje e përballoja, e komandoja. Tani jo unë, po asnjë s’e mban dot.  Ai I qëllon të gjithë. Prandaj, në qoftë se ka mundësi të na ndihmoni, ta merrni këtë ose thoni pastaj që të vdesim, sepse po vdiq ajo ky është i vdekur. Nuk ka kush kujdeset tjetër. Nuk kemi, nuk kemi nga mbajmë. Shteti të vejë dorën, në qoftë se ka shtet.”/PIRANJAT

piranjat familja me probleme mendore ne fier

Sondazh

Poll

"‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA"/ Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit

"‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA"/ Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit

Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja

Vrau të dashurën dhe më pas veten, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

"Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme!" Çështja e Veliajt/ Rama: Jam kundër arrestimit të tij

Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun

Rama sulmon drejtësinë: Nuk mund të pranojmë që të shkelen të drejtat e njerëzve

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët

"Kur ne morëm detyrën vendi ishte pa drita", Rama: Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën

Shtyrja e dhënies së bonusit të pensionistëve, Rama: Është depozituar në Bankën e Shqipërisë

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë!

Rama: 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare

Fshirja e fotove me Alex Soros, Rama: Siç kam miq atë dhe të atin kam dhe që janë kundërshtarë me to

PS-PD bëhen bashkë, Kuvendi miraton me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, PS: Nuk jemi kundër asnjë emri

"Rama të vijë në parlament", Berisha: Të miratohet me urgjencë një rezolutë

Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike është Besim Ndregjoni

Berisha: Qeveria përdor SPAK-un! Ka pranuar prokurorë dhe gjykatës që flenë mbi krimin

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro...

"Ngjarja më e madhe për kombin shqiptar"/ Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull

Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje?

Tensione në Kuvend/ Spiropali nuk i jep fjalën Bardhit, Garda rrethon foltoren

Tubimi për Veliajn, Bardhi: Grusht shteti ndaj pushtetit gjyqësor

Sula nxjerr fustanin në foltoren e Kuvendit: Ajola e kishte për turp të vishej lirë

Spiropali uron Kosovën: Mirënjohje për martirët e luftës, 17 vite më parë triumfoi ëndërra

Rama 'lëshon' kryebashkiakun e Tiranës: Përgjegjësia e shkeljes se ligjit është individuale

Rama për deklaratat e Berishës: SPAK-ut nuk kanë ça i bëjnë fare!

Rama: Pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë

Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Ky institucion është për t’u shuar me çdo kusht

Berisha: Në SPAK janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës

"Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn"/ Paralajmëron Berisha: Është i zhytur gjer tek veshët

‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik Spahiu janë figurat më të zeza të historisë

Berisha-qytetarëve: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do pastrojë plotësisht komisariatin!

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë

Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht shteti brenda shtetit!

"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha del nga SPAK, zbulon letrën që la në SPAK

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!