LIVE UPDATES
Aktualitet

Punonjësit vodhën pakot, Bashkia Pogradec: E shëmtuar, s’ishin për familjet në nevojë, por pajisje spitalore e shkollore

Bashkia sqaron se ndihmat në fjalë nuk janë ndihma për familjet me probleme ekonomike, por pajisje shkollore (banka) pajisje spitalore si eko e krevatë.

28 Gusht 2022, 16:34 Nga F.M
Punonjësit vodhën pakot, Bashkia Pogradec: E shëmtuar,
Bashkia e Pogradecit

POGRADEC- Bashkia e Pogradecit është distancuar nga ngjarja që ka për autorë punonjësit e kësaj zyre, të cilët vodhën pako me ndihma të dhuruara për qytetarët. Në një reagim për mediat, Bashkia Pogradec thotë se ky është një veprim i shëmtuar e se nuk përfaqëson institucionin. Bashkia kërkon nga autoritetet zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në reagim shtohet se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar. Bashkia sqaron se ndihmat në fjalë nuk janë ndihma për familjet me probleme ekonomike, por pajisje shkollore (banka) pajisje spitalore si eko e krevatë.

"Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se: Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia dhe do të jenë organet e drejtësisë të cilat në mënyrë të pavarur do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu duam t'i bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë dhe opinionit publik se se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar. Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët jan larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara. Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer është i shëmtuar dhe i dënueshëm. Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore (banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët,”- thuhet në reagim. 

Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë pasi vodhën donacionet. Ata janë identifikuar si Reshit Fraholli; Raif Muçka; Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari. Katër personat do të hetohen për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

bashkia pogradec marsel mucllari bektash xhudellari raif mucka reshit fraholli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet