LIVE UPDATES
Aktualitet

Punojnë nga Dubai/ Media italiane: Si bosët shqiptarë të drogës shijojnë pushimet të pashqetësuar

Mediat italiane shkruajnë se, ky fenomen ka shkaktuar reagime të forta tek deputetja e komisionit antimafia, Stefania Ascari, e cila ka cilësuar mungesën e ekstradimit si një abuzim me drejtësinë, duke theksuar se liria e këtyre individëve rrezikon luftën kundër krimit të organizuar.

27 Shkurt 2026, 10:27 Nga D.S
Punojnë nga Dubai/ Media italiane: Si bosët shqiptarë të
Dubai

DUBAI- Dubai është kthyer në një strehë të sigurt për disa nga bosët shqiptarë, si Dorian Petoku dhe Altin Sinomati pavarësisht urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet italine. Mediat italiane shkruajnë se, ky fenomen ka shkaktuar reagime të forta tek deputetja e komisionit antimafia, Stefania Ascari, e cila ka cilësuar mungesën e ekstradimit si një abuzim me drejtësinë, duke theksuar se liria e këtyre individëve rrezikon luftën kundër krimit të organizuar.

Në artikull theksohet se si grupet kriminale po ndryshojnë strategjinë e pastrimit të parave, duke u larguar nga Roma për tu përqendruar në investime të fshehura në qytete si Firence, frika e hetuesve italianë është se ata ende vazhdojnë të menaxhojnë bizneset e narkotrafikut nga Dubai.

Artikulli i plotë:

"Strehë e sigurt dhe pushime: për ata që kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë, por edhe për ata që duhej të ishin tashmë pas hekurave, pasi janë arrestuar gjatë arratisë dhe megjithatë vazhdojnë të jenë të lirë në pritje të një ekstradimi që nuk vjen kurrë.

Kjo strehë është në Emiratet e Bashkuara Arabe, mes rrokaqiejve dhe rezidencave luksoze të Dubait, ku janë identifikuar tre nga trafikantët e drogës, që hetuesit italianë i konsiderojnë ndër më të fuqishmit që veprojnë në Romë, por që tashmë thuhet se kanë bërë hapin e madh, duke drejtuar nga lart import-eksportin e drogës mes Europës dhe Amerikës së Jugut, duke përfituar nga ekonomia globale dhe një distrikt digjital shumë i avancuar.

Figura të njohura të vjetra: disa të fotografuar në rini në tribunën e Curva Nord të Lacios pranë të ndjerit Fabrizio Piscitelli, “Diabolik”, i vrarë pa mëshirë me një plumb pas koke në parkun e Ujësjellësve, në një ditë të nxehtë gushti gati tetë vjet më parë.

Të tjerë janë rikthyer në kronika kohët e fundit, të përfshirë në dosje hetimore për disa nga krimet më të egra të botës së krimit romak, me lidhje në Camorra-n dhe ‘Ndrangheta-n.

Karabinierët, Guardia di Finanza dhe policia i ndjekin prej vitesh ata dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Çfarë ka ndodhur me shqiptarët Dorian Petoku “Dori” dhe Altin Sinomati “Aldo”, kjo është pyetja që ngre deputetja Stefania Ascari (M5S), anëtare e komisionit antimafia, e cila ka depozituar një interpelancë parlamentare për këtë çështje:

“Për dy prej tyre, Dorian Petoku dhe Altin Sinomati, që i kanë shpëtuar drejtësisë italiane dhe më pas janë lokalizuar, nuk ka informacion mbi statusin e tyre të ndalimit (apo lirisë) në atë vend. Analistët kanë frikën e bazuar se, pikërisht për shkak të lirisë së lëvizjes që mendohet se vazhdojnë të gëzojnë, ata mund të vazhdojnë të drejtojnë nga distanca sistemin e narkotrafikut që godet vendin tonë”.

Petoku, pas dënimit në operacionin “Grande Raccordo Criminale”, qëndroi në burg deri në nëntor 2023. Më pas, ndërsa ishte në trajtim në një komunitet në Nola, arriti të zhdukej dhe të arratisej drejt Dubait, ku u identifikua dhe arrestua nga GICO i Guardia di Finanza në korrik 2024: që prej asaj kohe pritet ekstradimi i tij.

Një pritje që tingëllon si tallje: autoritetet italiane kishin hasur vështirësi për tre vjet për të siguruar ekstradimin e tij nga Shqipëria në vitin 2021. Në Dubai, në fakt, Dori – kushëri i Arben Zogut, i njohur si “Riccardino” i grupit famëkeq të shqiptarëve të Ponte Milvios, miq të Diabolikut, për të cilët edhe figura si Massimo Carminati dhe krahu i tij i djathtë Riccardo Brugia kishin frikë (“janë të egër fare, marrin pistoletën dhe qëllojnë”) – është një njeri i lirë. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i janë vendosur disa masa të vogla kufizuese, por asgjë që të pengojë realisht kapacitetin e tij operativ.

Edhe vetë Zogu (i dëbuar nga territori italian pasi vuajti një pjesë të dënimit në Itali) thuhet se ndodhet në Dubai. Si Dori, edhe Sinomati – i konsideruar si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt “Passerotto”, e ndodhur në plazhin e Torvaianicës në vitin 2020 – është atje. Sipas prokurorëve, ai ka paguar 150 mijë euro Raul Calderonit (i dënuar në shkallë të parë si ekzekutuesi material i vrasjes së Piscitellit) për të eliminuar “Passerotto”-n.

I goditur nga një urdhër arresti në mars 2025 së bashku me bosin Giuseppe Molisso, ai ishte strehuar në Dubai. Aty karabinierët e Njësisë Hetimore të via In Selci e lokalizuan në tetor të po atij viti.

“Mos-përfundimi i procedurave të ekstradimit rrezikon të komprometojë efektivitetin e luftës kundër krimit të organizuar transnacional”, thekson Ascari, duke u kërkuar ministrave të Jashtëm dhe të Drejtësisë “masa të mëtejshme, edhe në nivel dypalësh, për të siguruar sa më shpejt dorëzimin e këtyre subjekteve drejt drejtësisë italiane”.

Ngjitja

Nga larg, të ndihmuar nga dark ëeb-i, telefonat e enkriptuar dhe qelizat e mirëorganizuara në Itali, Gjermani dhe Holandë, Zogu dhe Petoku – sipas hetuesve – vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre kriminal mbi rrugët e kokainës.

Nga rrahës dhe shpërndarës rruge, shqiptarët – me miratimin e kalabrezëve që u besojnë atyre inteligjencën informatike – janë shndërruar në ndërmjetës të fuqishëm ndërkombëtarë në fushën e drogës dhe pastrimit të parave.

Pikërisht për këtë të fundit, hetuesit kanë një tezë: klanet më të fuqishme po shohin përtej Romës, që konsiderohet shumë e vëzhguar nga Prokuroria dhe skuadrat hetimore. Për të tërhequr më pak vëmendje, ata po derdhin para të pista (me ndihmën e bankave të fshehta kineze) në qytete të tjera të Italisë Qendrore-Veriore, në radhë të parë Firence. Dyqane, por mbi të gjitha lokale dhe restorante: lumenj parash që “pastrohen” përmes një rrjeti shumë të dendur personash fasadë.", shkruhet në artikull./Dosja.al

stefania ascari dorian petoku altin sinomati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet