LIVE UPDATES
Aktualitet

Punësimin i infermierëve, veterinerëve, mamive dhe farmacistëve në Ballkan, kualifikimet profesionale njihen pas 3-5 vitesh studime

Në vijim marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tetorin e vitit të kaluar në Tiranë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabic.

27 Shkurt 2024, 22:26 Nga M.B
Punësimin i infermierëve, veterinerëve, mamive dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Infermierët, veterinerët, mamitë dhe farmacistët që do të kërkojnë të ndjekin të njëjtin profesion në shtetet e Ballkanit Perëndimor kualifikimet do t’u njihen pasi të ndjekin studime dhe trajnime që do të zgjasin 3 deri në 5 vite. Për ndjekjen e profesionit në palën pritëse, rregullat për studime dhe trajnime do të zbatohen si nga të punësuari, të vetëpunësuar apo personat fizik. Rregullat për lëvizjen e profesionistëve përcaktohen në projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore” që është depozituar në Kuvend për shqyrtim. Në vijim marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tetorin e vitit të kaluar në Tiranë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabic.

Marrëveshja përcakton se secila palë do të lejojë një profesionist të palës lëshuese, me dëshmi të kualifikimeve profesionale dhe formale, të ndjekë një profesion të rregulluar brenda një pale të tillë, në përputhje me rregullat dhe legjislacionin e saj përkatës. Kjo njohje do të respektojë kushtet minimale të trajnimit, të përcaktuara në këtë marrëveshje. Trajnimi i infermierëve përgjegjës për kujdesin e përgjithshëm do të përfshijë gjithsej të paktën 3 vite studimi, të cilat mund të shprehen më tej me kreditë ekuivalente ECTS dhe do të përbëhet nga të paktën 4,600 orë trajnimesh teorike dhe klinike, me kohëzgjatjen e trajnimit teorik që përfaqëson të paktën një të tretën dhe kohëzgjatjen e trajnimit klinik të paktën gjysmën e kohëzgjatjes minimale të trajnimit. Trajnimi i veterinerëve përfshin gjithsej të paktën 5 vite studim teorik dhe praktik me kohë të plotë, të cilat mund të shprehen gjithashtu me kreditë ekuivalente ECTS, në një universitet ose në një institut të lartë që ofron trajnim të njohur si të një niveli ekuivalent, ose nën mbikëqyrjen e një universiteti që mbulon të paktën programin e studimit. Pranimi në trajnimin veterinar do të kushtëzohet me zotërimin e një diplome ose certifikate që i jep të drejtë mbajtësit të hyjë, për studimet në fjalë, në universitete ose institucione të arsimit të lartë të njohura si të një niveli ekuivalent për qëllimin e studimit përkatës.

Trajnimi i mamive duhet të përfshijë gjithsej të paktën: (a) trajnim specifik me kohë të plotë si mami që përfshin të paktën tre vjet studim teorik dhe praktik me kohë të plotë si mami me kohëzgjatje prej 18 muajsh. Marrëveshja ndër të tjera përcakton se pranimi në një kurs trajnimi si farmacist varet nga zotërimi i kualifikimit ose certifikatës që siguron akses, për studimet në fjalë, në universitete, institucione të arsimit të lartë të një niveli të njohur si ekuivalent ose një institucion nën mbikëqyrjen e një universiteti. Dëshmia e kualifikimeve formale si farmacist dëshmon trajnimin me kohëzgjatje të paktën 5- vjeçare, i cili mund të shprehet edhe me kreditë ekuivalente ECTS, duke përfshirë të paktën: 4 vjet trajnim teorik dhe praktik me kohë të plotë në një universitet ose institucion të arsimit të lartë të një niveli të njohur si ekuivalent, ose në një institucion nën mbikëqyrjen e një universiteti; gjatë ose në fund të trajnimit teorik dhe praktik, stazh 6-mujor në një farmaci e cila është e hapur për publikun ose në një spital nën mbikëqyrjen e departamentit farmaceutik të atij spitali. Nëse dëshmitë e kualifikimit formal nuk janë në përputhje me kushtet minimale të trajnimit, siç parashikohen në këtë marrëveshje, njohja e kualifikimit profesional do t’i nënshtrohet një sistemi të përgjithshëm njohjeje./ Monitor

kualifikim ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës