LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksesi në drejtësi, raporti: Të rishikohet metodologjia për ndihmën juridike falas

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim performance që ndalet në këtë tematikë nënvizon që ky mekanizëm që u jep akses në drejtësi grupeve që përbuzshin kriteret duhet të ketë një rishikim të metodologjisë që përcakton ato por edhe ndërgjegjësim më të gjerë mbi njohjen.

27 Shkurt 2024, 19:47 Nga M.B
Aksesi në drejtësi, raporti: Të rishikohet metodologjia për
Foto ilustruese

TIRANA- Përfitimi i ndihmës juridike falas nga qytetarët që kanë të pamundur ta marrin atë kundrejt pagesës për shkak të kufizimeve të tyre financiare nuk njihet gjerësisht. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim performance që ndalet në këtë tematikë nënvizon që ky mekanizëm që u jep akses në drejtësi grupeve që përbuzshin kriteret duhet të ketë një rishikim të metodologjisë që përcakton ato por edhe ndërgjegjësim më të gjerë mbi njohjen.

“Ndihma juridike e garantuar nga shteti është një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi. Me qëllim që ky mekanizëm të konsiderohet efecient dhe efektiv është i nevojshëm ndërgjegjësimi i qytetarëve lidhur me këtë të drejtë. Kryesisht fushatat sensibilizuese duhet të orientohen tek grupet e margjinalizuara, të cilët janë edhe potencial për të qenë përfitues të skemës juridike falas. Këto target grupe kanë nivel mjaft të ulët të njohurive për të drejtat e garantuara nga shteti, prandaj, është e rëndësishme që nëpërmjet fushatave, takimeve dhe aktiviteteve të zhvilluara nga DNJF të arrihet informimi i këtyre qytetarëve lidhur me të drejtat që ata gëzojnë”, vlerëson KLSH.

I njëjti auditim ka bërë disa rekomandime kur ndër të tjera që Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike të kryejnë një analizë të mirëfilltë, për përcaktimin e kriterit të pamjaftueshmërisë financiare dhe përfitimit të ndihmës juridike falas

“Drejtoria e Ndihmës Juridike të propozojë pranë Ministrisë së Drejtësisë rishikimin e metodologjisë dhe kritereve të vlerësimit të cilësisë së dhënies së shërbimeve të ndihmës ligjore. Menjëherë Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas të shqyrtojë mundësinë e riorganizimit të Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Standardeve të Ofrimit të Shërbimeve të Ndihmës Juridike, me qëllim rritjen e efektivitetit të monitorimeve dhe garantimit të cilësisë së shërbimit”, rekomandon KLSH.

Ndihma juridike parësore dhe dytësore

Ndihma juridike falas ofrohet si parësore dhe dytësore. E para sipas KLSH ofrohet në disa qendra dhe OJF të autorizuara nga Ministria ku prezenca e numrit të juristëve në raste specifike është e kufizuar.

“Gjatë kryerjes së auditimit u zhvilluan vizita në terren përkatësisht në QSHNJP-të Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë. Problemet kryesore që u konstatuan nga vizitat e zhvilluara lidhen me përshtatshmërinë e zyrave, si dhe numrin e vogël të stafit që ofron shërbim në QSHNJP-të, të cilat funksionojnë me 1 ose në rastin më të mirë 2 juristë. Në disa zyra (p.sh. Lezhë) nuk respektohet privatësia e qytetarit duke qenë se shërbimi ofrohet në ambiente të pa izoluara nga mjedisi përreth, apo zyrat pritëse ndajnë ambientet me punonjës të institucioneve të tjera (Fier). Gjithashtu, zyra e Tiranës nuk është e pajisur me një rampë, për të mundësuar aksesin e qytetarëve me aftësi të kufizuara. Këto mangësi cenojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit në drejtim të ofrimit të ndihmës juridike parësore”, thuhet në raportin e KLSH.

Sa i takon ndihmës juridike dytësore ajo ofrohet nga avokatët që autorizohen nga Dhoma e Avokatisë. Numri i avokatëve që e ofrojnë këtë sipas KLSH është rritur duke shkuar nga 68 avokatë në vitin 2020 në 160 në vitin 2023./ Monitor

drejtesia akses

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës