Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike tregojnë se 61% e aplikimeve u plotësuan nga femrat.
TIRANË- Gratë mbeten më të interesuara për të punuar në administratë. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike tregojnë se 61% e aplikimeve u plotësuan nga femrat.
“Sa u takon të dhënave gjinore lidhur me përqindjen e aplikimeve, në 3112 aplikime unike, 39% e tyre janë kryer nga meshkuj dhe 61% nga femra” thuhet në raportin e vitit të shkuar të DAP.
Përveç aspektit gjinor, raporti mbulon edhe një përllogaritje të moshës mesatare të aplikantëve, por edhe të atyre punonjësve që duan të rriten në pozicion për të avancuar në karrierë.
“Krahas të dhënave të përgjithshme të rekrutimit dhe aplikantëve, me vlerë është edhe kuptueshmëria e disa elementeve të profileve të kandidatëve.
Ndaj dhe disa nga treguesit përqendrohen pikërisht te mosha e aplikantëve, për kategori të ndryshme pozicionesh. Nga të dhënat vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, ka qenë 33 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil ka qenë 31 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë ka qenë 35 vjeç” thuhet në raport.
Një tjetër tregues që analizohet është edhe plotësimi i vendeve vakante nga punonjës brenda shërbimit civil dhe më pas nga aplikantë për herë të parë përmes konkurrimit.
“Bazuar në legjislacionin për shërbimin civil, të gjitha pozicionet vakante ju ofrohen fillimisht nëpunësve civilë për të aplikuar nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.
Si rrjedhim, gjatë vitit 2023, të gjitha pozicionet e publikuara si të lira, gjithsej 1064 (pa përfshirë TND-në, për të cilën nuk ka procedurë të lëvizjes paralele) i janë nënshtruar fillimisht procedurës së lëvizjes paralele.
Gjithashtu, bazuar në legjislacionin për nëpunësin civil, pozicionet e kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, nëse nuk plotësohen nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, hapen për procedurën e ngritjes në detyrë.
Si rrjedhim për vitin 2023, kanë qenë të hapura për ngritjen në detyrë gjithsej 286 pozicione (215 për kategorinë e ulët drejtuese dhe 71 për kategorinë e mesme drejtuese)” nënvizon DAP. Sipas raportit në përfundim të procedurave, në total 18.9% e vendeve të lira të shpallura janë plotësuar nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe 17.5% janë plotësuar nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese SHKODËR- Një punonjësi i bashkisë së Shkodrës raportohet se është dhunuar ditën e sotme. ...
Aksident VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotmë në rrugën “Ali Demi” në Vlor...
Arbër Muça FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e pasurive të një 36-vjeçari në Fi...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen tre të tjerë në Elbasan. Bëhet me dije se është arrestuar ...
Foto ilustruese SHKODËR- 38-vjeçari Belirjan Kapera, i shpallur në kërkim për dhunë në familje, është a...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen pesë persona në kryeqytet. Mësohet se dy persona dhe një tjetër i cili është...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Mës...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë. Bëhet me dije se 40-vjeçari F.Sh ka ushtruar dhunë ndaj v&eu...
foto ilustrues TIRANË- Arrestohen dy persona në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 24-vjeçari E.A pasi ishte shpa...
Ardian Nikualj dhe Ruben Saraiven LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva i cili është i dyshuar si autor për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikul...