LIVE UPDATES
Aktualitet

Punë hibride, teknologji, hapësira me dritë dhe bimësi, si po transformohen zyrat shqiptare

Në Shqipëri po ndodh një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si punonjësit po mendojnë për vetë punën. Pyetja që bizneset në vend po fillojnë të bëjnë është si mund të përshtaten zyrat me këtë gjendje të re dhe komplekse?

14 Prill 2024, 07:44 Nga r.ll
Punë hibride, teknologji, hapësira me dritë dhe bimësi, si
foto ilustruese

TIRANË- Nga të gjitha tendencat e dizajnit të zyrave ekziston një në veçanti që duket paksa e papërshtatshme për ndryshimet që po ndodhin. Zyrat e përshtatura jo vetëm për punë, por edhe për argëtim, socializim, janë përhapur shumë në botë, por edhe në Shqipëri ka hyrë si trend. Ky stil është shumë tërheqës për korporatat e mëdha, veçanërisht ato në sektorin e teknologjisë.

Tendencat e zyrës së ardhshme po shënojnë një udhë të re drejt punës së shpejtë, inovacionit dhe përshtatshmërisë. Kapaciteti për të përshpejtuar ndryshimin dhe për të mbështetur një lloj pune dhe fuqi punëtore krejtësisht të re po bëhet faktori kryesor për suksesin e bizneseve, jo vetëm në Shqipëri, por kudo.

Në Shqipëri po ndodh një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si punonjësit po mendojnë për vetë punën. Pyetja që bizneset në vend po fillojnë të bëjnë është si mund të përshtaten zyrat me këtë gjendje të re dhe komplekse?

Pandemia lejoi një numër të madh njerëzish të fillojnë të punojnë nga shtëpia – dhe shumë nuk janë entuziastë për rikthimin e plotë në zyrë.

Tashmë, me prezantimin e punës hibride, si dhe me fokusin e drejtuar të burimeve njerëzore të kompanive shqiptare, mjediset e punës po ndryshojnë.

Klaudia Llupo, arkitekte, shprehet se bizneset në vend po i japin rëndësi fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë në ambientet e punës dhe konceptit të kryerjes së disa funksioneve njëherësh, duke kombinuar punën në zyrë me atë nga shtëpia.

“Tashmë ka ndryshuar mënyra e të menduarit nga drejtuesit për hapësirën se ku ne punojmë apo zhvillojmë punën, pandemia ka ndikuar shumë, duke bërë që njerëzit të kenë dëshirë gjithnjë e më shumë për të punuar nga shtëpia.

Zyra tani shihet si një ambient socializmi, diskutimi, mbledhje etj. Kjo ka ndryshuar formën se si zyrat perceptohen dhe nevojat që ka.

Mënyra e të punuarit hibrid ka bërë që hapësira e punonjësve të ndryshojë në bazë të personave të pranishëm në zyrë.

Vetë puna është bërë e përhapur dhe e shpërndarë, dhe ne kemi nevojë për mënyra të reja për të lundruar në marrëdhëniet midis vendit të punës private dhe sferës publike.

“Një element që përdoret për një punonjës mund të përdoret edhe për dikë që punon nga shtëpia, pra tani zyrat po bëhen shumëfunksionale, multitasking në të njëjtën kohë”- shprehet Llupo.

Si vlerësohet performanca për punonjësit në punën hibride

Edhe Roden Pajaj, Drejtori Rajonal i Burimeve Njerëzore për “Deloitte”, bie dakord që pandemia ka ndryshuar rrënjësisht peizazhin e punës, duke nxitur një tendencë të re drejt punës hibride.

Ai thotë se kjo periudhë ka provuar se fleksibiliteti është në kërkesë, veçanërisht nga brezi i ri, gjenerata Z, i cili dëshiron të ketë mundësinë për të punuar në mënyrë të lirë, jashtë kufijve të traditave të vendosura.

Puna hibride, e cila kombinon punën në zyrë me atë nga shtëpia, ka shërbyer si një mundësi e shkëlqyeshme për të thyer barriera dhe për të hapur rrugën për një treg të punës pa kufij. Megjithatë, siç shprehet Pajaj, kjo kërkon një qasje të re në lidership dhe aftësi menaxheriale, duke përfshirë dhe rishikimin e qëllimeve dhe ambientit të zyrës.

Një nga sfidat më të mëdha që dalin nga ky realitet është përmirësimi i sistemit të vlerësimit të performancës për punonjësit në punën hibride. Tradicionalisht, performanca është vlerësuar duke u bazuar në metrika të caktuara dhe dukshmëritë, por me kalimin në punën në distancë, kjo metodë bëhet e vështirë për zbatim.

Pajaj thotë se është koha për një qasje të re, e cila vlerëson produktin final dhe kontributin që sjell punonjësi për kompaninë.

Në anën tjetër, një sfidë tjetër është ndërtimi i lidhjeve personale të punonjësve me kompaninë në një ambient virtual. Me punën në distancë, është e rëndësishme të sigurohet që punonjësit të kenë ndjenjën e përkatësisë dhe të ndihen të lidhur me ekipin dhe qëllimet e kompanisë.

Sidoqoftë, përtej sfidave, ekzistojnë edhe mundësitë për rritje dhe zhvillim në këtë kontekst. Menaxhimi i skuadrave hibride dhe aftësia e lidershipit të përfshirë janë disa nga pikat që duhet të përqendrohemi për të siguruar një ambient të suksesshëm pune në këtë periudhë të re.

Në fund, përfaqësuesi i “Deloitte” në Shqipëri thekson se ka shumë të rinj shqiptarë që tashmë punojnë me kompani të huaja nga distanca, veçanërisht kompani amerikane, duke treguar se puna hibride po bëhet një realitet edhe në tregun shqiptar të punës.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri në mënyrën se si ne punojmë dhe si kompanitë përshtaten me këtë realitet të ri – shprehet ai.

Tendenca

“Trendi ka filluar edhe në Shqipëri, duke krijuar më shumë ambiente me divan, kolltuk, ku mund të zhvendoset puna. Por edhe lehtësi të tjera, si zona për të luajtur, ku vetë punonjësit mund të kalojnë më shumë kohë, për t’u çlodhur, për të diskutuar, jo më ai elementi tipik ku punonjësit qëndrojnë vetëm para murit, apo ballë për ballë me njëri-tjetrin në një zyrë të ftohtë”

Integrimi i teknologjisë në dizajnin e zyrave

Klaudia thotë se integrimi i teknologjisë në dizajnin e zyrave është bërë gjithnjë e më i përhapur, pasi organizatat njohin potencialin e saj për të rritur produktivitetin, bashkëpunimin dhe përvojën e përgjithshme të punonjësve.

“Një teknologji e re dhe më se e domosdoshme me ndryshimin e mënyrës së të punuarit janë edhe kutitë e telefonatave, apo edhe sallat virtuale të konferencave. Kuti telefonike janë ambiente të vogla vetëm për telefonata apo takime në Zoom, pa shqetësimin e punonjësve të tjerë rreth vetes.

Kjo u krijon punonjësve privatësinë e duhur për telefonata, por nuk krijon as zhurmë në ambientin e punës. Kjo mund të jetë në ambiente të vogla, por edhe në ambiente të tjera më të mëdha të ndërtuara me panele akustike”.

Tavolina e zgjuar (në anglisht Smart Desk) është një tjetër element në zyrat e reja, tregon Llupo.

“Tavolina e punës e zgjuar përdor teknologji për të përmirësuar produktivitetin, komfortin dhe mirëqenien. Këto tavolina përdorin sensorë të ndryshëm, veçori lidhjeje dhe aftësi automatizimi, për të krijuar një mjedis pune më inteligjent dhe më të lehtë për përdoruesit.

Mund të ndryshojë lartësi dhe punonjësit kanë fleksibilitetin e të lëvizurit ose të qëndruarit në këmbë, karikon telefonin direkt pa përdorim fishash, kudo ka sensor të integruar etj. Në eksperiencën time, këto janë vendosur më së shumti për drejtuesit”, shprehet ajo.

Nga të gjitha tendencat e dizajnit të zyrave ekziston një në veçanti që duket paksa e papërshtatshme për ndryshimet që po ndodhin. Zyrat e përshtatura jo vetëm për punë, por edhe për argëtim, socializim, janë përhapur shumë në botë, por edhe në Shqipëri ka hyrë si trend.

Ky stil është shumë tërheqës për korporatat e mëdha, veçanërisht ato në sektorin e teknologjisë.

“Trendi ka filluar edhe në Shqipëri, duke krijuar më shumë ambiente me divan, kolltuk, ku mund të zhvendoset puna. Por edhe lehtësi të tjera, si zona për të luajtur, ku vetë punonjësit mund të kalojnë më shumë kohë, për t’u çlodhur, për të diskutuar, jo më ai elementi tipik ku punonjësit qëndrojnë vetëm para murit, apo ballë për ballë me njëri-tjetrin në një zyrë të ftohtë.

Zyrat po orientohen tek ambientet e ngrohta ku shkëmbimi ideve, bashkëbisedimi, është i domosdoshëm dhe i lejuar. Kjo sigurisht lidhet edhe me sa hapësirë ka zyra dhe me kapacitetin, si dhe sa persona punojnë aty.”

Klaudia shprehet se mjediset e punës po përshtaten me hapësirat e hapura, me sa më shumë dritë natyrale dhe gjelbërim.

Njerëzit po tentojnë të shkojnë sa më afër natyrës. Zyrat tashmë nuk janë më një kubik i vogël me tulla dhe llaç me dritare të vogla, një ambient pa dritë i ftohtë dhe pa ngjyra.

Arkitektët po përdorin materiale sa më afër natyrales si druri. Nëse më parë përdoreshin hapësirat e bardha pa kreativitet, pa ngjyra, me atë blunë e ftohtë, tani ka ndryshuar vetë ambienti i zyrës, po shkojnë në ndjesinë më afër shtëpisë ose për të qenë më rehat.

Kanë ndryshuar materialet, përdorimi i betonit, tullës, gurit, xhamit për ta bërë sa më afër natyrës.

Por ajo çka është më e rëndësishmja, përdorimi i gjelbërimit për të dhënë qetësi kur je duke punuar”, thotë arkitektja.

Marigona Xhaferri, arkitekte, thekson se një zyrë e rehatshme duhet të karakterizohet nga një shumëllojshmëri elementesh që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve.

Drita natyrore është një nga elementet kryesore për të krijuar një mjedis të këndshëm në zyrë. “Një zyrë e rehatshme për punonjësit duhet të jetë një ambient me shumë dritë dhe hapësirë të lirë”, – thotë Xhaferri.

Drita e mjaftueshme e bën mjedisin më frytdhënës për punonjësit, duke kontribuar në produktivitetin e tyre.

Përveç dritës natyrale, duhet të përfshihen elemente natyrore.

“Është e rëndësishme të ketë elemente natyrore brenda zyrës për të ndihmuar punonjësit të ndihen më mirë në mjedisin e punës” – thotë Marigona.

Kjo mund të përfshijë gjelbërimin, bimët, ose përdorimin e materialeve si xhami, plastika ose druri për të sjellë punonjësit më afër natyrës dhe për të krijuar një atmosferë më të qetë dhe tërheqëse.

Një element tjetër është arti dhe aksesorët kreativë. “Përfshirja e artit dhe aksesorëve kreativë në tavolina është e rëndësishme për të krijuar një ambient të personalizuar dhe të frytdhënës”- thotë ajo.

Arti mund të përdoret për të shprehur identitetin e kompanisë, ndërsa aksesorët kreativë mund të ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit dhe krijimin e një atmosfere pozitive.

Dhe në fund, një nga elementet që nuk duhet të mungojë në zyrë janë thëniet dhe shprehjet kreative motivuese.

“Këto shprehje jo vetëm që e përmirësojnë interiorin e zyrës, por gjithashtu ndihmojnë pozitivisht në ambientin e punës”, – përfundon Xhaferri.

Këto shprehje mund të jenë një pjesë e rëndësishme e kulturës organizative dhe mund të ndihmojnë në nxitjen e frymëzimit dhe motivimit të punonjësve./MONITOR

zyrat shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet