Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Monitorimi për vitin 2025 ka përfshirë 367 autoritete publike qendrore dhe të varësisë, institucione të pavarura, njësi të vetëqeverisjes vendore, institucione të sistemit të drejtësisë, institucione të arsimit të lartë, urdhra profesionalë si dhe shoqëri tregtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar për të gjashtin vit radhazi procesin e monitorimit të transparencës proaktive të autoriteteve publike në Republikën e Shqipërisë. Monitorimi për vitin 2025 ka përfshirë 367 autoritete publike qendrore dhe të varësisë, institucione të pavarura, njësi të vetëqeverisjes vendore, institucione të sistemit të drejtësisë, institucione të arsimit të lartë, urdhra profesionalë si dhe shoqëri tregtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve.
Transparenca proaktive nënkupton publikimin e rregullt dhe të përditësuar të informacionit nga autoritetet publike, duke u mundësuar qytetarëve ndjekjen e veprimtarisë institucionale. Publikimi sistematik i informacionit forcon përgjegjshmërinë, besueshmërinë dhe llogaridhënien e institucioneve ndaj publikut.
Procesi i monitorimit është mbështetur në kërkesat e kuadrit rregullator në fuqi, me qëllim garantimin e aksesit sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës në informacionin dhe dokumentacionin me karakter publik. Për realizimin e këtij vlerësimi janë përdorur 16 tregues monitorimi (nga 12 tregues të përdorur për vitin 2024), të detajuar në seksionin “Metodologjia” të raporteve. Këta tregues analizojnë në mënyrë të hollësishme përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga neni 7 i ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.
Ky ushtrim i përvitshëm synon jo vetëm evidentimin e problematikave dhe sfidave, por edhe identifikimin dhe promovimin e praktikave të konsoliduara pozitive, ku transparenca proaktive trajtohet si një standard i përditshëm i funksionimit institucional.
Nga analiza krahasimore rezulton një përmirësim i vazhdueshëm i nivelit të transparencës proaktive nga viti në vit, duke marrë në konsideratë si rritjen e numrit të treguesve të vlerësimit, ashtu edhe zgjerimin e numrit të autoriteteve të monitoruara. Megjithatë, mbetet e domosdoshme ruajtja e nivelit të lartë të angazhimit institucional dhe forcimi i përgjegjshmërisë profesionale për adresimin e sfidave të evidentuara gjatë procesit të monitorimit.
Zyra e Komisionerit rithekson se çdo përpjekje për konsolidimin e mekanizmave të transparencës është e mirëpritur, duke theksuar parimin themelor se hapja përbën “rregullin”, ndërsa kufizimet përbëjnë “përjashtimin”.
Vodafone Albania përmbylli me sukses edicionin e dytë të “Fit for the Future with AI”, forumin kombëtar më strategjik n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij. Sipas njoftimit...
ANGLI- Bandat shqiptare po përdorin TikTok-un, Facebook-un dhe Instagram-in për të shitur cigare me çmime të ulëta, duke ofrua...
Rritja e përdorimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Shqipëri ka sjellë nevojën për një treg të konsolidua...
foto ilustruese DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e AKU-së...
Llogara LLOGARA- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të realizohet një shpërthim i kontrolluar në...
TIRANË- Policia ka arrestuar një 19-vjeçare nga Gjermania, e cila ishte e ënuar me 10 vite burg për trafik droge. Blutë n...
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme po prek drejtpërdrejt transportin ajror, rrugët detare dhe tregtinë globale t&eum...
Komisioni Evropian parashikon që udhëtarët nga BE-ja duhet të përfitojnë gjithashtu nga tarifa më të favorshme t&...
Rreth 200 kompani importuese dhe prodhuese të pajisjeve për riprodhime audiovizive, në mënyrë të beftë kanë marrë...