Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pak ditë më parë biznesmeni Rrapaj ka mbërritur në vendin tonë dhe u arrestua në Dhërmi.

TIRANË- Ditën e sotme u bë publike firmosja e tetë urdhër-arresteve nga GJKKO për personat e akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është firmosur dy muaj më parë, por është mbajtur top sekret pasi Ilir Rrapaj jetonte në Itali dhe prisnin momentin që ai të kthehej në Shqipëri. Pak ditë më parë biznesmeni Rrapaj ka mbërritur në vendin tonë dhe u arrestua në Dhërmi.
Çfarë ndodhi sot?
Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.
Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).
Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.
Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.
Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar arrestoi sot nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsi...
Policia DURRËS- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 19-vj...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimet për koncesionin e sterilizimit duke th&e...
Ilir Beqja TIRANË- Masat e sigurisë ndaj 8 të arrestuarve për dosjen e sterilizimit, janë firmosur nga ana e gjykatës së...
Momenti i arrestimit TIRANË-Rezart Myslymi, 36-vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Shtetit. Ky person, ishte i sh...
Foto ilustruese Arrestohet autori i 4-të i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit Petrit Caka n&e...
Policia POGRADEC- Konflikt mes dy personave në qendër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur pak minuta më par&e...
Foto ilustruese TIRANË- Tetë urdhër arreste u lëshuan sot nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, një tender me vler&eu...
Zjarrfikës TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë dy javëve të para të gushtit janë neutralizuar 95 vatra zjarri...
Klodian Tomorri Në qershor të vitit 2015, qeveria shqiptare dha koncesionin e tretë në sektorin e shëndetësisë. Ky ishte k...