LIVE UPDATES
Politike

PS nuk e votoi për Avokat Populli, Ledio Braho: Jam sulmuar nga socialistët që nga dita e parë e aplikimit

Braho thekson se është sulmuar dhe u refuzuar nga grupi i PS vetëm sepse është avokat dhe ka kryer punën e tij.

23 Dhjetor 2022, 15:29 Nga A.B
PS nuk e votoi për Avokat Populli, Ledio Braho: Jam sulmuar nga
Ledio Braho

TIRANË- Ledio Braho ka reaguar pasi Partia Socialiste nuk i dha votat për t’u zgjedhur si Avokat i Popullit. Përmes një reagimi, Braho thotë se mazhoranca nuk ka ngritur pretendime në lidhje me kandidaturën e tij madje shton se është konsideruar si një nga kandidaturat më të vlerësuara pavarësisht interesave të ngushta.

Braho thekson se është sulmuar dhe u refuzuar nga grupi i PS vetëm sepse është avokat dhe ka kryer punën e tij. Po ashtu, ai shton se sulmet nuk kanë munguar nga PS që nga momenti i parë që aplikoi për të qënë në këtë pozicion. 

REAGIMI I BRAHOS:

Duke qenë se isha një nga kandidatet në procesin e përzgjedhjes se Avokatit të Popullit, proces ky që besoj është nder me te tejzgjaturit për zgjedhjen e këtij institucioni dhe jo vetëm, i cili ka marrë plot 8 muaj kohë, më duhet t'i them disa fjalë. Në seancën plenare të datave 21-22 Dhjetor 2022, është përfshirë në procedurë parlamentare zgjedhja e Avokatit të Popullit. Nisur nga fakti që sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit emërohet me votat e 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, procesi kërkon arritjen e konsensusit politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Duke nisur që nga viti 2012 tashmë Kuvendi i Shqipërisë ka ndërtuar një proces kushtetues konsensual parlamentar për arritjen e kësaj shumice të cilësuar. Mazhorancat kanë pranuar një proces ku mes kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, pas një procedure konsultimi parlamentar mes palëve, është opozita parlamentare që propozon kandidatin që përmbush kriterin e meritokracisë dhe të pavarësisë njëkohësisht, i cili përzgjidhet nga Kuvendi. Edhe në procedurën e nisur e cila dështoi te zgjidhte një Avokat Populli për një mandat të ri, në disa deklarime në Kuvend, por edhe publikisht, mazhoranca parlamentare ka përsëritur zotimin se do të votojë dhe mbështesë në Kuvend kandidatin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në këtë drejtim, pas vlerësimit ligjor të kandidatëve nga Komisioni parlamentar përgjegjës, në Kuvend, me propozim të deputetëve të opozitës janë paraqitur - kandidatë, të cilët përmbushin kriterin e mbështetjes të jo më pak se 28 deputetëve. Në një proces konsultimi parlamentar mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, është rënë dakord që mazhoranca të ketë të drejtën e refuzimit paraprak të kandidatëve që në vlerësimin e saj nuk mund të votohen. Mazhoranca ne asnjë çast nuk ngriti pretendime ne lidhje me kandidaturën time, madje jam konsideruar si një nga kandidaturat më të vlerësuara pavarësisht interesave të ngushta.

Në vijim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në një mbledhje të tij, mori në shqyrtim dhe diskutoi lidhur me kandidatët e mbetur në garë pas skualifikimit te disave me kërkesë te Partisë Socialiste. Grupi i PD, pas një procesi të gjatë diskutimesh, vlerësoi se dy kandidatët me mbështetje më të madhe të kalojnë në votim të fshehtë brenda grupit parlamentar, me qëllim që kandidati me mbështetje më të madhe, të jetë propozimi zyrtar i këtij grupi. Pas votimit, me shumicë votash, unë u përzgjodha si propozimi me Iivotuar i grupit parlamentar.

Për t'u kthyer te dita e djeshme, pavarësisht dakordësisë se dhënë më pare nga Grupi i PS, u sulmova dhe u refuzova se pse isha avokat, pse kam kryer punën time me përkushtim e seriozitet, duke me gjykuar për klientët, për angazhimin dhe ushtrimin e një profesioni te lire siç është avokatia. Me duhet te them se ne rastin me te mire këto janë argumente shterpe ne gojën e te gjithë atyre elementeve partiake apo jopartiake qe kane besuar se do me kompleksonin duke mos ndalur sulmin që nga dita e pare e aplikimit tim për pozicionin e Avokatit te Popullit e deri ne sekondën e fundit. 

Për hir te se vërtetës, nuk kam asnjë kuriozitet te perfshihem ne arsyet e vërteta te refuzimit te kandidaturës time ne momentin e fundit nga grupi i PS, ne tronditjen e pakuptimte te tempullit te demokracisë befasishëm, por ama mund te them me siguri se votimi im si pjese e ndonjë horse-trading me ndonjë kalë apo kalores nuk do me bënte aspak krenar për një fitore te tille.

Unë kam ndërtuar jetën time si njeri i lire, si familjar i përkushtuar, si profesionist, si mik e avokat ne këtë qytet. Me keqardhje konstatova se shfaqja e shëmtuar e ditës se djeshme, e linçimit tim ne mënyrë abuzive pa te drejte fjale ne atë salle e per me teper pa qene i pranishëm aty, është modeli i se keqes, i ushqyer me veprime e mosveprime si barriera e vertete e te rinjve profesioniste qe duan ende te jetojnë ne kete vend duke u angazhuar sadopak ne jeten dhe institucionet publike te tij.

Mbrëmjen e djeshme, 80 deputetë votuan për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas numërimit të votave rezultoi se 71 vota u dhanë kundër Ledio Brahos dhe vetëm 3 ishin pro tij. Ndërkohë 70 deputetë votuan kundër Altin Goxhajt. Si pasojë, Kuvendi duhet të rihapë procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Por kjo çështje do të mbetet në vitin 2023.

ledio braho avokati i popullit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet