LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestë në Spaç, ish-të dënuarit: Edhe gurët këtu flasin, të mos preket historia

Ndërkohë që ish-të përndjekurit e tjerë, kanë theksuar se temperaturat në qelitë e dënuarve politikë arrinin deri në -22 gradë celcius.

7 Qershor 2025, 14:29 Nga I.A

Protestë në Spaç, ish-të dënuarit: Edhe gurët

MIRDITË- Ish-të dënuar politikë të regjimit komunist dhe aktivistë kanë protestuar ditën e sotme në ish-burgun e Spaçit. Sipas ish të përndjekurve politikë që kanë protestuar ditën e sotme, me këto ndërhyrje po fshihet historia. Një nga bashkëvuajtësit e këtij burgu famëkeq, analisti Fatos Lubonja tha për News24, se në Spaç po cenohet kujtesa.

“Këtu ka shumë gjëra që nuk flasin por t’i i kërkon. Edhe ky guri atje flet më shumë se një gur i ri. Dy baraka të gjata, njëra ka qenë menca e cila është zhdukur fare dhe kuzhina që ishte këtu. Ajo që shihni me tarracë që duan ta restaurojnë që ta bëjnë ashtu siç ka qenë, në ’73 ajo nuk ka qenë ashtu”, tha Lubonja.

Ndërkohë që ish-të përndjekurit e tjerë, kanë theksuar se temperaturat në qelitë e dënuarve politikë arrinin deri në -22 gradë celcius.

Trajtimi ka qenë çnjerëzor. Si rezultat i ushqimit të dobët me margarinë dhe trajtimit çnjerëzor, arriti të bëhej edhe revolta. Nuk ishte e organizuar. Ne jepnin margarinë. Revolta nuk ka qenë e organizuar. Pas revoltës këtu ka qenë tmerri vetë. Bënim punë skllavëruese dhe nëse nuk ke bërë normën përfundojë në dhomën e izolimit me temperaturë edhe -22 gradë. Birucat kanë qenë 1 pëllëmbë mbi tokën dhe dritarja 20 me 20 e hapur, hynte edhe bora brenda. Bora nuk zgjaste shumë se toka e konsumonte, kurse akulli rrinte 6 muaj. Na rrihnin para dhe pas buke me shkop gome, kazma, grushte e shkelma. Ka patur raste që kanë qëndruar mbi 20 ditë në infermieri dhe në spitalin e Tiranës. Flinim 54 veta në një dhomë me dyshekë kashte. Si batanije kishim mbeturinat e Luftës së Dytë Botërore që kishte lënë Italia. Ne kemi qenë në punë skllavëruese dhe për t’u eliminuar vetëvetiu nga puna, ushqimi i pamjaftueshëm siç janë eliminuar shumë njerëz”, tregon ish i dënuari.

Një tjetër ish i dënuar shprehet se ka bërë 7 vjet burg dhe punë të rëndë për agjitacion dhe propagandë, pasi vishte këpucë dhe mbante syze të cilat regjimi komunist i konsideronte shfaqje e huaj.

Jam dënuar për agjitacion dhe propagandë. Ke vënë syze dielli dhe e quanin sjellje të huaj, ke veshur këpucë dhe opinga si shfaqje e huaj. Jam dënuar 8 vjet, bëra 7 pa pak se më kapi falja e ’82. Kam punuar 7 vjet në këtë vend krimi që është i larë pëllëmbë me gjak. Kanë qenë 1500 vetë, 1200 kanë qenë të komandës. Këtu ka qenë shkatërrimi fizik dhe moral. Na fusnin në punë dhe na mbysnin për të bërë normal. Disa e ndanin bukën tek të privilegjuarit për të na spiunuar dhe me dalë dëshmitarë para se me i liruar, njerëzve të burgosur. Këtyre ne u rrinim larg. Fatos Lubonja hyri me 7 vjet, bëri 12. Sherif Merdani i ndjerë hyri me 8, i futën 13 vjet burg. Brezi i ri nuk di asgjë se çfarë ka qenë komunizmi në Shqipëri. Spartak Ngjela hyri me 6, bëri 13″, tha ai.

burgu i spacit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet