Dita e 57-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Izolohet vatra e zjarrit në pyllin e Sodës, zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren 26 Korrik, 18:3...
Një i vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga sulmi në Berlin, Policia: 3 janë në gjendje kritike për jetën...
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
Ai e konsideron shqetësuese mungesën e debatit profesional për atë që po ndodh me artin dhe kulturën.
TIRANA- Regjisori Mevlan Shanaj ka akuzuar komunitetin artistik për konformizëm dhe mungesë guximi për t’u përballur me pushtetin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se vazhdon të mbetet i befasuar nga heshtja pothuajse e plotë e artistëve për t’u shprehur mbi realizimet e kolegëve të tyre.
Shanaj thekson se kur preken tema tabu ose çështje që lidhen me administratën shtetërore, zëri i intelektualit, mbetet i heshtur. Ndërsa, nëse dëgjohet, shpesh del me pikatore, i ngarkuar më shumë me mllefe militantizmi sesa me gjykime të pavarura e serioze.
Ai e konsideron shqetësuese mungesën e debatit profesional për atë që po ndodh me artin dhe kulturën. Regjisori vëren se në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Në fund ai shtron pyetjen: Pse ndodh kjo edhe me ata që e kuptojnë se kjo mënyrë jetese nuk na mbron dhe nuk na çon drejt një shoqërie më të qytetëruar? Pse heshtin?
Mesazhi i plotë i Shanajt
Vazhdoj të mbetem i befasuar nga heshtja pothuajse e plotë e artistëve për t’u shprehur mbi realizimet e kolegëve të tyre. Nuk po flas për analiza të gjata e studime kritike. Edhe një opinion i shkurtër, një përgëzim, një urim për sukses apo për shëndet, rrallëherë ndodh të dëgjohet.
Ndërkohë, kur prekën tema tabu ose çështje që lidhen me administratën shtetërore, zëri i intelektualit, në përgjithësi, mbetet i heshtur. E, nëse dëgjohet, shpesh del me pikatore, i ngarkuar më shumë me mllefe militantizmi sesa me gjykime të pavarura e serioze.
Edhe më shqetësuese është mungesa e debatit profesional për atë që po ndodh me artin dhe kulturën. Publiku, në çdo kohë, ka qenë më i avancuar në kërkesat e tij shpirtërore sesa qëndrimet zyrtare. Megjithatë, kritika profesionale ka munguar ose ka zgjedhur të ecë në harmoni me mendimin zyrtar.
Kjo nuk është një dukuri e re. Për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Pikërisht ky konformizëm na ka sjellë në këtë gjendje plogështie, ku synimi kryesor duket të jetë të mos prishet qetësia e administratës, edhe kur veprimet e saj janë larg frymës bashkëkohore dhe interesit të qytetarit.
Pyetja ime është e thjeshtë: pse ndodh kjo edhe me ata që e kuptojnë se kjo mënyrë jetese nuk na mbron dhe nuk na çon drejt një shoqërie më të qytetëruar? Pse heshtin?
A nuk do të ndiheshin më të lirë, më të çliruar shpirtërisht, artistët dhe intelektualët, po të flaknin indiferencën – për të mos thënë frikën – dhe të shprehnin hapur mendimin e tyre?
Sepse heshtja nuk është gjithmonë shenjë urtësie. Shpesh ajo bëhet bashkëfajtore me atë që nuk guxojmë ta kundërshtojmë.( Nga libri në proçes ” Nuk është vonë të tregosh”)./Dosja.al
Pamje VLORA- Zjarri në pyllin e Sodës është vënë nën kontroll, pasi vatra kryesore është shuar, nd&...
Foto ilustruse KAPSHTICA- Dogana e Kapshticës do të mbyllet përkohësisht të hënën, për shkak të grevës s&...
Foto ilustruse TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të ...
Pamje nga aksidenti LIBRAZHD- Një aksident rrugor, i cili për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur ditën e so...
Pamje nga vendngjarja VLORA- Zjarri në pyllin e Sodës po merr përmasa të rrezikshme, pasi rrezikon tu afrohet biznesve. Në lidhje ...
Foto ilustruse Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrta...
Pamje nga vendngjarja VLORA- Një zjarr ka rënë në pyllin e Sodës në qytetin e Vlorës, ku flakët kanë përf...
Refit Buzi TIRANA- Dëshmia e 24-vjeçares, Rozalinda Plaka e cila u rrëmbye dhe më pas u la e lirë nga ish-partneri i s...
Nertil Buzi “Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqipta...
Policia KURBIN- Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, i dyshuar si autori i plagosjes me arm&eu...