LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate anestezie e deri te barelat për transportimin e pacientëve

26 Korrik 2026, 16:15 Nga E.d
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit
Foto ilustruse

Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi.

Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate anestezie e deri te barelat për transportimin e pacientëve.

Kërkesat për donacione të QSUNT u bënë publike nga gazetari Osman Stafa si pjesë e një debati për prioritetet e qeverisë shqiptare, që pasoi vendimin për të paguar nga fondi i emergjencës 4.3 milionë euro për koncertin e reperit amerikan, Kanye West.

Menjëherë pas publikimit, QSUNT fshiu mëngjesin e 14 korrikut nga serverat e saj shtatë skedarë me dokumente, përfshirë edhe kërkesat për donacione të pajisjeve logjistike dhe mjekësore, me argumentin se dokumentet “e kishin humbur aktualitetin”.

Megjithatë, ky episod e mban hapur debatin e financimit të varfër të sistemit shëndetësor në Shqipëri si dhe efikasitetin e shpenzimeve të buxhetit spitalor.

Edhe pse thirrjet për donacione nga institucionet publike nuk janë të paligjshme, ato ekspozojnë sipas ekspertëve, një krizë të thellë financiare dhe strukturore në QSUNT.

“Pranimi i donacioneve nuk është i paligjshëm, por sigurisht që ato nuk duhet të jenë rruga parësore për kompletimin e spitaleve,” thotë Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e organizatës “Together for Life”.

“Sektori i shëndetësisë është i keqfinancuar dhe fakti që nuk ka buxhet, që ka keqmenaxhim dhe korrupsion, na përball vazhdimisht me krizë të përhershme”, theksoi ajo.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i hodhi poshtë pretendimet për mungesë fondesh dhe transparence në një përgjigje me shkrim për BIRN. Institucioni deklaroi se publikimi i thirrjeve për donacione përfaqëson thjesht “një mekanizëm plotësues” të parashikuar nga ligji dhe nuk nënkupton pamundësi të spitalit për të ofruar shërbime.

Lidhur me fshirjen e listave në orët e mëngjesit pas denoncimit, QSUNT pretendoi se dokumenti “kishte humbur aktualitetin”, pasi pjesa dërrmuese e nevojave ishte adresuar ndërkohë përmes procedurave të prokurimit publik.

“Për këtë arsye, përditësimi i fundit në faqen zyrtare të QSUNT nuk ka pasur për qëllim kufizimin e aksesit në informacion publik, por pasqyrimin e gjendjes aktuale,” argumentoi spitali.

Shqetësimi kryesor mbetet imazhi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është institucioni më i madh shëndetësor në Shqipëri dhe e vetmja qendër terciare e shëndetit në vend. QSUNT trajton rastet më komplekse që referohen nga i gjithë sistemi shëndetësor, ndërkohë që shërben edhe si bazë për mësimdhënien dhe kërkimin mjekësor universitar.

QSUNT mbështetet te prokurimet publike si rruga kryesore për ofrimin e shërbimeve, por përballet shpesh me mungesa të përsëritura në medikamente dhe pajisje diagnostikuese.

Sipas Bardhit nga “Together For Life”, mungesat e përsëritura nuk vijnë vetëm për shkak të problemeve financiare, por edhe si produkt i vendimmarrjeve administrative që dështojnë të përkthejnë buxhetin në qëndrueshmëri shërbimesh mjekësore.

“Këto mungesa bazike nuk shikohen me prioritet për t’u plotësuar,” thotë Bardhi.

Sipas saj, kriza është edhe më e thellë, pasi në mjaft raste edhe kur ka aparatura të avancuara, ka mungesë personeli për t’i përdorur.

“Thembra e Akilit” e sistemit shëndetësor është buxheti i pamjaftueshëm. Sipas Bardhit, donacionet, në të cilat është angazhuar edhe organizata që drejton, nuk mund ta mbushin boshllëkun që krijohet nga kjo mungesë.

Publikimi i listës për donacione dhe fshirja e kësaj liste më pas nga QSUNT tregojnë sipas Bardhit se autoritetet e ndiejnë presionin publik, por shqetësimi i tyre kryesor mbetet imazhi.

“Ata mendojnë se u është cenuar imazhi, gjë që nuk më duket mbrojtje legjitime, as e qeverisë as spitalit, para kontrastit të madh mes mungesës së buxhetit në spital dhe financimit të një  koncerti”, tha Bardhi.

Gazetari i Neës 24, Osman Stafa, i cili bëri publike listat e donacioneve, thotë se problemi i vërtetë shtrihet përtej mosfinancimit, duke përfshirë edhe keqmenaxhimin e burimeve ekzistuese. Buxhetet e kufizuara, sipas tij, rëndohen më tej nga mënyra e administrimit të tyre, duke krijuar terren për kriza.

Edhe Stafa mendon se drejtuesit shqetësohen më shumë për dukjen.

“Problemi është që nuk vë njeri dorë. Më shumë se për problemet, ata kujdesen që problemet të mos dalin në media,” tha gazetari.

Megjithatë, debati i krijuar pas publikimit të kërkesës për donacion në një krah dhe financimit të koncertit në anën tjetër, ka krijuar sensibilitet.

“Mjekët, ato kontakte që kam, më thonë që u bë shumë mirë. Më thonë ‘ne i kemi të nevojshme, shyqyr që u identifikua dhe u bë e madhe,” tha Stafa duke iu referuar debatit.

QSUNT këmbënguli se ka financim të mjaftueshëm dhe se publikimet për donacione nuk kanë të bëjnë me mungesë buxheti.

“Nevojat për pajisje mjekësore, infrastrukturë dhe materiale pune adresohen nëpërmjet planifikimit buxhetor vjetor, programeve të investimeve, procedurave të prokurimit publik, si dhe burimeve të tjera të ligjshme të financimit,” tha QSUT, e cila shtoi se thirrja “u mundëson subjekteve të interesuara të kontribuojnë vullnetarisht…”.

QSUNT sqaroi gjithashtu se thirrja për donacione ishte bërë në fillim të vitit dhe se gjatë zbatimit të buxhetit, një pjesë dërrmuese e këtyre nevojave është adresuar dhe mbuluar nëpërmjet procedurave të prokurimit publik.

Megjithatë, kritikët thonë se problemet e qendrës spitalore më të rëndësishme në vend janë shumë herë më të mëdha sesa paraqiten.

Stafa përmend dhënien me koncesion të shërbimeve të rëndësishme si ai i analizave si njërin prej problemeve, që sipas tij, mund të lërë pacientët të pambuluar sapo këto limite plotësohen, duke i detyruar ata të gjejnë zgjidhje alternative në sektorin privat.

Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si menaxhohen paratë, pasi shpesh gjendet para situatave ku ilaçe të tenderuara për dy vjet mungojnë menjëherë pas vitit të parë.

“Problemi më i madh është korrupsioni në spital, në kontratat e mëdha me kompani farmaceutike, në tendera me probleme. Kjo e çon buxhetin në zero,” tha Stafa.

Edhe Bardhi e sheh situatën me pesimizëm. Sipas saj, buxheti i vogël për shëndetësinë dhe reformat e pasuksesshme të vetëfinancimit e menaxhimit kanë krijuar probleme shtesë, pa zgjidhur problemet që spitalet kishin, pasi nuk kanë sjellë të ardhura.

Në këto kushte, mbështetja te donacionet dhe shoqatat e huaja kthehet në një mjet mbijetese.

“Shpesh spitalet përfitojnë barna në prag skadence nga firmat farmaceutike (si në rastin e Faktorit 8), si një formë dhurimi e diktuar nga rrethanat,” tha Bardhi për BIRN.

QSUNT këmbënguli se ka kapacitet për të ofruar shërbimin dhe se po punon për ta përmirësuar atë.

“QSUNT mbetet e angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, si dhe garantimin e transparencës dhe llogaridhënies në ushtrimin e funksioneve të saj,” deklaroi QSUNT./Reporter.al

donacione qsut kompani biznesi

Sondazh

Poll

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë