Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë (VIDEO)
Protesta e cila nisi si një tubim paqësor dhe qytetar, përfundoi me përplasje pasi policia ka hedhur ujë ndaj tyre.
3 Qershor 2026, 18:41Nga E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e qytetarëve, për çështjen e Zvërnecit ka përfunduar me përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Protesta e cila nisi si një tubim paqësor dhe qytetar, përfundoi me përplasje pasi policia ka hedhur ujë ndaj tyre.
Mijëra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të mërkure fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë vijuar marshimin e tyre. Pak më parë, policia ka vendosur një gardh metalik te ura e Lanës, pasi për pak nis dhe ndeshja në Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit, në kuadër të një miqësoreje.
Ndërkohë edhe qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankarta në duar me mesazhe kundër ndërtimeve dhe thirrje për të anuluar projektet, ata kanë marshuar në qytetin bregdetar. Ditën e djeshme, gjatë protstës së organizuar në Tiranë, protestuesit i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit, Edi Rama për dialog duke thënë: "Jep dorëheqje nuk ka dialog"./Dosja.al