LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta e opozitës më 7 tetor/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë, si do të kryhet qarkullimi?

Gjithashtu, Policia e Shtetit shton se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

6 Tetor 2024, 13:15 Nga M.B
Protesta e opozitës më 7 tetor/ Ja rrugët që do të
Foto ilustruese

TIRANA- Një ditë para zhvillimit të protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka ndarë planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se ditën e nesërme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".

Po ashtu Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet;
Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Gjithashtu, Policia e Shtetit shton se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Në njoftim thuhet se Policia apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet;
Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

tirana

Sondazh

Poll

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj!

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

“Bëni tender që të burgosurit të vishen me Hugo Boss!" Momenti kur Sula i dorëzon veshjen ministrit

Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale

Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je gënjeshtar

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi

Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët?

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

“Ke marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit”/ Spiropali replikë Nokës: Na kishe munguar

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes

Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot?A nuk mund ti thoni më fal opozitës

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë!

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Reforma në drejtësi nga Amerika? Rama në Selanik: SHBA është në çdo vendet të rajonit

Rama në Selanik: Më nxjerrin një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës

Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, konkurruese me rajonin!" Rama: Kthehuni në tokën tuaj

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

“Termi Vorio Epir ka vdekur!” Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama: Janë fosile për gjynah!

Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, Rama në Selanik: Absurd, arsyet nuk i njohim

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën