LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokuroria e Fierit u sekuestron pasuri me vlerë 2.5 mln euro dy vëllezërve, dyshohet se vinin nga trafiku i drogës

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën më dije se dy shtetasve me iniciale, J.H. dhe G.H, i ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregtarë, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale.

21 Nëntor 2023, 12:13 Nga r.ll
Prokuroria e Fierit u sekuestron pasuri me vlerë 2.5 mln euro dy
prokuroria e fierit

FIER-Prokuroria e Fierit u ka sekuestruar 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro dy vëllezërve, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën më dije se dy shtetasve me iniciale, J.H. dhe G.H, i ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregtarë, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale. Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin pasuror nr. 2, të vitit 2023, që lidhet me pasuritë në zotërim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetasve J.H e G.H, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit. Ky procedim pasuror, është regjistruar sipas ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe veprimet verifikuese/hetimore të kryera nga seksioni i policisë gjyqësore të Prokurorisë Fier. Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”, neni 283/a i Kodit Penal.

Nga veprimet  e shumta dhe komplekse verifikuese/hetimore pasurore të kryera, shkëmbimit të informacionit me organet ligjzbatuese, kryerjes së ekspertimit kontabël, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si më poshtë:

Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri të llojit “bodrum garazhde” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri të llojit “bodrum garazhd” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnje;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnje.
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnje;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnje;
Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnje;
Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnje;
Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnje;
Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;
Pasuri e luajtshëme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;
Pasuri e luajtëshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;
Subjektit tregëtar PF, me emër “Xh. H.”.
Subjekt tregëtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qëndër Estetike”.
Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;
Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palester, hapesire per aktivitete te ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të administroje, të bleje, të shese,...”.
6 (gjashtë) llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (njëmilion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.
Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si dhe luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal.

prokuroria e fierit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet