LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti i BERZH për turizmin, çelet tenderi për zhvillimin e aftësive dhe produktet tradicionale

Konkretisht në sistemin e prokurimeve të BERZH, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) çeli një tjetër procedurë prokurimi që ka në objekt të saj “Zhvillimin e aftësive dhe nismave mbështetëse të ndjeshme gjinore për rimëkëmbjen e zejeve, tregtisë dhe produkteve tradicionale”. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave sipas të dhënave në faqen e BERZH është data 2 dhjetor.

23 Tetor 2024, 13:24 Nga N.F
Projekti i BERZH për turizmin, çelet tenderi për zhvillimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka sjellë në vëmendje nevojën për të zhvilluar disa hallka të tjera të rëndësishme që rrisin përfitimet për ekonomitë lokale. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive krijuese dhe nxitjen e zejtarisë dhe produkteve tradicionale që janë një element i rëndësishëm i turizmit. Pikërisht këtë synon të arrijë një konsulencë e ofruar përmes programit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe aksesit në zonat me potencial turistik.

Konkretisht në sistemin e prokurimeve të BERZH, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) çeli një tjetër procedurë prokurimi që ka në objekt të saj “Zhvillimin e aftësive dhe nismave mbështetëse të ndjeshme gjinore për rimëkëmbjen e zejeve, tregtisë dhe produkteve tradicionale”. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave sipas të dhënave në faqen e BERZH është data 2 dhjetor.

Projekti i BERZH që përfshin një sërë zonash turistike në vend përmbledh jo vetëm aspektet e konsulencës por edhe të punimeve civile në segmente rrugore të rëndësishme.  Kështu pak ditë më parë BERZH njoftoi fituesin për rrugën Shirokë-Zogaj dhe kufi me Malin e Zi një rrugë kjo e kërkuar prej vitesh nga banorët e zonës por edhe si nevojë e zhvillimit turistik që ka pësuar ky rajon.

Me një ofertë 4.7 milionë euro kompania fituese pritet që të plotësojë gjithashtu përveç përmirësimit të rrugës edhe furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura. Më herët gjatë korrikut nga ana e FSHZH u çel tenderi për rrugën e Velipojës e cila është gjithashtu një zonë me potencial të lartë turistik.

Ky projekt që  zhvillohet gjithashtu në Bashkinë e Shkodrës, është një vazhdim i projektit të urës së re mbi lumin Buna në zonën kufitare Shqipëri-Mali i Zi.  Ai do të lidhë urën mbi lumin Buna me rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pikën e kalimit kufitar dhe infrastrukturën ndihmëse.  Projekti bën pjesë në programin që BERZH për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike dhe që po zbatohet prej disa vitesh.  Ai ka një vlerë prej 40 milionë euro të financuara me grante dhe kredi të Bashkimit Europian, BERZH por edhe kontribut nga buxheti i shtetit./Monitor

projekti i berzh për turizmin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik