Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë që i arrestuarit tjetër 30 vjeç i janë vënë prangat për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
MAT- Dy persona janë arrestuar në Mat për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se një 40-vjeçar është arrestuar pasi kishte përshtatur lokalin e tij në vend për përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve iu gjetën sasi kanabisi, kokaine si dhe një dorezë metalike. Ndërkohë që i arrestuarit tjetër 30 vjeç i janë vënë prangat për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Mat/Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 40-vjeçari. Gjatë kontrollit në këtë lokal u gjetën kokainë, kanabis dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike. Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër (klient në lokal), pasi iu gjetën një sasi kanabisi dhe një dorezë metalike. Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në lokal dhe në afërsi të shkollave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që kishte përshtatur lokalin e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. K., në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe pajisje të ndryshme që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale.
Në ambientet e lokalit u konstatua edhe shtetasi E. K., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. K., 40 vjeç, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; E. K., 30 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin E. K., shpërndante lëndë narkotike, në lokalin e tij dhe në afërsi të shkollave. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fatmir Doksani KUÇOVË- Shkarkohet nga detyra Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kuçovë, Fatmir Doksan...
Klasa KAVAJË- Ushqimet që tregtohen pranë shkollës i kanë shkaktuar probleme nxënësve. Kjo ka ndodhur sot në fshati...
Selman Krasniqi SHIJAK- Fredi Krasniqi që u arrestua ditën e djeshme në Shijak për shtëpinë e barit ka refuzuar të flas&...
Aleks Nika TIRANË- Policia e Tiranës ka shkuar për kontrolle në banesën e të ndjerit Aleks Nika, ku kanë marrë n&eu...
Ambulance TIRANË- Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në në lagjen “2 Dhjetori” në...
Rozeta dhe Havier Dobi TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Rozeta dhe Havier Dobin, të cilët akuzohen për vjedhjen...
Anisa Kostani TIRANË- Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit i cili u përfshi në aksident me punonjësen ...
Policia TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeç...
Françesko Hela SHBA- Françesko Hela është shqiptari që punon në një ndër universitet më të njohura n&...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencws ka publikuar çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin. Duke nisur nga sot, ora...