LIVE UPDATES
Aktualitet

"Procesi i zgjedhjes i ka kaluar afatet ligjore", BIRN: Avokati i Popullit shpall renditjen e kandidatëve të rinj për KLGJ e KLP

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të drejtësisë i ka kaluar afatet ligjore të cilat duhej të përfundonin në dhjetor, pasi AP mori më shumë kohë për verifikimin e plotë të kandidatëve.

30 Janar 2024, 13:29 Nga r.ll
"Procesi i zgjedhjes i ka kaluar afatet ligjore", BIRN: Avokati i
godina e KLP dhe KLGJ

TIRANË- Në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP nga radhët e avokatisë.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në ka vlerësuar në vendin e parë avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së renditja nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Renditja e kandidatëve të ardhur nga shoqëruia civile është vlerësuar nga një komision Ad-Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve i përbërë nga drejtues të organizatave, pas zhvillimit të seancave dëgjimore me 3 kandidatë për 1 vend vakant në KLGj dhe 4 kandidatë për 1 vend në KLP.

Renditja e kandidatëve nga radhët e shoqërise civile për anëtarë të KLGJ-së rendit në vendin e parë Erion Fejzulla, ekspert vendor i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPJ) i ndjekur nga aktivisti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj dhe juristja Juelda Lamçe.

E njëjta renditje është dhe për kandidatët për KLP-në, por listës i shtohet dhe një kandidaturë e katërt, ajo e juristes Violanda Theodhori.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të drejtësisë i ka kaluar afatet ligjore të cilat duhej të përfundonin në dhjetor, pasi AP mori më shumë kohë për verifikimin e plotë të kandidatëve.

“Dosjet e plota janë dorëzuar një javë më parë në Kuvend”- i tha Avokati i Popullit Erinda Ballanca BIRN-it të martën. Vonesa e dorëzimit sipas saj ka ardhur nga ankimimet gjyqësore për procesin, dhe pse seanca e fundit e komisionit për pikëzimin e kandidatëve është mbajtur më 29 dhjetor.

Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit, 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

Në praktikën e ndjekur për procesin, Avokati i Popullit ka publikuar letërkëmbime me institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit, etj., ku kërkon verifikimin e kandidatëve sipas ligjit për dekriminalizimin, lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit apo për probleme të tjera me figurën./BIRN

birn avokati i popullit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet