Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance gjyqësore u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, për të cilin gjykata u vendos në dijeni se ndodhet në spital për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.
TIRANË- Shtyhet për të tretën herë seanca paraprake për dosjen “Metamorfoza”. Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance gjyqësore u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, për të cilin gjykata u vendos në dijeni se ndodhet në spital për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore. Seanca e radhës së dosjes 'Metamorfoza' u caktua më datë 18 korrik ora 11.00.
Avokatët thanë se Gjoka ka thyer këmbën si dhe ka paraqitur probleme me zemrën, konkretisht me aritminë, problem i cili sipas avokatit, ka penguar atë të kryejë operacionin e këmbës në një spital privat. Në GJKKO u paraqit një avokat italian, i cili kërkoi të ishte i pranishëm, ndërkohë që nuk u lejua për shkak se është seancë paraprake. Avokati italian erdhi për të monitoruar procesin, pasi pretendoi se një studio në Itali dhe një tjetër në Britaninë e Madhe po përgatiten ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.
Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.
Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Foto ilustruese SHKODRA- Zona e Zdrales do të përfshihet në një projekt rijetëzimi që synon ndërhyrje kryesisht në ...
Gazmend Haxhia TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën për biznesmenin Gazment Haxhiu, i akuzuar për abuzim me fo...
foto ilustruese GREQI- Identifikohet 37-vjeçari i cili u gjet i pajetë në dalje të fshatit Pentavrysos, në Kostur të G...
Foto nga vendi i ngjarjes BERAT- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Morav...
Foto nga vendi ku do të mbahet protesta TIRANA- Sot rreth orës 20:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Nd&eum...
arma e sekuestruar DURRËS- Arrestohet një 33-vjeçari që tentoi të vriste Rudolf Zefin vitin e kaluar në lagjen Do...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria miratoi të mërkurën e kësaj jave procedurat që do të ndiqet për regjistrimin e të d...
Gjykata ELBASAN- Seanca gjyqësore për Dritan Dajtin ka nisur në Gjykatën e Elbasanit paraditën e sotme. Vetë Dritan Dajti, i ...
pamje nga ngjarja MURIQAN- Arrestohen dy persona në Pikën Kufitare Muriqan. Mësohet se në dalje të vendit tonë, 30-vje&c...
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se në 24 or&e...