LIVE UPDATES
Aktualitet

Rijetëzimi i Pazarit të Shkodrës, 3.2 milionë euro për ndërhyrjen në Zdrale

Një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit pritet që të zbatohet në vijim teksa këtë të enjte është hapur procedura e prokurimit me objekt “ Investime për Infrastrukturën e tregjeve dhe hapësirave tregtare, multifunksionale në zona model zhvillimi: Zdrale-Rijetëzimi urban i Pazarit të Shkodrës, Lot A – Rr. Hamz Kazazi”.

11 Korrik 2024, 12:18 Nga M.B
Rijetëzimi i Pazarit të Shkodrës, 3.2 milionë euro për
Foto ilustruese

SHKODRA- Zona e Zdrales do të përfshihet në një projekt rijetëzimi që synon ndërhyrje kryesisht në Pazarin e Shkodrës. Një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit pritet që të zbatohet në vijim teksa këtë të enjte është hapur procedura e prokurimit me objekt “ Investime për Infrastrukturën e tregjeve dhe hapësirave tregtare, multifunksionale në zona model zhvillimi: Zdrale-Rijetëzimi urban i Pazarit të Shkodrës, Lot A – Rr. Hamz Kazazi”.

Referuar dokumentacionit nënvizohet se zona e Zdralës ka 300 vite që është formuar si lagje dhe karakteriozohet nga elemente interesante të trashëgimisë kulturore. Është një zonë e madhe dhe qendrore në qytet ku është pjesë e një rrethi 5-10 minutësh i qarkullimit nga qendra dhe një vazhdimësi e zonës historike të qytetit.

Në krahasim me zonat urbane që e rrethojnë, aktiviteti ekzistues i Zdrales karakterizohet nga shërbime që operojnë kryesisht paradite dhe pasdite mbyllen të gjitha, kjo i jep një karakter më utilitar dhe tranzit. Zdralja është e rëndësishme për sa i përket aktivitetit tregtar në qytet me mbi 30 vite zonë pazari, me 456 njësi shërbimi të ndryshme, me mbi 60 tregtarë të prodhimeve vendase nga i gjithë rajoni verior dhe mbi 30 shitës ambulantë. Ka treg të veshmbathjeve me mbi 80 njësi shërbimi & qendër tregtare me 50 njësi shërbimi.

Ndërhyrja, çfarë parashikon

Në procedurën e shpallur këtë të enjte përcaktohet se do të ndërhyrjet me lote, ku i pari është ai A. ‘Lot A’ përfshin rrugën ‘Hamz Kazazi’; fillon nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri te ‘Markata e Peshkut’.

Përbëhet nga objekte që fillojnë nga 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme duke filluar nga butik veshjesh / aksesorë dhe ushqimore (që janë më të përhapurat), dyqan peshku, bar-kafe, dyqan mishi, artikuj shtëpiakë, profesione të lira, fruta-perime, etj.

Rruga ‘Hamz Kazazi’ është rrugë dytësore urbane dhe shtrihet përgjatë gjithë ‘Lot A’; ka parkim të lirë, parkim privat dhe parkim përgjatë rrugës. Aktiviteti është i lartë, sidomos gjatë paradites sepse kjo rrugë është hyrje për në lagjen ‘Zdrale’ dhe për të frekuentuar njësitë e shërbimeve që shumica e tyre janë hapur vetëm paradite.

Më së shumti frekuentohet nëpërmjet këmbësorëve dhe biçikletave, më pak nga makina Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave. Rrugët dhe sheshet do trajtohen ne atë mënyrë që t’ju shërbej me së shumti këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do lejohen me orare të caktuara.

Zonat e ndërhyrjes do të jenë: • Sheshi i ‘Xhamisë së Parrucës’

• Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës ‘Hamz Kazazi’ dhe rrugës ‘Lidhja e Prizrenit’

• Sheshi i markatës së peshkut

• Rruga përgjatë gjithë zonës së Lot A Fasadat do trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:

• Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetrateve në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çatisë.

• Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

• Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave / ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

• Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, asemblim i çatisë, dritare/dyer/vetrata, trajtim i ballkoneve/verandave./ Monitor

shkodra

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë