LIVE UPDATES
Aktualitet

Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, GJKKO dënon Dritan Stokën dhe Agim Osmanin

Mësohet se Dritan Stroka Agim Osmani, kanë dhënë legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

26 Nëntor 2025, 16:03 Nga I.A
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, GJKKO
Dritan Stoka

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-drejtorin e AKSH-it Tiranë si dhe kryebashklakun e fshatit Sauk për korrupsion në zgjedhje. Mësohet se Dritan Stroka Agim Osmani, kanë dhënë legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Stroka është dënuar me 2 vite burgim dhe do ta vuaj atë në një burg të sigurisë së zakonishme. Ndërsa Osmani u dënua me të njëjtën masë, por pas masës së kryer në paraburgim i është konvertuar pjesa tjetër në 24 muaj dënim me kusht.

Vendimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Dritan Stoka dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dritan Stoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Agim Osma dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Agim Osma me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri Agim Osma që të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e caktuar me vendimin nr. 47, dt. 28.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”.

dritan stoka agim osmani


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen