LIVE UPDATES
Aktualitet

"Po na bëjnë presion"/ Kompania e hidrocentralit i padit, banorët e Matit dhe Mirditës protestë para gjykatës: Firma ka prishur imazhin e vendit

Protuesit kanë deklaruar se, padia është një formë presioni i hapur për të heshtur zërin e tyre kundër shkatërrimit mjedisor që po shkaktojnë këto projekte. Gjithashtu banorët, pretendojnë se ndërtimi i HEC-eve ka shkaktuar një masakër mjedisore.

26 Nëntor 2025, 15:34 Nga E. D
"Po na bëjnë presion"/ Kompania e hidrocentralit i padit,
bonoret

MIRDITË- Dhjetëra banorë dhe aktivistë janë mbledhur, duke protestuar para Gjykatës së Lezhës në mbështetje të tre bashkëqytetarëve të tyre, të cilët janë paditur për shpifje dhe fyerje nga kompania që po ndërton hidrocentrale në zonën e Zall-Gjoçajt. Protuesit kanë deklaruar se, padia është një formë presioni i hapur për të heshtur zërin e tyre kundër shkatërrimit mjedisor që po shkaktojnë këto projekte. Gjithashtu banorët, pretendojnë se ndërtimi i HEC-eve ka shkaktuar një masakër mjedisore.

Ata deklarojnë se firma ka prishur imazhin e atij vendi, sepse e ka kthyer gjithë zonën në një shkretëtirë të vërtetë dhe sipas tyre, kompania ka hapur një tunel 4 kilometra të gjatë për të “grabitur” ujin, duke shkaktuar vdekjen e gjallesave të lumit dhe duke e lënë zonën pa ujë, element jetik për komunitetin. Protestuesit e konsiderojnë padinë një sulm ndaj fjalës së lirë dhe të drejtave kushtetuese. Sipas qytetarëve të paditur, ky është një presion i hapur që po ju bëhet banorëve dhe se është kjo kompani që ka shkatërruar zonën.

Deklaratat e banorëve:

Në mbrojtje të këtyre lumenjve, ka ngritur një padi penale ndaj aktivistëve të Zallgjoçaj, Dhimitër Koleci, Adem Gjokola dhe Gjergji Locaj. Për prishje imazhit të firmës. Në këtë kohë që paditë tona, banorëve, padi penale që është bërë në Tiranë ka pesë vjet, që s'na ka thirrur njeri, padinë në SPAK që ka ardhur hetimet në Lezhë, ka pesë vjet që s'na ka thirrur njeri fare.

Kurse firma brenda muajit bën një padi për prishje imazhi të aktivistëve të Zallgjoçaj që na gjen, na thirr, është seanca e tretë që bëhet tani dhe firma ka fuqinë që banorët e Zallgjoçaj dhe aktivistët e Zallgjoçaj të dalin para gjykatës brenda muajit, brenda një muaji e gjysëm. Kurse paditë tona pesë vjet rrinë për gjykata dhe nuk nuk na pyet njeri fare se për çfarë. Për dëmet që na ka sjellë kjo firmë. Kjo është një presion i hapur që aktivistët dhe banorët e Zallgjoçaj të mbyllin gojën, të mos flasin, të mos bëjnë protesta, të mos marrin pjesë.

Ne nuk kemi prishur imazhin e firmës. Po firma ka prishur imazhin e atij vendit, sepse e ka kthyer gjithë zonën në një shkretëtirë të vërtetë. Këto na padisin neve këtu për të na bërë presion që ne të mos ta ngrejmë këtë problem. Çado që të bëjnë ato, ne kërkojmë drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi.

Ka vazhduar dhe ju krijon edhe presion dhe banore. I kemi edhe banorët e fshatit Lufaj që ju krijoi një çikë presion këto punëtorët e kompanisë. Kërkojmë hetim çdo firmë që ka hedhur për devijimin e kanioneve. Kërkojmë hetim nga Zallgjoshaj, Gjoshaj, Lufaj. Po ne vetëm Zoti i madh do na mbylli gojën. Çdo ditë po na aktivizon, po na bën më gjallëri më shumë. Nuk ka më, se po na tremb kjo pjesë. Nuk na tremb. E kemi me të drejtë ne të madhit Zot.

Kam kaluar një jetë të tërë aty dhe ai vend është shumë i mrekullueshëm. Na ka shkaktuar pasoja të tmerrshme. Pa ujë nuk jetohet. Këto janë ata që i kanë, kanë hapur 4 km tunel për të grabitur ujin e Zall Gjoshajt. Kanë, kanë vrarë, kanë vrarë gjallesat e lumit. Tre muaj rresht korbat kanë, kanë ngrënë, kanë ngrënë peshq të ngordhur./Dosja.al

banorët e matit mirdite

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet